nga Admin

16 Dhjetor, 2011

Deshirat e embla, Sadije Berisha (kopertina)

Deshirat e embla, Sadije Berisha (kopertina)Ndonëse nuk jemi ekspertë të kuzhinës (as Elvisi dhe as Gjergji), shija për një ëmbëlsirë të mirë nuk na mungon dhe aq më pak kur kjo shije prezantohet nëpërmjet një libri vërtetë të realizuar mirë (jo thjesht si receta por edhe si paraqitje).

Në një shkrim të mëhershëm me këshilla për zgjedhjen e librit të duhur të gatimit kemi shpjeguar rëndësinë e një libri praktik, i cili nuk është thjesht i bukur estetikisht por njëherazi funksional.

Libri “Dëshirat e ëmbla” nga Sadije Berisha vjen si një nga propozimet më joshëse që kemi parë në fushën e librave të gatimit. Formati i librit është thuajse katror, me faqe të mëdha dhe plot fotografi ilustruese. Recetat e ofruara në këtë libër janë vetëm për ëmbëlsira që padyshim janë të gjitha shumë të mira.

Recetat janë pothuajse të gjitha të huaja por shija e ëmbëlsirave është njerëzore! Autorja përcjellë në libër eksperiencën e saj të gatimit të dhjetra ëmbëlsirave nga vende të ndryshme të botës. Recetat e këtij libri vijnë pas realizimit në praktikë të ëmbëlsirave nga vetë autorja.

Pa dyshim, në këtë periudhë festash, ky libër do ishte ideal si dhuratë veçanërisht për amvisat por qoftë edhe si pjesë e katalogut tuaj të kuzhinës.

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >