Diskutim: Na sugjeroni librat shqip që duhet të lexojmë gjatë verës 2009

Përshëndetje miq të librit,

Leximet e verësNdërsa mendonim se çfarë titujsh mund t’ju sugjeronim për të lexuar gjatë kësaj vere, vendosëm të ndryshojmë për të sugjeruar një mënyrë tjetër, mbase më interesante për të gjithë.

Çështja është e thjeshtë! Në vend që ne t’ju sugjerojmë librat shqip që mund të lexoni, ju lëmë juve të na sugjeroni titujt apo autorët që do ishin me interes edhe për lexuesit e tjerë. Fundja, në këtë kontekst politiko-social ku njerëzit nuk marrin gjithnjë atë që kërkojnë, ne i qëndrojmë bindjes se jeni ju ata që duhet të zgjidhni!

Pra edhe një herë, na sugjeroni librat shqip apo autorët në shqip që duhet të lexojmë gjatë verës dhe pse? (përgjigjet shkruajini te komentet poshtë këtij postimi)


Postime të tjera me interes

Komentet

54 Komente te: “Diskutim: Na sugjeroni librat shqip që duhet të lexojmë gjatë verës 2009”

  1. Nikolin ne: July 11th, 2009 7:13 am

    Pershendetje miq te librit.
    Me pelqen shume kjo nisma juaj. Sugjerimet e mia do i jap duke pare edhe ato libra qe keni vendosur ju qe jane plotesisht te denje per te kaluar nje vere te nxehte.
    Do te permendja ketu disa tituj:
    1. Milan Kundera – Shkaja (nje liber ku mund te gjejne vetveten mosht 50-60 vjecare,te kuptojen ku kane jetuar 40-50 vjecaret;te njohin realitetin 30-40 vjecaret dhe 20 vjecaret te kuptojne kohen dhe produktet e saj)
    2. Ismail Kadare – Jeta , loja dhe vdekja e LUl Mazrekut ( Nje Kadare tjeter qe sjell realitetin e viteve “80)
    3. Leo Buscaglia – Dashuri;
    4. At Zef Pllumbi – Rrno vetem per me tregue ( pak i gjate por shume emocionues, shume edukues, me shume vlera dhe ndjenja per te kuptuar cfare ku kemi jetuar dhe cfare duhet ndryshuar)

  2. edonita ne: July 11th, 2009 8:43 am

    Une sugjeroj te lexoni P.SH Toka e Pergjaku nga Nazmi Rrahmani po e shkruaj ketu spse nuk po e di se ku ta shenoj per librin qe une sugjeroj

  3. berti1962 ne: July 12th, 2009 6:03 pm

    Lakmia Brunilda Zllami
    arti per te fituar miq e pushtet
    bija e mallkuar
    lugina e kukullave
    fantazite e ne gruaje
    cifutet bota paraja
    kush e sundon boten
    mendafshi frances

  4. Elvisi ne: July 13th, 2009 9:09 am

    Nikolin, Edonita, berti1962,
    ju faleminderit secilit prej jush per te gjitha sugjerimet. Une vendosa linqe per librat qe ju sugjeruat, kuptohet nga ata qe ne disponojme aktualisht. Do doja te thoja qe i kemi te gjithe, pasi jane me te vertete tituj me vlere, por duhet t’i pranojme edhe kufizimet e stokut tone. Titujt qe sugjeruat i kemi vendosur gjithashtu edhe te faqja jone kryesore: ShtepiaeLibrit.com – libra shqip

    Faleminderit,
    Elvisi

    P.S. Mos nguroni te shtoni sugjerime te tjera :-)

  5. Elton ne: July 13th, 2009 8:03 pm

    Pershendetje. Ide shume e mir kjo Elvis.
    Une do sugjeroja ato vepra qe do doja ti lexoja vete ne shqip. Si; Aleksander Duma, Victor Hugo,
    por akoma dhe Dante-n;

    Flm.

  6. Elvisi ne: July 13th, 2009 9:46 pm

    Pershendetje Elton,
    faleminderit per sugjerimet. Ne fakt ne disponojme disa prej librave te autoreve qe ke permendur si p.sh.:
    Tre Musketeret, Alexandre Dumas
    Byg Zhargal, Viktor Hygo
    Viktor Hygo, N. Muravieva
    Nuk e di nese keto do ishin me interes per ty.
    Elvisi

  7. Genti ne: July 13th, 2009 10:21 pm

    Paulo Coelho – Pelegrini i Komposteles, 11 minuta, Alkimisti.
    Jane libra qe, po u filluan, nuk leshohen dot nga dora.

  8. Besi ne: July 13th, 2009 11:00 pm

    Pershendetje,

    me pelqen vertete puna juaj me Shtepine e Librit, eshte shume e rehatshme dhe shume informuese rreth botimeve te fundit, dhe te lehteson shume! Une do sugjeroja cdo liber te Salman Rushdie qe eshte perkthyer pasi vete me kane terhequr shume si dhe dy libra te Italo Svevos (Ndergjegja e Zenos) dhe Gabriel Garsia Markez (100 Vjet Vetmi)

    Ia kalofshi bukur

  9. rovi ne: July 14th, 2009 7:54 am

    TE DETYRUAR TE BASHKOHEMI” KOCO DANAJ
    KRYENGRITJA E PAARMATOSUR.” K.DANAJ
    per kedo qe ndihet shqiptare qofte dhe matane oqeanit…nje enderr e realizimi le shume per te diskutuar,mbi te gjitha merr njohuri se ku jemi dhe ceshte bere mbi kombin jone…
    pa dinjitet kometare ska dinjitet individual…

  10. Alba ne: July 14th, 2009 8:12 am

    Pershendetje,
    Do te sugjeroja librin ANIJA E DASHURISE, i Erion Selmanit.
    I pershtatet shume stines se veres, sepse eshte argetues dhe shume i thjeshte.
    Ja linku http://www.lulu.com/content/4944035

  11. Sandra ne: July 14th, 2009 8:54 am

    Pershendetje,
    Me shume kenaqesi do te sugjeroja romanin “Otello, Arapi i Vlores“, te shkrimtarit Ben Blushi, liber shume interesant dhe terheqes, dhe i pershtatshem per pushuesit.
    Libri i dyte do te ishte “I panjohuri”, i Dostojevskit… me personazhe te spikatur, mjaft i kendshem dhe si perfundim, meqe eshte permendur pak me lart libri “Fantazite e nje gruaje”, Anatoli Toss, do ta sugjeroja edhe une si shume te pershtatshem per pushime, pavaresisht nga volumi pak i madh:-)

  12. Elvisi ne: July 14th, 2009 10:09 am

    Fale sugjerimeve tuaja, tashme kemi krijuar edhe nje kategori te vecante ku kemi vendosur te gjithe librat qe ju na keni sugjeruar. Per me teper vizitoni: Leximet e veres 2009.

  13. bleranda ne: July 14th, 2009 10:41 am

    une ju sugjeroj te lexoni librin

    VILHELM TELI nga autori FRIDRIH SHILER eshte liber shum i mir

  14. Laura ne: July 14th, 2009 12:41 pm

    Une do te sugjeroja LEGJENDA M e KRENAR ZEJNO, liber shume i ndryshem nga te tjeret, qe sjell nje stil dhe nje liri te shkruari te panjohur ne letersine shqiptare.
    Gjithashtu librin e FATOS LUBONJES, RIDENIMI, i botuar ne anglisht SECOND SENTENCE. Eshte pak i rende por eshte nga ata libra qe duhet te jete ne bagazhin personal te shqiptareve.
    Vere te kendshme!

  15. Azizi ne: July 14th, 2009 1:44 pm

    Nje dite te mbare dhe te pelqyer te gjithe lexuesve dhe miqeve te faqes “shtepia e librit” si dhe miqeve te librit pergjithesisht. Une u kisha preferuar qe, mundesisht, keto dite te ngrohta vere ne plazh te kenaqeni duke lexuar ndonjerin nga keto libra:
    “Ethet e zemres” nga Danielle Steel
    ” Kunata ” e Patrik Besson
    Bija e heshtjes ” e Kim Edwards
    ” Dashnorja ” nga Janush Vishnjevski
    Pushim te rehatshem. Dr Azizi – Banje e Kllokotit – KOSOVE

  16. dieellz. ne: July 14th, 2009 1:49 pm

    Hm.. un ju kisha sugjeru me lexu “Gjeniu”-Teodor Drajzer,
    Martin Iden”-Jack London,
    “Matilda”-Brunilda Zllami,
    “Veronika vendos te vdes”-Paulo Coelho etj.
    Nese ka mundsi dikush me ma sugjeru naj liber veror romantik..

  17. Erioni ne: July 14th, 2009 4:30 pm

    Falenderoj administratoret e faqes per kete mundesi qe na krijuan.
    Ju i keni thene te gjithe titujt qe kisha ne mendje.
    Do shtoja si sugjerim “Lulet e ftohta te marsit” I. Kadare.

    Lulet e ftohta të marsit, është krijimi që përshkruan vendin dhe njerëzit e periudhës postkomuniste.
    Një shqipëri ku njerëzit shfytyrohen nga etja për pushtet e para.
    Rikthimi i kanunit dhe shteti që nuk mbron jetën e nënshtetasve të tij.

    Personazhi kryesor është një piktor province i cili ka humbur shpresën për të bërë art,
    në një vend si Shqipëria ku edhe piktorët mund bëhen shefa policie.

    P.S me ka pelqyer shume!

  18. bela ne: July 14th, 2009 4:47 pm

    JU PERSHENDES TE GJITHEVE DHE JU PERGEZOJ PER TE GJITHA SYGJERIMET QE NA JEPNI PER TE BERE DICA ME VLERE NE JET.
    TE LEXOSH NJE LIBER NUK DO TE THOTE PAK. UNE DO TJU SYGJEROJA TE LEXONIT LIBRIN

    KUJTIMET E NJE GEJSHE,
    ENGJEJ DHE DIAJ,
    ZAHIRI I PAULO COELHO,
    FANTAZITE E NJE GRUAJE ANATOLI TOSS.

    LEXIM TE KENDSHEM

  19. fatmira hasa ne: July 15th, 2009 6:34 pm

    Faleminderit per sugjerimin.interesant…un sugjeroj ‘Gjuetari I Balonave’ Khaleid Hosein.

  20. Anxhela ne: July 16th, 2009 12:06 pm

    Padyshim Colheon, Markesin (Dashuria ne Koherat e Koleres), me vjen keq sepse botohet ne nentor per panairin, por nje liber i shkelqyer vere (por edhe dimri) do te ishte “Kopshtari i Paepshem” i John Le Carre, e pavdekshmja Isabel Allende (Shtepia e Shpirtrave, qe eshte si Bibla ose Kurani, sa here e lexon gjen nga nje gje te re) dhe cdo autor tjeter amerikano-latin (mundesisht perkthyer nga dora e vjeter se kane me shume shije) qe perkon shume me atmosferen verore mesdhetare

  21. Nebi Rexhepi ne: July 17th, 2009 12:48 pm

    Përshëndetje juve. Dëshrioj të lexoj libra nga Ismail Kadare.

    Ok mbetshi mirë.

    Nebi.

  22. Elda ne: July 17th, 2009 4:03 pm

    Une keto kohe kam lexuar shume libra. Po ju a them titujt por autoret per momentin nuk me kujtohen.
    ” Muzgu” eshte nje liber i papare.
    “Mesazhi ne shishe” te le pa fryme me besoni.
    “Mos dashuro kurre nje te huaj”
    “Zjarre Dimerore” me ka mahnit”
    Per sot po e mbyll me kaq por do shkruaj perseri.

  23. paola gugo ne: July 17th, 2009 8:32 pm

    Kam nevoj te lexoj sa me shume libra ,jam ende ne nje moshe qe nuk kam bere zgjedhjen e duhur se cilet autore duhet te studioj ,tani me majfton te lexoj ne pergjithesi autore te ndryshem,qofshin at ate huaj apo shqiptar..do i lexoja me kenaqesi cfare ju do ti sugjeronit nje 13-vjecareje..
    me respekt paola gugo
    durres

  24. tara ne: July 18th, 2009 2:52 pm

    Kam lexuar librin ” Bija e heshtjes dhe me ka pelqyer shume , gjithashtu kam lexuar Bolero ne shtepine e pleqve dhe ajo gjithashtu me ka terhequr . Ne mund te porosisim librat nepermjet internetit por jane me te shtrenjta se ne librarite , keshtu qe na leverdis ti marrim atje.

  25. fatlum92 ne: July 20th, 2009 9:35 am

    Pershendetje miq!
    Une do ju sugjeroja 3 vellimet e autorit Velerio Massimo Manfredi nen titullin Aleksandri i Madh. Nje liber historiko-mitologjik por qe mban edhe mesazhe te karakterit shoqeror madje dhe aktuale (veçse duhet t’i gjeni). Une e kam pelqyer shum. Shpresoj ta pelqeni dhe juve…

  26. tiranacalling ne: July 21st, 2009 2:51 pm

    Hm, natyrisht sugjeroj edhe une “Martin Iden”-Jack London,si Djellza.

    Sa per autor shqiptar pastaj sinqerisht se di. Per te huaj ndonje King, Duma Key p.sh.

  27. tiranacalling ne: July 23rd, 2009 4:29 pm

    Jam qe jam po fus edhe une nje link
    Mund te shkarkoni nje liber ketu

    http://tiranacalling.wordpress.com/2009/04/01/vrasesi-i-qymyrit/

  28. Erioni ne: July 28th, 2009 4:33 pm

    Sapo porosita (bleva) ketu tek ju librin “Darka e gabuar” I.Kadare http://www.shtepiaelibrit.com/libri/p830/Darka-e-gabuar,-Ismail-Kadare/product_info.html
    Kur ta lexoj do te shkruaj pershtypjet e mia.
    Sygjerimet e mia i shkruajta me lart, dhe tani doja te shprehja publikisht mirenjohjen dhe respektin per administratoret e kesaj librarie. Ju jeni gjithmone shume korrekt me dergesat e librave dhe jeni djem te sjellshem!
    Faleminderit!

  29. Lirim Nezha ne: August 4th, 2009 11:27 am

    Pershendetje te gjithe miqve te librit.
    Pershendes gjithashtu edhe krijuesit dhe administratoret e faqes per kete iniciative fisnike.
    Jam i sigurt se me kete pershendetje do te mberrij vetem njerezit e duhur,sepse lexuesit janevertet te duhurit,ata qe e meritojne t’i pershendetesh duke qene i sigurt se kurre nuk do te gabohesh.
    Ne morine e titujve qe pashe te rekomanduar prej jush,ne mos qofsha i gabuar,nu pashe “Novela”-t e famshme te Stefan Cvajg.Do te me pelqente te ishin ne listen e te preferuarve.

  30. Gjergji ne: August 8th, 2009 7:23 pm

    Une per vete gjate pushimeve lexova librin Ura mbi Drino e Ivo Andric. Nuk e di a eshte botuar ne shqip. Autori eshte shume i debatuar, por romani i tij eshte i kendshem. Permban nje arsyetim shume te forte shkak-pasoje per historine e Ballkanit. Natyrisht, nuk i qendrova dot tundimit qe gjate pushimeve te shkurtra te lexoja edhe Dite te qeta ne Klishi nga Henri Miller. Eshte nje rrugac shume simpatik ky. :)

  31. arbërita ne: August 24th, 2009 1:33 pm

    Gjate pushimeve te ketij viti kam lexuar disa librat qe me kan pelqyer shume.Nder ta do te ceki disa tituj dhe shpresoj qe te tjeret do te i lexojn dhe do et mahniten nga ato qe keta libra shtjellojn:
    MUZGU -Stephenie Meyler
    UNAZA -Danielle Steel
    GREMINA E DASHUNIS -Mustafa Greblleshi
    ËNDRRA E PAPËRFUNDUAR E NJË GRUAJE-Brunilda Zllami
    NJË SHËTITJE E PAHARRUESHME-Nikolas Sparks
    I DASHUR XHON-Nikolas Sparks

  32. eliona ne: November 3rd, 2009 1:41 pm

    dua lektyren keshtjella

  33. Elvisi - Admin ne: November 3rd, 2009 4:02 pm

    Pershendetje Eliona,
    e keni fjalen per librin “Keshtjella” nga Ismail Kadare?

  34. djellza ne: December 1st, 2009 10:50 pm

    une e kam lexuar librin’keshtjellza dhe ju subozoj ta lexoni eshte shume i mir

  35. djellza ne: December 1st, 2009 10:51 pm

    un ju supozoj ta lexoni librin unaza sepse jasht mase me ka pelqyer shume

  36. jonaaa ne: January 20th, 2010 4:19 pm

    une deshiroj qe ta lexoni novelezzen ne undhen e veshtir te jetes te cilen e ka shkruar visar emurllahu dhe te leconi nje lektyr pa atdhe nuk ka fe te cilen e ka shkruar sylejman vokshi
    une deshiroj te lecoj nje lektyr keshtjelleza sepse me pelqen shume

  37. Edonita ne: February 12th, 2010 1:30 pm

    Une ju sugjeroj te lexoni poemen Parajsa e Humbur nga Xhon Miltoni sepse eshte shume i mire dhe tregon parajsen qe e humben Adami dhe Eva te mashtruar nga Djalli.
    Eshte shume i mire :)

  38. Edonita ne: February 12th, 2010 1:35 pm

    Paola Gugu une jam 14 vjecare dhe kam lexuar romane te ndryshme deri me tani dhe ne moshen 13(edhe pse nuk eshte dallim i madh :) ) vjecare kam lexuar 6 vellimet e Harry Potter dhe me kane pellqyer se tepermi :D :D

  39. kaltrina ne: March 18th, 2010 11:00 am

    une do ju sugjeroja qe te lexonit librin ne kerkim te alibrandit nga melina marchetta

  40. arta ne: March 22nd, 2010 9:10 pm

    un ju them t lezoni librin emblema e dikurshme dhe ura me tri harqe m kan pelqyer pa mar …….

  41. rihanna_jb ne: April 21st, 2010 4:01 pm

    Alkimisti’

  42. rihanna_jb ne: April 21st, 2010 4:03 pm

    HARRY POTTER –all of them

  43. xona ne: May 9th, 2010 4:56 pm

    une per kete vere propozoi qe te lexoni se pari autoret ton shum te talentuar shqiptar e pastaj ata botror;lexooni veprat e paulo coelho si p.sh ‘veronika vendos te vdes’apo veprat e mrekullueshme te ismail kadares e shum e shum autorve te tjer.ndersa sa i perket autorve botoror them qe ti lexoni veprat e shekspirit gjovani bokaco,dante aligieri.shpresoj te ju kem ndimuar reth zgjedhjes se autorve sepse un kam lexuar veprat e tyra dhe jan …(no koment).

  44. Diskutim: Na sugjeroni librat qe duhet te lexojme kete vere 2010 ! | Shtepia e Librit - Blog ne: June 11th, 2010 11:22 am

    [...] këto dy vite, që kur e filluam këtë nismë (2008, 2009), shumë prej jush na ndihmuan me sugjerime shumë të mira çdo verë dhe prandaj e mirëpresim [...]

  45. nikolini ne: June 11th, 2010 2:48 pm

    Edhe pse gjate veres eshte tradite te lexohen vepra te lehta “limonade” mendoj se per nje lexues te vertete dhe qe deshiron te zbuloje se si ndikon kultura dhe qyteterimet ne formimin e nje individi, por edhe qe eshte i pasionuar pas romaneve , per kete vere do t’i sugjeroja “Stambollin” e Orhan Pamuk-t.
    Nje veper ne te cilen permblidhet arti, historia, gjeografia, psikologjia, dashuria dhe mbi te gjitha letersia ne nje liber.

  46. Irena ne: June 14th, 2010 7:18 am

    Une jam nje lexuese e regullt, qe i kam te gjithe librave te rinj te dale deri javen e fundit dhe qe i kam lexuar ato me kane pelqyer pothuajse te gjithe librat duke filluar nga klasiket deri tek librat Roze.

    MUZGU, HENA E RE -Stephenie Meyler dhe mezi po pres te dali dhe libri tjeter i saj ” EKLIPSI”
    Librat e Johanna Lindsyt me kane pelqyer shume shpresoj te perkthehet ndonje tjeter kete sezon.

  47. Irena ne: June 14th, 2010 7:28 am

    Pershendetje edhe nje here !
    1.Mendafshi francez – Sandra Braun ka ne treg dhe nja 5 libra te tjere shume te kendshem
    2.Une jam e kuqjaOrhan Pamuk
    3.Gjuetari i balonave -shume i bukur
    4.Engjej te Armatosur -Diana Culi
    5.Hija e eres, Zafon
    6.Johana Lindsy ka 8 libra te perkthyer ne shqip
    7.po lexoj tani “Burrat qe urrejne grate

  48. mira ne: June 14th, 2010 8:08 am

    Pershendetje Elvis dhe Gjergji

    Ju ruoj shume per kete nisem tuajen.
    shkrimtari im i preferuar eshte Remark dhe kam shume deshire qe ta rilexoj kete vere (po pata kohe)

    Ksha nje sygjerim:
    ne se keni mundesi te shtoni dhe libra ligjore, domethene kodet e rinovuara, ose dhe libra te tjere me permbajtje ligjore.

    Faleminderit

  49. Elvisi - Admin ne: June 14th, 2010 2:19 pm

    Pershendetje Irena, nisur nga sugjerimet e tua po mendojme qe te shtojme me urgjence edhe librat e Lindsey-t se realisht nuk kemi asnje per momentin. Faleminderit.

  50. Elvisi - Admin ne: June 14th, 2010 2:27 pm

    Pershendetje Mira, aktualisht kemi nje kategori qe quhet studime ligjore ku aktualisht mund te gjeni librat e ndryshem qe disponojme, megjithese jo te gjithe jane ne faqen tone. Gjithashtu, nuk e di nese jeni ne dijeni per Kodin e Zogut 1929 qe eshte ribotuar se fundmi.

  51. Isida ne: June 17th, 2010 2:33 pm

    Per Dashurine dhe Erresiren Amos Oz

  52. Cifi ne: June 26th, 2010 6:49 pm

    Nje liber i bukur e terheqes eshte “Tre shoket” dhe “Strehza e Endrrave” te shkrimtarit Erih Maria Remark.

  53. Cifi ne: June 26th, 2010 6:53 pm

    Elementet e dashurise tek lidhjet e aferta jane te pershkruara nga Remarku sidomos tek “Tre Shoket” ne nje menyre teper te ndjeshme me fjalet embla ku perplasen dashuria e dhimbja dhe emocionet qe na sjellin duke i ndjere ato gjate leximit te librit, i cili nuk te hiqet nga dora.

  54. blerta ne: August 25th, 2010 10:34 am

    shume i mire eshte edhe liberi kukulla dhe zogu

Shkruaj nje koment