nga Admin

4 Dhjetor, 2008

Guximi per te shpresuarAsnjë udhëheqës amerikan, që prej librit Profile Kuraje të Presidentit Xhon F. Kenedi, nuk ka shkruar një traktat politik më të kthjellët, më të mprehtë dhe më gjallërues se libri Guximi për të shpresuar i Barack Obama-s. Faqet e këtij libri përmbajnë analiza të mirëpeshuara mbi ndikimet jetëgjata të së shkuarës mbi realitetet e sotme amerikane, ide të thella mbi botën e sotme të ndërlikuar dhe plot sfida, si dhe, mbi të gjitha, një vizion frymëzues mbi mundësitë e pafundme të së nesërmes. Për më tepër, me rezultatet e zgjedhjeve të 4 nëntorit 2008, ky libër sfidues na hap një dritare nga ku mund të shohim parimet morale dhe shoqërore që do të udhëheqin në detyrë njeriun e parë afroamerikan të zgjedhur president në historinë e Shteteve të Bashkuara. Duke qenë vetë një afroamerikan dhe adhurues i vërtetë i popullit shqiptar, përgëzoj me entuziazëm përkthimin në shqip të kësaj vepre të spikatur, që ua reko-mandoj të gjithë atyre që kanë dëshirë ta njohin më mirë këtë njeri, i cili, nuk kam asnjë dyshim, do të jetë një mik i vërtete i Shqipërisë.

JOHN L. WITHERS II, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri

Barack Obama është shërbimi më i mirë që mund t’i bëjë Amerika botës në këto çaste kur, pas një epoke ndryshimesh, po ndryshojmë epokë. Mes muzgut të një bote dhe lindjes së një tjetre, Amerika s’mund të mos jetë drita e së nesërmes. Ky libër flet pikërisht për këtë dritë dhe autori i tij është mishërimi i arsyes pse Amerika s’mund të kuptohet pa këtë ëndërr.

EDI RAMA

Për çdo djalë apo vajzë të re që sot aspiron jetën publike, por nuk guxon ta provojë, sepse pas cepit të angazhimit publik e pret egërsia dhe injo-ranca e tregtarëve të vjetër të frikës e baltës, ky libër ofron një mbidozë kuraje. Kurajë, edhe nëse nuk keni lindur në një familje të pasur apo të lidhur me elitën politike. Kurajë, edhe nëse idetë tuaja nuk janë shumë popuilore në fillim. Kurajë, edhe nëse rrëzoheni herën e parë a të dytë që e provoni. Lajmi i mirë nga ky libër është se me kurajë, dinjitet e punë të palodhur për të mirën publike, gjithçka është e mundur.

ERION VELIAJ

Libra të tjerë me interes

  • a e di qka krejt ne goj ju kisha qi ah ah ah krejt faroshk jav kisha muh gojen ma lipini guxhen e karit

  • This is a very wonderfull book that i ever read before and i hope that have more books like this.I recomend all that dont have brave to do something let read this book and they will win the brave from this book thank you sir Barack Obama you are a great person and i hope you will

  • skam lexuar as nje liber me par i cili ne boten e imagjinates te ben te ndjehesh i fuqishem dhe me vle se edhe ti je nje njeri qe ke fuqi te besh diqka ne shtetin tend se edhe pse ske autoitet juridik e ki autoritetin fizik qe te jep fuqi te besh ndryshime. per mua asht libri me i bukur qe kam lexuar deri me tani i cili te jep kurajo qe te shkosh perpara se edhe ti vlen.

  • Jam në “biznesin” e librave dhe asnjëherë nuk kam parë një titull (Guximi për të shpresuar)që t’i përshatet aq mirë brendësisë dhe porosisë së veprës. Ma merr mendja se ky libër i jep secilit lexues guxim të shpresojë.

  • ky liber i obames esht fantastik, por edhe shqiptaret mbeten ne kerkim te guximit per te shpresuar dhe jetuar pastaj.
    shpresen publike dhe kualiteti i jetes publike percaktohet nga politikat e lidershipit,andaij i lutem zotit qe ne kete vend te lind nje lidership i ri, ku dot pranohej edhe nga njerzit e vjeter dhe ne vendin ton, treni te udhtoj drejt se mbares. Nga hekuran sejdiu/autor shkencor

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >