Librat më të shitur gjatë vitit 2008

Së fundmi doli: Lista me librat & autorët më të shitur për vitin 2009

Këtë fillim viti vendosëm t’ju paraqesim listat e librave më të shitur për vitin 2008. Veçantia qëndron në faktin se listat tregojnë titujt që klientët tanë përzgjodhën gjatë vitit që kaloi. Për t’ju orientuar më mirë, listat janë të ndara sipas kategorive kryesore (letërsia shqiptare, botërore, për fëmijë, etj).

Librat me te shitur 2008

Si fillim, ju prezantojmë tre prej librave që realisht janë kërkuar më shumë.

I pari, është libri më i fundit i shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare – “Darka e gabuar”. Libri u bë i disponueshëm për lexuesit në nëntor, por megjithëse ishte fundi i vitit,  kërkesat ishin të mjaftueshme që libri të dilte i pari në listën tonë.

Libri i dytë, është në fakt një seri librash për fëmijë, nga autori tashmë i mirënjohur Gaqo Bushaka. Seria e aventurave të Çufos, përmbledh katër libra të ndryshëm secili më i këndshëm se tjetri. Megjithëse seria e librave të Çufos i dedikohet kryesisht fëmijëve nga mosha më e vogël e deri në adoleshencë, ato mbeten pjesë e pazëvendësueshme e literaturës për fëmijë të të gjitha moshave.

Libri i tjetë, është “Të jetosh në ishull” nga Ben Blushi. Shumë pak kohë pasi u botua vepra e një politikani që iu rikthye letërsisë shkaktoi mjaft diskutime të cilat dukshëm nxitën edhe interesin e lexuesve brenda dhe jashtë vendit.

Librat më të shitur sipas kategorive

Letërsia shqiptare

Letërsia e huaj

Letërsia për fëmijë

Historia dhe Aktualiteti

Filozofia dhe Sociologjia

Bookmark and Share

Postime të tjera me interes

Komentet

34 Komente te: “Librat më të shitur gjatë vitit 2008”

  1. cokollata ne: January 18th, 2009 4:33 pm

    mud te tregoni dicka per jeten dhe veprat e gaqo bushakes se me duhen ne shkolle neser

  2. Elvisi ne: January 18th, 2009 5:51 pm

    Pershendetje,
    i vetmi material qe disponojme per momentin mund te gjendet ketu: Gaqo Bushaka

    Gjithe te mirat,
    Elvisi

  3. besnik ne: March 26th, 2009 8:23 pm

    une jam duke kerkuar librin e gjashte te harri potterit sepse me duhet shume, shpresoj qe do te me kuptoni dhe te ma gjeni e-mail im eshte besniki_av@hotmail.com

  4. Elvisi ne: March 29th, 2009 4:05 pm

    Pershendetje Besnik,
    besoj se mund te ta gjejme…

    Elvisi

  5. vajza e librit ne: May 22nd, 2009 3:45 pm

    te lutem elvisi me dergo njerin nga keta librat:KORALINA,MERI POPINS,NIRUPA DHE LIBRI I HIJEVE,ZEMRA,HAIDI,

  6. Elvisi ne: May 22nd, 2009 3:50 pm

    Pershendetje vajza e librit,
    nuk e di nese i kemi te gjithe titutj qe kerkon, por nese i gjen ne faqen tone, atehere mund t’i porosisesh direkt. Nese me pas ke ende veshtiresi, me co nje email tjeter.
    Elvisi

  7. vajza e librit ne: May 22nd, 2009 3:51 pm

    JU LUTEM ME DUHET PERMBAJTJA E TYRE JO THJESHTE LIBRI

  8. Elvisi ne: May 22nd, 2009 3:55 pm

    Pershendetje serish,
    me vjen keq por nuk mund t’ju ndihmojme dot pasi ne disponojme vetem librat dhe jo permbajtjen e tyre.

    Elvisi

  9. arbnor ne: August 7th, 2009 4:02 pm

    pershendetje unë jam duke kerkuar librin me titullin keshtjella nga Ismail Kadare sepse me duhet shum besoj se me kuptoni e-mail im eshte arbibeqiri@hotmail.com

  10. Elvisi ne: August 10th, 2009 7:59 am

    Pershendetje Arbnor,
    mund t’ju them qe ne e disponojme librin qe kerkoni dhe mund t’ju a dergojme me poste pa problem. Ky eshte linku: Keshtjella, Ismail Kadare
    Ju mund ta porosisni direkt nga faqja jone. Ne mbetemi ne dispozicionin tuaj per cdo pyetje qe mund te keni.

    Elvisi
    Administrator

  11. mira ne: August 18th, 2009 11:38 pm

    mua me duhet literatur psikologjike sepse kam ne voj per te

  12. Elvisi ne: August 19th, 2009 1:44 pm

    Pershendetje Mira,
    faleminderit per interesimin. Do t’ju ftonim t’i hidhit nje sy kategorise Filozofia & Sociologjia.

    Elvisi

  13. rina ne: August 20th, 2009 12:04 pm

    ju lutem a mund te ma jepeni lektyren e ndre mjedes qka esht me poezi te kalases 5

  14. Elvisi ne: August 20th, 2009 12:07 pm

    Pershendetje Rina,
    na vjen keq por per momentin nuk e disponojme.

    Elvisi
    Administrator

  15. Denis ne: October 14th, 2009 6:38 pm

    Miredita.Dote doja te dija se kur do te dale ne shqip libri i dyte i sages “Twilight”,Hena e Re.

  16. Elvisi ne: October 14th, 2009 6:41 pm

    Pershendetje Denis,
    aktualisht nuk ja u themi dot, por do interesohemi dhe do t’ju njoftojme nese marrim vesh dicka.

    Gjithe te mirat,
    Elvisi – Administrator

  17. jani masho ne: November 23rd, 2009 6:26 pm

    do te doja te dija nese keni informacion reth daljes ne shitje te librit te dyte te sages “twilight”:hena e re .me informoni sa me pare ju lutem

  18. Elvisi - Admin ne: November 23rd, 2009 9:18 pm

    Pershendetje Jani,
    faleminderit per interesimin. Aktualisht nuk kemi ndonje informacion, por do te intersohemi.

  19. xhino ne: December 17th, 2009 11:30 am

    do te doja te dija titullin e librit te fundit qe nxorri kadareja nese ka mundesi flm

  20. Elvisi - Admin ne: December 17th, 2009 11:35 am

    Pershendetje,

    libri qe kerkoni eshte ky: E penguara, requiem për Linda B, Ismail Kadare

  21. ela ne: December 26th, 2009 2:46 pm

    a eshte romani darka e fundit e ismajl kadares

  22. Elvisi - Admin ne: December 26th, 2009 3:23 pm

    Sigurisht, shiko ketu: Darka e gabuar, Ismail Kadare

  23. linda ne: January 14th, 2010 1:53 pm

    kush e di ku mund ta gjej permbajtjen e romanit keshtjella-ismail kadare,shkurt se e kam lexu po smundem ta kupjoj shum e ngateruar

  24. linda ne: January 14th, 2010 1:54 pm

    me tregoni ju lutem
    ju lutem
    ju lutem

  25. Elvisi - Admin ne: January 14th, 2010 2:08 pm

    Hidhi nje sy pershkrimit hyres: Keshtjella nese te ndihmon ndopak.

  26. Gerald ne: January 30th, 2010 9:14 pm

    Kerkoj librin e pare “Twilight” e keni??

  27. Elvisi - Admin ne: January 30th, 2010 9:18 pm

    Pershendetje Genard, po e kemi. Libri quhet Muzgu, por nuk e kemi hedhur ende ne faqe.

  28. Gerald ne: January 30th, 2010 9:29 pm

    flm shum por mund ta di se kur do e nxirni. dhe keni ndonje biblotek ju qe e keni… apo jo

  29. Elvisi - Admin ne: January 30th, 2010 9:36 pm

    Aktualisht nuk kemi nje pike fizike, pasi porosite behen te gjitha nga interneti. Libri kushton 1250 lek (te reja) dhe procedurat per te porositur nga Shqiperia jane keto. Na njofto nese je i interesuar.

  30. Albi ne: January 30th, 2010 9:44 pm

    librin THE TWILIGHT SAGA-ECLIPSE.e keni????

  31. Elvisi - Admin ne: January 30th, 2010 9:48 pm

    jo

  32. TEA ne: February 3rd, 2010 3:31 pm

    e dini gje ku mund ta gjej permbajtjen e librit keshtjella me duhet neser per ne shkolle

  33. Elvisi - Admin ne: February 3rd, 2010 3:33 pm

    Pershendetje, ne nuk ofrojme libra ne format elektronik por vetem te printuar.

  34. Librat & autoret me te shitur per vitin 2009 | Shtepia e Librit - Blog ne: February 5th, 2010 1:41 pm

    [...] & autorët më të shitur për vitin 2009 Nisur nga suksesi i vjetshëm ku lista jonë e librave më të shitur gjatë vitit 2008 ngjalli mjaft interes, vendosëm ta përsërisim eksperiencën dhe ta bëjmë atë [...]

Shkruaj nje koment