nga Admin

19 Shtator, 2015

Përshëndetje, miq të librit!

Si bashkëlexues, jemi të vetëdijshëm se shpesh orientohemi nga preferencat dhe sugjerimet e miqve tanë në zgjedhjen e titullit të radhës. Për të ndikuar sadopak te kurioziteti dhe preferencat tuaja kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë me një listë të shkurtër titujsh që janë njëherazi edhe ndër titujt më të shitur në faqen tonë për periudhën e fillim shtatorit.

1.Djali që përvidhej nga dritarja dhe më hynte në shtrat” i autores Kirsty Moseley. Ky libër është një romancë e botuar së fundmi.

Autorja Kirsty Moseley ka qenë gjithkaherit një lexuese e pasionuar. Qysh fëmijë i kalonte netët duke i përpirë librat, edhe pse të nesërmen në shkollë ishte e rraskapitur dhe i duhej të mbante qepallat hapur. Romani i saj debutues “Djali që përvidhej nga dritarja dhe më hynte në shtrat” është zgjedhur nga Goodreads si një nga librat më të mirë të vitit. Jeton në Norfolk, Angli, me të shoqin dhe të birin.

2. “Ungjilli sipas Jezu Krishtit” i autorit Jose Saramago. Saramago është një ndër autorët më të parapëlqyer për lexuesin shqiptar.

3. “Katedralja e Parisit” i autorit Viktor Hygo. Veprat klasike vazhdojnë të jenë të kërkuara.

4.Fraktalet e shqipes” të Ardian Vehbiut. Veprat studimore të gjuhësisë paraqesin interes për lexuesin.

5. “Abetare për fëmijët e kopshteve” është një tjetër tekst shumë i kërkuar dhe e parapëlqyer për periudhën që jemi.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>