nga Admin

7 Tetor, 2014

Përshëndetje miq,

Ne jemi vazhdimisht duke e përditësuar faqen tonë jo vetëm me libra të rinj por edhe përshkrime për libra ekzistues. Kësaj rradhe, po ju prezantojmë me një listë librash të ndryshëm që janë publikuar rishtazi në faqen tonë dhe mund të porositen direkt nga faqja në çdo kohë.

Si një roman, Daniel Pennac (ese, kritika letrare)

Shqipëroi: Edmond Tupja

Pika kryesore ku rreh Pennac – u është shumë e thjeshtë: askush s’ka për të lexuar ndonjë libër ndonjëherë në qoftë se nuk ka dëshirë. Ai thekson se leximi, së pari, është kënaqësi. Nëse njerëzit zgjedhin ta kalojnë kohën duke bërë gjëra të tjera është e drejta e tyre.

Divergjentja, libri i parë, Veronica Roth (roman, thriller)

DivergjentjaNë Çikagon e frikshme të Beatris Rajërit, shoqëria është ndarë në pesë grupime të ndryshme, çdonjëri nga të cilët kultivon një virtyt të veçantë: Zemërdëlirët (të ndershmit), Vetëmohuesit (altruistët), Sypatremburit (guximtarët), Miqësorët (paqedashësit) dhe Eruditët (të diturit).

Kryengritësja, libri i dytë, Veronica Roth (roman, thriller)

Një zgjedhje mund të të shndërrojë ose mund të të shkatërrojë. Por çdo zgjedhje ka rrjedhimet e saj. Ndërkohë që në të gjitha grupimet lindin trazira, Tris Prajëri vazhdon përpjekjet për të shpëtuar njerëzit që do dhe veten, teksa përballet me pyetjet që e mundojnë rreth dhimbjes, faljes, identitetit e besnikërisë, politikës dhe dashurisë.

Besnikja, libri i tretë, Veronica Roth (roman, thriller)

Shoqëria e mbështetur te grupimet ku besonte dikur Tris Prajëri po shpërbëhet… e thyer nga dhuna dhe betejat për pushtet, e gërryer nga humbjet e tradhtitë. Prandaj, kur i vjen mundësia për të eksploruar botën përtej kufijve që njihte deri atëherë, Trisi ishte gati.

Nëse një natë dimri një udhëtar, Italo Calvino (Ese, kritike letrare)

Është një roman mbi kënaqësinë e leximit të romaneve; protagonist është vetë lexuesi, i cili për dhjetë herë rresht fillon të lexojë një libër që për disa arsye që janë jashtë vullnetit të tij, nuk arrin ta mbarojë.

Sekreti i mijëvjeçarit, Katherine Neville (roman, thriller)

Në kërkim të një komplet mistik shahu, që dikur kishte qenë pronë e Karlit të Madh, ngjarjet e romanit shtrihen në dy shekuj dhe në tri kontinente, duke ndërthurur intriga të vjetra dhe moderne, kërkime arkeologjike thesaresh, gjëegjëza të fshehta dhe enigma të mbushura me të dhëna të kodifikuara nga e shkuara e lashtë.

Vanilje dhe çokollatë, Sveva Casati Modignani (roman rozë)

Vanilja e çokollata: dy shije të ndryshme, por që lidhen shumë mirë bashkë. Ashtu siç ndodh ngandonjëherë në dashuri. Ashtu siç i ndodhi edhe Pepes e Andreas, që, pas tetëmbëdhjetë vjetësh martesë dhe tre fëmijësh, kurrë nuk reshtën së dashuruari njëri-tjetrin.

Kundër purizmit, Ardian Vehbiu (ese, polemikë)

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >