nga Admin

30 Gusht, 2008

Periudha e Monarkisë shqiptare, ose koha e Mbretit Zog, siç mund ta njohi shumica prej nesh, është një periudhë jo shumë e ndriçuar për shumë shqiptarë. Debatet dhe këndvështrimet e ndryshme nuk mungojnë.

Në kuadër të 80 vjetorit të shpalljes së Monarkisë Shqiptare dhe në kuadër të rishikimit të historisë, për herë të parë mbas 69 vjetësh, Institucionet e Shtetit Shqiptar janë angazhuar që me datë 1 shtator, të zhvillojnë një konferencë ku mbi 20 historian dhe referues të ndryshëm do përpiqen të hedhin dritë mbi figurën e Mbretit Zog si dhe vetë periudhën në fjalë. Tema do jetë: “Monarkia Shqiptare 1928-1939″. Konferenca do shoqërohet edhe me aktivitete të tjera.

Nga ana jonë, duke dashur ta ndriçojmë sadopak këtë moment historik dhe përkujtimor, menduam t’ju ofrojmë një përzgjedhje librash të cilët hedhin dritë nga këndvështrime të ndryshme mbi Monarkinë Shqiptare.

Me ketë rast ju ftojmë të shprehni mendimet dhe këndvështrimet tuaja te pjesa e komenteve në fund të faqes.

Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, B. Fischer

Studimi i historianit bashkëkohor nga Bernd Fischer mbi Mbretin Zog ka habitur gjithmonë lexuesit shqiptare për shkak të vlerësimeve realiste, të cilat historianët vendës nuk kanë qenë në gjendje t’i japin. “Si rrjedhojë e sundimit të tij të gjatë, periudhës vendimtare gjatë së cilës ai ushtroi pushtetin si dhe personalitetit të tij dinamik, kontributi që dha mbreti Zog për zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë është i një rëndësie të veçantë… Zogu hodhi themelet e shtetit të centralizuar dhe ndihmoi në ushqimin e frymës së krenarisë kombëtare në Shqipëri” thotë autori, studiuesi amerikan Bernd J. Fischer, profesor historie në Universitetin e Indiana në SHBA.

Zogu i shqiptareve, Një histori e jetuar, Catin Saraci

Çatin Saraçi është një figurë e panjohur, por shumë aktive e politikës shqiptare mes dy luftërave botërore. Ai ka kryer funksione të ndryshme shtetërore dhe ka patur akses në informacione rreth familjes mbretërore që bashkëkohësit e tij nuk e kishin. Libri i tij është një kritikë e gjallë dhe e shumanshme e figurës së Mbretit Zog.

Mehdi Frasheri, Kujtime (1913-1933)

Mehdi Bej Frashëri ka qenë gjithashtu një protagonist i politikës së viteve ‘30. Ai ka qenë kryeministër nën Mbretin Zog dhe një njeri jashtëzakonisht i kulturuar. Kujtimet e tij janë një çelës i vlefshëm për të vlerësuar figurën e Mbretit Zog.

Fjala dhe koburja, Joseph Roth

Gazetari Austriak Joseph Roth vizitoi Shqipërinë në vitin 1927. Shënimet e tij janë një pasqyrë e vendit gjatë viteve kur Zogu qe kryeministër dhe president si dhe po punonte për krijimin e karriges së mbretit.

Histori me mbret, Armir Shkurti

Gazetari Armir Shkurti ka përmbledhur mbresat e tij nga 55 ditët e vitit 1997, kur i biri i Ahmet Zogut, Mbreti Leka i Pare, testoi shancin e vet duke hedhur referendum për kthimin e monarkisë në një vend që nuk po largohej dot nga traumat e skemave piramidale dhe rënies së përgjithshme të shtetit.

Shërbimi sekret shqiptar, Kastriot Dervishi

Historiani Kastriot Dervishi vlerësohet shumë sot, si studiues serioz i historisë së Shqipërisë. Te “Sherbimi Sekret Shqiptar” ai ka gjurmuar një anë të fshehtë dhe shumë të vështirë të historisë së një vendi. Kush ishin njerëzit e shërbimeve sekrete në Shqipëri gjatë kohës së Mbretit Zog, gjatë kohës së Pushtimit Italian e atij Gjerman?

  • Zogu ka qene dhe mbetet mbreti me qesharak i Europes, hajdut, kriminel dhe i vene ne krye te Shqiperise nga Pashiqi dhe Musolini. Krimineli pelqente kriminelat si Musolini dhe Hitleri. Ai e kishte krushk dhe spiun Enverin dhe Saliu qe ka gruan gjysme serbe eshte i dale nga hunda e tij.

  • Nuk ka fare dyshim qe Mbreti Zog krijoi shtetin e pare te vertete shqiptar.Mreteria e tij njihej nga te gjithe fuqite e medha te kohes.Cdo shtetas ishte i lire te levizte ne cdo shtet vetem duke treguar pashaporten e mbreterise.

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >