nga Admin

17 Nëntor, 2010

Ismail Kadare

Ismail KadareSë fundmi, shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare ka prezantuar para lexuesit dhe librin e tij të fundit “Mosmarrëveshja” (Mbi raportet e Shqipërisë me vetveten), një libër të cilën ai e ka quajtur një sprovë letrare. “Ky libër nuk është as histori dhe as shkencë, por thjeshtë letërsi, dhe sprovë letrare”, tha Kadare. Sipas tij “ky libër u përket të gjithëve”. Libri nis me sprovën “Rreth himnit të vjetër të shtetit” për të vazhduar më tej me “Enigma”, “Mjegull,Prolog me djallin”, “Dialog me Djallin dhe Zotin”, “Pantomima e frikshme e Bronzit”, “Gjergj K kundër Arbrit”, “Intermexo me dy vrasje në sfond”, “Lëngatë në gadishull”, “Tri gjendje të Kastriotit”, “Epilog me Zotin”.

Mosmarreveshja, Ismail Kadare“Si veteran i gjymtuar pas prerjes , që u përmend në krye të kësaj sprove, ai himn do të avitej me drojë te sheshi i kombeve, përballë himnit të Europës, muzikës së Bethovenit dhe fjalëve të Schiler-it për vëllazërimin e popujve , me tagrin për t’i dhënë zërin dhe arsyet e Shqipërisë. Nëpërmjet tij, shqiptarët i kishin bërë një pyetje dhe një premtim Zotit, në të vërtetë ndërgjegjes së tyre, dhe kishin më shumë se një shekull që rrihnin të kapnin përgjigjen për të. Se Zoti vetë e kishte thënë me gojë… Se çfarë kishte thënë Zoti dhe si e kishin kuptuar ata, ky kishte qenë dhe ende mbetej thelbi i pazbërthyer i çështjes”, shkruan Kadare në një nga sprovat e këtij libri.

  • Me kete liber Kadareja ka bere permbledhjen e mendimit, filozofise, kultures se ajkes letrare shqiptare ne shekuj.
    Ky duhet te jete shembull ne te gjitha fushat e tjera te ekonomise , politikes etj..

  • Me te vertet Ismajl Kadare eshte nje shkrimtar i madh dhe i pelqej te gjitha veprat qe i boton dhe i shkruan.:D<3.

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >