20 Shkurt, 2016

Umberto EcoDje në mbrëmje u nda nga jeta, në moshën 84-vjeçare semiologu, filozofi, shkrimtari, kritiku italian Umberto Eco. Një nga figurat më të rëndësishme të kulturës bashkëkohore në nivel ndërkombëtar, një nga ekspertët e jashtëzakonshëm të komunikimit dhe masmedias. Eco njihet më së miri prej lexuesit shqiptar përmes romanit të tij novator, “Emri i trëndafilit”. Dijet e tij ishin të pafundme, një gjeni që udhëtonte nga një disiplinë në tjetrën, duke hapur rrugë të reja në kulturën bashkëkohore, të pashkelura më parë. Eco do të mbetet një nga intelektualët e preferuar. Jo vetëm një shkrimtar, por mbi të gjitha një lexues i palodhshëm.

Për lexuesit shqiptarë Umberto Eco erdhi në gjuhën shqipe përmes përkthimeve mjeshtërore të Donika Omarit, Shpëtim Çuçka, Kristina Jorgaqit, Vehbi Miftarit, etj.  “Emri i trëndafilit” (1996);  “Si shkruaj” (2003); “Si bëhet një punim diplome” (1997);  “Mjegullat e Valuas” (2005);  “Të thuash të njëjtën gjë : përvoja përkthimi” (2006);  “Për letërsinë” (2007); “Në kërkim të gjuhës së përkryer në kulturën evropiane” (2008);  “Gjashtë shëtitje në pyjet e tregimtarisë” (2007); “Historia e bukurisë” (2011); “Varreza e Pragës” (2011); “Struktura e papranishme : kërkim semiotik dhe metoda strukturale” (1996) si dhe krijimi i tij i fundit  “Numri zero” (2015).

Umberto Eco lindi më 5 janar 1932 në Alessandria në rajonin e Piemontes në Italinë e veriut. Eco e zhvilloi arsimin fillor pranë Urdhrit Salezian. U diplomua në vitin 1954 në Universitetin e Torinos me tezën e diplomës mbi Tomas D’Akuinin. Në këtë periudhë filloi të interesohej për filozofinë dhe kulturën mesjetare, fushë të cilën nuk e braktisi kurrë gjatë punës së tij kërkimore. Ai iu dedikua studimeve semiotike të kulturës popullore bashkëkohore dhe kritikës letrare dhe artistike. varreza-e-prages-umberto-ecoLibri i tij i parë “Il problema estetico in San Tommaso” (“Problemi estetik i Shën Tomazit”) ishte një variant i zgjeruar i tezës së tij të doktoraturës u publikua në vitin 1956.  Ai punoi si redaktor kulture te Radio Televizioni i Italisë (RAI) dhe si profesor në Universitetin e Torinos. Më 1959 ai publikoi librin e tij të dytë “Sviluppo dell’estetica medievale” (Zhvillimi i estetikës mesjetare), libër që bëri të përshfaqi njohuritë e tij të thella mbi mesjetën. Në vitin 1962, Eco botoi “Opera aperta” (Vepra e hapur), një analizë e teksteve letrare në terma strukturalistë. Kjo vepër u shndërruar në një ‘manifest’ i neo-avangarde për një grup avangardë artistësh, piktorësh, muzikantësh dhe shkrimtarësh, me të cilët Eco u miqësua gjatë punës pranë RAI, të quajtur “Grupi 63”. Emri i trendafilitNë vitin 1988 themeloi Departamentin e Komunikimit në Universiteten San Marino dhe prej vitit 2008 ishte profesor në Universitetin e Bolonjes, anëtar i “Academia dei Licei” dhe Bursist Nderi në kolegjin Kellogg në Universitetin e Oksfordit. Kryevepra e tij “Emri i Trëndafilit” u publikua në vitin 1980.  Romani është një mister historik i vendosur në një manastir të shekullit të 15-të, një mister intelektual që ndërthur semiotikën në një vepër letrare, analizën biblike, studimet mesjetare dhe teori mbi letërsinë dhe është një nga librat më të shitur, me mbi 15 milion kopje, i përkthyer në 100 gjuhë. Pjesëmarrës aktiv në debate, të cilat nuk kufizoheshin vetëm në fushën e kulturës, letërsisë apo semiologjisë, por edhe atë politike e ekonomike.

Gjashte udhetime neper pyjet narrativeUmberto Eco ka shkruar një sërë tekstesh akademike, libra për fëmijë dhe shumë ese, duke lënë pas një trashëgimi të vyer dhe unike në fushën e letërsisë, semiologjisë, filozofisë, gjuhësisë apo estetikës mesjetare. Nuk mund të harrohet kurrsesi ndikimi dhe studimet e tij të jashtëzakonshme në fushën e komunikimit dhe masmedias. Eco botoi një sërë artikujt publicistikë lidhur me ndikimin e medias në kulturën e masave, duke analizuar përmes prerjes sociologjike komunikimin e masave, kur ndër artikujt e tij që pati një ndikim të veçantë ishte “Fenomenologjia e Mike Bongiorno” (1961). Domethënëse ishte edhe studimet mbi marrëdhënien dhe lidhjet midis diktaturës dhe kulturës së masave, duke trajtuar çështje të rëndësishme për zhvillimet globaliste të shoqërisë parë edhe në aspektin social të tyre.
Umberto Eco është vlerësuar me shumë çmime ndërkombëtare ndër to edhe 40 çmime ‘Honoris Cuasa’, akorduar nga universitetet evropiane dhe amerikane. I propozuar disa herë për Çmimin Nobel në Letërsi.

Emri i Trendafilit (2) Historia e bukurisë

Si behet nje punim Diplome

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë do të çelë ditën e Hënë dt. 22.02.2016 një ekspozitë përkujtimore si homazh kushtuar Umberto Ecos dhe krijimtarisë së tij të jashtëzakonshme.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>