nga Admin

3 Nëntor, 2011

librat elektronike (foto)

librat elektronike (foto)

Listat e librave më të shitur, renditur sipas Wall Street Journal, do të përfshijë edhe librat elektronikë. Ky fakt përbën një zhvillim mjaft domethënës për rëndësinë gjithnjë e në rritje të librave në format elektronik.

Si rrjedhojë, duke filluar nga kjo fundjavë, Wall Street Journal do të shpërndajë katër lista, ku përfshihen librat elektronikë:

  • libra elektronikë të kombinuar me shitjen e librave me format special, që i përkasin letërsisë artistike;
  • libra elektronikë të kombinuar me shitjen e librave me format special të kategorive të ndryshme (histori, filozofi, shkenca sociale etj.);
  • libra elektronikë ofruar përmes blerjeve në internet, ku përfshihen libra artistikë dhe elektronikë të kategorive të ndryshme (histori, filozofi, shkenca sociale etj.).

Amazon, Barnes & Noble, Apple dhe Google, kanë rënë dakord për të raportuar shitjen e librave elektronikë. Ata kanë nënshkruar një kontratë me Nielsen, një nga rrjetet më të fuqishme të informacionit dhe marketingut, që siguron informacion në lidhje me listat e librave më të shitur, sipas Wall Street Journal.

Gazeta “New York Times” dhe “USA Today”, tashmë i kanë përfshirë shitjet e librave elektronikë, në listat e librave më të shitur.

Shtimi i numrit të librave elektronikë në listën e librave më të shitur, tregon rritjen e rëndësisë së këtij tregu, si dhe mundësinë kësaj kategorie për të zotëruar tregun në të ardhmen. Gjatë majit, Amazon shpalli se kishte më shumë shitje për librat elektronikë sesa fizikë (me format të thjeshtë ose special).

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>