Kosova, nje vend i pavarur te Shtepia e Librit
Qe kur libraria shqiptare ne internet, www.ShtepiaeLibrit.com, filloi te funksionoje ne shtator te vitit te kaluar, dicka nuk po shkonte sic duhet. Klientet tane nga Kosova, kur hapnin nje llogari, detyroheshin te rregjistroheshin si qytetare te Serbise, kjo per shkakun se kodet ISO pra dy germat qe identifikojne nje vend si AL - per Albania, US - per SHBA, etj., percaktohen nga OKB dhe Kosova, sic e dime, nuk eshte anetar i OKB-se ende. Nga sot, se paku te Shtepia e Librit, miqte tane nga Kosova mund te hapin nje llogari si qytetare te Kosoves. Fale disa modifikimeve ne program, ne arritem t’i percaktojme Kosoves nje kod para se surrokratet e OKB-se ta autorizojne nje gje te tille, kodin KS.
Këto “gjerat e vogla” qe ne arenen nderkombetare e paraqisnin Kosoven si pjese te Serbise, duke filluar nga prefiksi telefonik, e duke mbaruar te hapja e llogarive bankare, te kodi SWIFT, apo regjistrimet ne internet, kodet postare etj., jane disi acaruese. Se paku rregjistrimi si qytetar i Serbise nuk eshte me i nevojshem te Shtepia e Librit.
Postime të tjera me interes
Komentet
Shkruaj nje koment