Abonohuni me Email

Njoftimet me te fundit (foto)Abonohuni me email për të marrë postimet e reja. Shkruani adresën tuaj dhe më pas vendosni kodin që shfaqet në dritaren e re.

Gëzuar ditëlindjen – ShtepiaeLibrit.com mbush një vjeç

Përshëndetje miq të librit.

Sot, me 10 shkurt, ShtepiaeLibrit.com mbush plot një vit që nga dita kur hapëm dyert virtuale të dyqanit tonë. Kjo gjë sigurisht na gëzon, dhe njëkohësisht na bën të reflektojmë mbi eksperiencat e deritanishme si dhe sfidat e të ardhmes.

Në rradhë të parë, na gëzon fakti që ky vit ka qenë një vit suksesesh dhe rritje të qëndrueshme. Mbi të gjitha, ky vit nënkupton përmbushjen e ëndrrës dhe pasionit tonë për punën me librin shqip si dhe mundësinë për të ofruar një shërbim që shkon përtej kufizimeve të një biznesi online, drejt përmbushjes së nevojave tuaja. Synimi ynë është që t’ju ofrojmë një shërbim me dimensioneve të gjera kulturore, gjuhësore, e shpirtërore që prekin dhe ndikojnë edhe në vetë identitetin tonë si shqiptarë.

Përsa i përket të ardhmes, ajo është plotë me sfida të reja dhe ekzistuese. Sfida që kryesisht vijnë nga shtimi i numrit të personave që na vizitojnë çdo ditë, javë dhe muaj, si dhe nevoja për të ofruar kushte dhe opsioneve edhe më të mira shërbimi.

Dy statistika

  • Me kënaqësi mund t’ju njoftojmë se shifra më e fundit e mujore arriti 10 mijë vizitorë.
  • Aktualisht ne disponojmë mbi 840 tituj të ndryshëm

7 Responses to Gëzuar ditëlindjen – ShtepiaeLibrit.com mbush një vjeç

  1. Pingback: Concerns over the Albanian Online Bookstore | Albanian Blogger

  2. diana

    7 Mars 2009 at 11:15 am

    edhe 100 vite te tjera!
    suksese per cdo gje ne vazhdim!

  3. Elvisi

    7 Mars 2009 at 12:21 pm

    Diana,
    faleminderit. Urimet me te mira edhe per ty.

    Elvisi

  4. Alina

    26 Nëntor 2009 at 8:04 am

    Elvis, Me ndihmo te lutem te kuptoj si i mbani lidhjet me shtepite botuese dhe si e pasuroni fondin qe keni ne linje. E kam te veshtire te kuptoj pse nje numer autoresh shqiptare, qe jene aktualisht ne librari, por nuk i gjej ne sitin tuaj.

    Alina

  5. Elvisi - Admin

    26 Nëntor 2009 at 8:54 am

    Pershendetje Alina,
    faleminderit qe na shkruat. Ne mbajme lidhje me te gjitha shtepite botuese kryesore dhe nje numer te mire botuesisht me te vegjel. Por eshte e pamundur qe t’i kemi te gjithe titujt qe jane botuar njeheresh, pasi eshte thjesht ceshtje angazhimi kohor per t’i hedhur te gjithe ne faqe. Prandaj, nese ju kerkoni ndonje autor apo titull qe ne nuk e disponojme, mund te na kontaktoni direkt, sic po beni tani, qe ne me pas te interesohemi per ta gjetur per ju.
    Elvisi

  6. almir gashi

    19 Dhjetor 2009 at 11:31 am

    pershendetje elvis je i mrekullushum te uroj qdo te mir ne jet me respekt Almir Gashi

  7. brunilda gjokaj

    31 Dhjetor 2009 at 6:55 pm

    Te uroj perzemersisht edhe 1000 vite te tjera te lumtura.Suksese dhe vetem suksese ne cdo hap te jetes tende.Je vertet i mrekullueshem.Me respekt Brunilda Gjokaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *

*

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>