nga Admin

13 Mars, 2008

Eqrem CabejKy vit shënon një përvjetor të veçantë. Një stacion kujtese që mund të shërbejë për të rilexuar, dhe për të kuptuar filozofinë e një prej figurave më poliedrike të kulturës tonë, Eqrem Çabej. Sivjet është 100-vjetori i lindjes së gjuhëtarit e dijetarit të njohur dhe viti është shpallur viti i Çabejt.

Duke folur për figurën e Çabejt, studiuesja Ledi Shamku Shkreli në një intervistë për Gazetën Shqiptare u shpreh: “Ky spektër drite që ne e quajmë sot Eqrem Çabej është etnolog, historian, gjeograf, etimolog, është hartues tekstesh për shkollën, është mësues, planifikues gjuhësor, madje një nga përfaqësuesit më mendjehapur të kulturës së gjuhës ndër ne, të cilit mjerisht pak iu vu veshi, sepse ideologjia (e kohës së komunizmit) kishte planin e vet.”

Ndërkohë, drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasari është shprehur për mundësinë e organizimit të një konference albanologjike në nderim të Çabejt. Në këtë rast ka qenë dakord edhe e bija e tij, Brikena Çabej. Sipas saj, Çabej i urrente homazhe të tilla për figurën e tij. “Është më mirë që këto aktivitete t’i bëjnë homazh punës së tij. Është një rastësi e këndshme që sivjet është edhe 100-vjetori i Kongresit të Manastirit dhe gjithashtu shpallja e Pavarësisë së Kosovës, për të cilën im atë thoshte deri në çastet e fundit: “I kemi një borxh të madh”, – është shprehur Brikena.

Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z.Ylli Pango shpalli zyrtarisht vitin 2008 si “Vitin Çabej”, me rastin e 100-vjetorit të lindjes së personalitetit shumëdimensional të kulturës mbarëkombëtare dhe albanologjisë. Me këtë rast, u theksua se do të mbahen një sërë aktivitetesh artistike. Kalendari për momentin nuk është bërë i ditur, por është thënë se për të po punon një grup i ngritur posaçërisht për hartimin e aktiviteteve.

Viti i Çabejt vjen pas atij të Kadaresë dhe Kutelit. Ministri është shprehur për një bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Katedrat Universitare, shtëpinë botues e “Çabej” për botimin e veprave të panjohura të profesor Çabejt.

Ndërkohë vajza e tij, prej disa vitesh merret me botimin e veprave të të atit. “Natyrisht që sivjet do të jetë në mënyrë intensive, duke marrë shkas dhe nga 100-vjetori. Menjëherë do të çoj një libër, që rastësia e solli të mbeste për tani. Janë leksione që ka mbajtur në Prishtinë në ‘71-‘73 dhe që nuk janë shkruar kurrë. Është hera e parë që do të botohen në Shqipëri. Pas kësaj do dalin “Studimet italo-shqiptare ose shqiptarët në Itali”, që është edhe teza e tij e doktoratës. Ka disa vite që e mbaj nëpër duar”, – tregon Brikena Çabej për botimet që ka në proces.

Tituj të tjerë do të jenë pjesë e botimeve intensive të këtij viti, për të cilët ajo shprehet se pothuajse janë të pabotuar, pasi kanë 30-40 vjet që janë bërë periodikisht të harruar. Eqerem Çabej lindi në vitin 1908 në qytetin e Gjirokastrës, dhe vdiq në vitin 1980, në Romë. Ai është një nga figurat më të shquara të shkencës, arsimit dhe kulturës shqiptare.

———————————–

Falë bashkëpunimit tonë me Shtëpinë botuese Çabej, ShtepiaeLibrit.com planifikon të publikojë të gjithë titujt e rinj nga Eqrem Çabej këtu. Aktualisht, përveç botimeve të ndryshme nga kjo shtëpi botuese, ne ju sjellim dy tituj nga Eqrem Cabej:

Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes – Ky libër i shkurtë mbi kulturën dhe literaturën shqiptarë, shkruar rreth 70 vjet më parë, konsiderohet ende sot një test bazë për këdo që dëshiron të kuptojë dhe shpjegojë historinë dhe mentalitetin shqiptar.

—————-

Shqipja në kapërcyell – një ribotim, përmbledhur e sistemuar, të një punimi shkencor botuar në disa numra te “Buletin për shkencat shoqërore” të vitit 1955, pra gjysmë shekulli më parë.

  • Mesa di une, z. Cabej nuk ka qene figure aktive ne kongresin e Drejtshkrimit dhe as nuk ka qene mbrojtes i flakte i standardit letrar. Shtepia botuese Cabej, e drejtuar nga e bija, Brikena, ka dhene nje kontribut te vyer per gegerishten, duke botuar fjalorin e vitit 1954, si dhe shume vepra te tjera. Te seksioni i albanologjise te librat reference mund te gjesh disa prej tyre.
    Gjithe te mirat
    Gjergji

  • une dua te di nje dicka per Cabejn- Cili eshte kontributi i tij ne kongresin e Drejtshkrimit te gjuhes shqipe ne 72-shin, dhe si ka mundesi qe nje gjuhetar i permasave te tilla nuk i ka dhene vendin e duhur dialektit geg ne perfshirjen e gjuhes letrare apo nuk ka ngritur zerin e tij shkencor per perdhosjen e dialektit geg me kete rast?

  • po du per eqrem qaben me dit per jeten e tij dhe veprat me shume diqka lidhur me eqrem qaben edhe me kryesoret diqka aa.

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >