nga Admin

10 Tetor, 2015

Grei E. L. James

Përshëndetje miq të librit!

Vjeshta dukshëm po na mbështjellë me gjithë ndjesitë e saj dhe mbase e vetmja gjë e mirë që sjell koha e lagësht dhe me shi është rritja e dëshirës për të qëndruar me një libër të mirë!

Më poshtë, kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë vetëm disa prej titujve të rinj, tashmë të disponueshëm në faqen tonë te librat e rinj, dhe që shpresojmë do t’ju kuriozojnë sado pak. Tetor të këndshëm!

Edhe një SHQIP, 31 intervista, Rudina Xhunga

Unë mendoj se ia vlen, së pari sepse leximi na jep të gjithë kohën e nevojshme që aparati ynë i analizës të bluajë çfarë i intervistuari ka dashur të thotë dhe nënkuptojë. Së dyti, për shkak se shumë njerëz që kanë folur në këtë libër, janë personazhe botërorë që e njihnin (nëse) në mënyrë sipërfaqësore vendin tonë. Shihni: Volumi 1

Friedrich Hayek, Liberalizmi përballë Etatizmit, Adrian Civici

Shekulli XX është cilësuar si shekulli i tij, ai vetë ka marrë epitetin “Papa i Liberalizmit”, themeluesi i shoqërisë “Mont Pelerin”, jetoi aq sa të shihte idetë e tij të vlerësuara duke marrë Nobel në Ekonomi, por mbetet ende i panjohur për një pjesë të botës, ende i sulmuar apo i keqkuptuar.

Grei, E. L. James

Kristian Grei ushtron kontroll mbi gjithçka; bota e tij është e rregullt, e disiplinuar dhe krejtësisht e zbrazët – deri ditën që Anastasia Stilli hyn duke u rrëzuar në zyrën e tij, në një lëmsh gjymtyrësh të derdhura dhe flokësh gështenjë të çrregullt.

Sekreti i Mhorages, Shtegu i Ndaluar, vol. 1, 2 & 3 Martin Barry

Kur djaloshi Xhon Emil Talbot mëson mbi ekzistencën e Ragdanorit – një përbindësh hibrid, njëkohësisht gjarpër deti dhe krijesë liqenore – nuk ka më dyshime se një botë e re po i hapet përpara syve, duke e kredhur jetën e tij në zemër të një aventure të panjohur lufte, dashurie, tradhtie dhe gjuetie përbindëshash.

Çelësat e mbretërisë, Archibald J. Cronin

Ne, Kisha e shenjtë katolike; dhe, në të vërtetë, tërë Kishat e botës së krishterë, ne, pra, marrim pjesë në një luftë botërore. Më keq akoma, e shenjtërojmë. Ne dërgojmë miliona prej bijve tanë fort të dashur në masakër, për të lënë atje jetën, gjymtyrët apo shpirtin, për të vrarë e për t’u vrarë, me një buzëqeshje hipokrite dhe bekimin tonë apostolik.

Abatja e Kastros, Stendhal

E rritur në Kuvendin e Kastros, Helena i përket një familjeje të fuqishme të rrethinave të Romës. Ndërsa Zhyli është bir brigandi; dhe i varfër mes të varfërve. Midis tyre, në Italinë e shekullit XVI lidhet një dashuri si ato që di t’i ndërtojë vetëm Stendali, aq e pakufishme sa edhe e pamundshme.

Shtate dijet e nevojshme për edukimin e se ardhmes, Edgar Morin

Romani post-modern shqiptar, Adil Olluri

Bursa dhe tregu i letrave me vlere ne Shqiperi, Elvin Meka

Komunikimi dhe kultura, imazhi ne veprim, Ylljet Alicka

Nova Demokratia, Tonin Gjuraj

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>