Seria e librave për fëmijë dhe të rinj Artemis Fowl nga Shtëpia Botuese Dudaj
Përshëndetje miq të librit,
Kësaj here dëshirojmë t’ju prezantojmë me serinë e librave për fëmijë dhe të rinj - Artemis Fowl, nga shtëpia botuese Dudaj. Këta libra spikatin për tërheqjen e menjëhershme që u bëjnë fëmijëve duke i përfshirë në botën e fantazisë.
Seria e librave Artemis Fowl
Novela “Lufta dhe Paqja”, Leo Tolstoi
Përshëndetje miq të librit,
Këtë herë dëshirojmë t’ju prezantojmë me veprën e një prej autorëve të mirënjohur rus, Leo Tolstoi. Vepra e tij “Lufta dhe Paqja” vjen tek ju falë një bashkëpunimi të ri me shtëpinë botuese OMSCA-1.
Lufta dhe Paqja, është një novelë historike, e ndarë në katë libra në shqip (pjesa pare, e dyte, e trete dhe e katërt), që tregon për ngjarjet e trazuara në Rusi gjatë luftrave të Napoloeonit në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Mbështetur mbi një stil jete aristokratike që tashmë kish filluar të zhdukej gjatë kohës që Leo Tolstoi shkroi librin e tij në vitet 1860, libri përmbledh një periudhë relativisht të shkurtër – pesëmbëdhjet vjet – por paraqet jetët e karaktereve të ndryshëm nga të gjitha segmentet e shoqërisë me detaje të gjalla dhe të mirërealizuara.
Një fëmijë që lexon, është një fëmijë i lumtur!
Përshëndetje miq të librit,
Afrimi i 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, është sigurisht një kohë ku çdo fëmijë ka të drejtë të festojë dhe gëzojë së bashku me familjen dhe të afërmit. Në këtë kohë, mbase edhe ju si prind apo i afërm i një fëmije, jeni duke menduar se çfarë do të bëni me këtë rast. Ndoshta, ju keni menduar për të blerë ndonjë lodër ose po planifikoni ndonjë aktivitet të veçantë së bashku me fëmijën, në mënyrë që ai apo ajo ta festojë sa më bukur. Por, ne këtu te Shtëpia e Librit jemi të bindjes se “një fëmijë që lexon, është një fëmijë i lumtur”!
Romani befasues i Ben Blushit
Përshëndetje miq të librit,
Nëse keni qenë duke pritur të gjeni një kopje të librit të Ben Blushit “Të jetosh në ishull”, tani keni mundësi ta bëni këtë edhe nëpërmjet Shtëpisë së Librit.
“Të jetosh në ishull” është romani i parë i autorit Ben Blushi, i njohur si politikan, ish ministër dhe zëvendësministër në disa dikastere në vitet e fundit, si dhe një gazetar i njohur në fillimet e tij.
Është një nga rastet unike kur një politikan i kthehet letërsisë, ndërkohë që gjatë këtyre 18 vjetëve shoqëria shqiptare ka njohur fenomenin që një pjesë jo e vogël shkrimtarësh e poetësh, njerëz të letrave në përgjithësi lanë penën dhe iu përkushtuan politikës.
20 kryevepra nga kryeveprat e shekullit te 20-te
Miq të librit, përshëndetje!
Kësaj here po i kushtojmë vëmendje ekskluzivisht 20 kryeveprave të letërsisë botërore dhe shqiptare të shekullit të 20. Këto 20 romane, të publikuara me cilësi të lartë dhe kapakë të trashë vijnë nga shtëpia botuese Koha Ditore në Prishtinë. Botimi i këtyre librave dukshëm nuk është një nismë tregtare, sepse cilësia e librave është shumë më e lartë sesa çmimi. Kolana e 20 kryeveprave të shekullit të kaluar, janë edhe një shembull i botimit të vlerave të njerëzimit, shembull që bën mirë të ndiqet edhe nga shtëpitë e tjera botuese.
Nga lista e kryeveprave shqiptare, në këtë kolanë janë “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, Ismail Kadare, “I humburi”, Fatos Kongoli “Gjaku i Dallëndyshes”, Zija Çela, e “Ujku dhe Uilli” nga Vath Koreshi.
Anija e gjumit & Vajza e Agamemnonit
Anija e gjumit, Arian Leka (poezi - letersia shqiptare)
Poezia e Arian Lekës, tek libri “Anija e gjumit”, është sfidë magjepsëse për aventurë krijimi, kumte e zëra plot vibrime të brendshme, drithërima befasish, frike, gëzime e trishtime që frymojnë bashkë. Ali Aliu
Ajo që e bën të bukur poezinë e Arian Lekës, tek Anija e Gjumit, është afrimi me eksperimentin e avangardës - një çudi kaleidoskopike, përpjekje për shpjegimin e epistemës sonë, shenja që e bëjnë këtë krijimtari të jetë unikale. Ervin Hatibi
Librat me te shitur dhe Statistikat
Me rritjen e numrit te vizitoreve, Shtepia e Librit ka mundur t’i sherbeje nje numri ne rritje klientesh. Per ne eshte vazhdimisht interesante te shikojme jo vetem vendet nga njerezit vijne, por edhe vete titujt qe ata zgjedhin. Nder librat me te shitur deri tani sipas kategorive kryesore jane:
- Seria Njemije e nje net, Vellimi i pare, i dyte dhe i trete (letersi per femije)
- Perralla shqiptare 100 + 1 nate, Bleu i pare, Virgjil Muci (letersi per femije)
- Seria e aventurave te Cufos (letersi per femije)
- Artemis Fowl, Thesari i Popullit, Eoin Colfer (letersi per femije)
- Endrra e paperfunduar e nje gruaje, Brunilda Zllami (roman - letersia shqiptare)
- Gjarpri i Shtepise, Arian Leka (letersia shqiptare)
- Nje burre, Oriana Fallaci (letersia boterore)
- Historia e Shqiperise pergjate shekullit XX, Nina Smirnova (Historia & Aktualiteti)
- Let’s Learn Albanian, A comprehensive Course of Albanian (Libra reference)