Fjodor Dostojevski, art dhe vuajtje

Fjodor DostojeskiKa nga ata që besojnë se arti më i arrirë është rrjedhojë  e vuajtjes së thellë. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës, ishte dëshmi  e kësaj lloj vuajtje. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulosi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i jati, një alkoholist i dhunshëm, ku besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.

Në vitin 1849, Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko-letrar Petrashevski, arrestohen dhe burgosen.  Më pas dënohen me vdekje në 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutin e fundit,  vendimi u anullua. Vetëm pas 10 vjet burgimi politik në Siberi kthehet në Shën Peterburg.

Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19të që ka shkruar novelat klasike si Krim dhe Dënim (1866) dhe Vëllezërit Karamazov (1880). Dostojevski iu kthye jetes së shkrimtarit si profesion pas një karriere të shkurtër ushtarake, ku në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë “Njerëz të varfër”.

Novelat e tij ekspoloronin detyrimet psikologjike dhe mrale të njeriut modern. Ai u bë i famshëm për krijimin e “heroit të rrugës,” një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit.

Lindur më: 16 nëntor 1821, Moskë, Rusi.

Albert Kamy, “klasiku” modern

Albert Kamy (Camus)Albert Kamy (Camus) qe një prej shkrimtarëve më të vlerësuar francezë për sa kohë qe gjallë, ndërsa sot librat e tij vijojnë të jenë të supershitur në Francë si dhe të jenë shembujt më të fortë studimorë në universitetet e Europës Perëndimore për letërsinë dhe filozofinë. Kamy u rrit në varfëri në Algjeri, ku studioi filozofi dhe ku u mor edhe me teatër dhe gazetari.

Më 1938, u zhvendos për në Francë (i ati qe francez ndërsa e ëma spanjolle), dhe vijoi të shkruajë ese dhe pjesë teatrale, duke fituar reputacion mes qarqeve letrare dhe filozofike. Ai qe anëtar i Rezistencës Franceze gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe bashkëredaktonte gazetën e së majtës “Combat” deri në vitin 1948. Më 1957, ai u bë Nobelisti më i ri në të gjitha kohërat, për ese si “Miti i Sizifit”, (1942) dhe për romane si “I Huaji” (1941), “Murtaja”, (1946) dhe “Njeriu i Revoltuar”, (1951).

I huaji, Albert KamyKamy shkroi mbi armiqësinë dhe përgjegjësinë morale dhe shpesh krahasohet me dikur ish-kolegun e tij Jean-Paul Sartre (miqësia e tyre përfundoi në vitet ‘40, për shkak të mbrojtjes që Sartri ofroi për komunismin stalinist). Kamy e përshkruante veten si pesimist mbi kushtet njerëzore, megjithatë ëndërronte për një zgjidhje pozitive të pozicionit “absurd” se jeta është e pakuptimtë.

Ndërsa po udhëtonte për në Paris më 4 janar 1960, ai dhe botuesi i tij, Muchel Gallimard, u vranë në një aksident automobilistik. Kamy ka lindur si sot, 7 nëntor 1913.

Gabriel García Márquez: Një jetë

Gabriel Garcia MarquezShkrimtari kolumbian Gabriel García Márquez një herë nënvijëzoi se “Çdo shkrimtar që ka respekt për veten, duhet të ketë një biograf anglez”. Zorr se ai mund të gjente një më të plotë sesa Gerald Martin, i cili shpenzoi 15 vjet të jetës së tij për të arritur në një biografi voluminoze prej 664 faqesh.

Përmes një biografie të paautorizuar mbi Nobelistin, ajo është një “biografi e tolerueshme” sipas cilësimit që i dha vetë Martin. Kjo shpjegon njohuritë e paprecedent që Martin ka mbi subjektin e punës së tij si dhe miqësinë që ka me të afërmit, miqtë, kolegët, rivalët si dhe dashuritë e vjetra. Krerë shtetesh, përfshirë Fidel Kastron e Kubës dhe Felipe Gonzalesin e Spanjës, dëshmuan vullnetarisht, sëbashku me kremin e elitës letrare hispanike.

Njeqind vjet vetmi nga Gabriel Garsia MarkezPengesa e parë me të cilën Martin u përball, qe ironikisht, bollëku i materjaleve të publikuara. Ka një sasi të jashtëzakonshme shkrimesh që interpretojnë punën e romancierit më të famshëm latino-amerikan që është ende gjallë. Shumë punime biografike ekzistojnë – përfshirë edhe kujtimet e vetë Markezit, “Të Jetosh për të Treguar Rrëfenjën” - por të gjitha janë të pjesshme ose të pathemelta.

Një pengesë tjetër qe “mitomania” e shumëdokumentuar e Markezit: “Ai pati treguar shumicën e ngjarjeve të njohura mbi jetën e tij në shumë variante, secila prej varianteve kishte sëpaku një element të vërtetë.” Kur përballej me variantet kundërthënëse të ngjarjeve, dhe kur nuk mund të verifikonte të vërtetën lotësisht, Martin vendosi në mënyrë të mëncur t’i paraqesë të gjitha variantet.

Dashuria ne koherat e koleres nga Gabriel Garsia MarkezMartin e fillon me historinë e tij familjare. Kjo është thelbësore, sepse ai tregon në mënyrë bindësie, se bota plot fantazi që Markez krijoi i detyrohet më së shumti ngjarjeve të paraardhësve të vet si gjyshi, Nicolas Marquez, një veteran i luftës civili Kolumbiane të shekullit të 19. Jo më pak e rëndësishme qe marrëdhënia e vështirë e shkrimtarit me të atin e tij kokëfortë Gabriel Eligio, dhe nënën e tij të shumëvuajtur Luisa Santiaga, dashuria e të cilëve frymëzoi atë për romanin e dytë më të famshëm, “Dashuri në Kohërat e Kolerës”.

García Márquez lindi dhe u rrit në Arakataka, një qytezë e vogël pranë bregut të Kolumbisë mbi Karaibe. Më 1927, vitin kur ai lindi, ai qe një vendbanim kufitar në fund të bumit të prodhimeve të bananeve, që shpejt do të lihej në harresë. Nisja qe e pafat për “Gabon”, gjithsesi vitet e para të jetuara nën catinë e prindërve dhe gjyshërve siguruan një ushqim të vazhdueshëm për fantazinë e tij.

Pas shkollës, ai filloi të shkruajë, ndërsa studimi për juruspudencë në Bogota e mërziti. Kur protesta të dhunëshme filluan pas vrasjes së një politikani të rëndësishëm libera, ai u bashkua me plackitësit. Ai mbajti më vonë dorëshkrimin e romanit të tij të parë në një cantë lëkure që e pat vjedhur gjatë trazirave.

Kujtim kurvash te trishtaQyteti i Kartagjenës në buzë të Karaibeve që më i pëlqyeshëm për djeshmëritë e tij  costeno, (bregdetare). Qe atje vendi ku filloi karrierën e tij si gazetar si dhe vendi ku fitoi reutacionin si dashnor. “Ai nuk qe kurrë një pijanec dhe natyrisht as një burracak, megjithëse ka prova të forta se ai qe një kurvar i rregjur dhe diskret”. I paaftë për të paguar qeranë, ai jetoi në një shtëpi publike dhe shkoi letra për prostitutat.

Zbulimi i Europës prej tij – ai u nis fillimisht për një udhëtim të shkurtër, - zgjati dy vjet e gjysmë dhe qe shumë i rëndësishëm për ndjenjat e tij politike. Në Paris ra deri në atë pikë sa filloi të mbledhë shishe për të fituar para si dhe të rrëmonte nëpër hambarë për të gjetur ushqime. Aty filloi gjithashtu një histori dashurie me Spanjollen Tachia Quintana, me të cilën përpak sa nuk pati një fëmijë. Kjo qe një ngjarje për të cilën Markezi refuzoi të flasë me Martin, duke i kujtuar atij se: “cdokush ka tre jetë: një publike, një private dhe një sekrete”.

Kur karriera letrare e Markezit pati një shans të mirë, gjaku i biografit ngrohet. Një kapitull mbi krijimin e “Njëqind vjet vetmi” është plot gjallëri. Ai përshkruan gjendjen si në trans në të cilin ai u shkrua, dhe se si, pasi u plotësua, autori nuk kishte para të mjaftueshme për të postuar dorëshkrimin.

Martin nuk e shmang kritikën më të rëndë që i është bërë Markezit: miqësinë e tij me Kastron dhe paaftësinë e tij për të folur mbi abuzimet e rregjimit diktatorial kuban. Ndoshta ai qe “intoksikuar nga fuqia” por, ndërsa shkëlqimi i tij u rrit, “pushteti qe sërish, një tërheqje e parrezistueshme për të”.

Kronike e nje vdekjeje te paralajmeruarSi një biografi e “toleruar”, Martin e trajton subjektin e tij me respekt këmbëngulës. Disa cështje janë shpuar lehtë – një akuzë për plagjaturë, psh, është përshkruar me një fjali të vetme. Vëllimi përfundon me nota melankonie. Dikur një lojtar me ndikim në cështjet e Amerikës Latine, mosha dhe shpejtësia e ngjarjeve botërore të kohëve të fundit, e kanë kufizuar Garcia Marquez-in të stuket në “privilegjin e pakëndshëm” e të qenit i famshëm. është edhe fakti që ai ndoshta ka humbur vullnetin për të shkruar një libër të ri. “Kam shkruajtur boll ajo jo?”pyet Martin shkrimtari i famshëm. “Njerëzit nuk duhet të zhgënjehen, ata nuk mund të presin më asgjë prej meje, apo jo?” E vërtetë. Ne i kemi sakaq romanete tij. Dhe tai, për fat të mirë, ne kemi edhe këtë biografi monumentale.

Marrë nga Financial Times

P.S. Këtu do të gjesh listën e librave në shqip që ne disponojmë nga Marquez

Kujtesa si një torturë e vazhdueshme

Në Kërkim të Kohës së Humbur ose Kujtimi i Gjërave të Shkuara (Frëngjisht À la recherche du temps perdu) është një roman gjysëm-autobiografik me shtatë vëllime nga Marcel Proust. Kjo është vepra e tij më e fashme dhe shumë popullore për shkak të gjatësisë së madhe dhe për shkak të nocionit të kujtesës. Vepra Në Kërkim të Kohës së Humbur ka fituar zemrat e lexuesve që kur botua për herë të parë.

Prusti filloi ta shkruajë këtë vepër në vitin 1909 dhe e vijoi punën deri në vitin 1922, kur vdiq. Ajo u botua në Francë pjesë pjesë mes viteve 1913-1927. Shumë nga idetë, motivet dhe skenat e romanit shfaqen në formë të përvijuar edhe në romanin e papërfunduar të Prust Jean Santeuil (1896-99), si dhe në hibridin e papërfunduar të esesë filozofike dhe historisë, Contre Sainte-Beuve (1908–09).

Prust vdiq para se të përfundohej rishikimi i pjesëve finale. Vëllai i tij Robert redaktoi tre vëllimet e fundit, të cilat u publikuan pas vdekjes.

Publikimet fillestare
Megjithëse botime të ndryshme e ndanë këtë vepër në një numër të ndryshme librash, Në Kërkim të Kohës së Humbur është një roman i ndarë në shtatë pjesë.

Pjesa e parë: Du côté de chez Sëann (1913) u refuzua nga shumë shtëpi botuese të rëndësishme. Prusti pranoi që të paguajë koston e publikimit vetë. Kur u publikua, u reklamua s pjesa e parë e një romani me tre vëllime.

Du côté de chez Swann është i ndarë në katër pjesë: “Combray I” (në disa raste përkthyer si “Overture”). “Combray II,” “Kur dashuronte Suani,” botohet shpesh si roman më vete, (kjo është pjesa e veprës së Prustit e përkthyer në shqip. Romani përbën historinë e kufizuar të dashurisë së Sharl Suanit, ajo verësohet gjerësisht si një hyrje e mirë te vepra e Prustit dhe shpesh është pjesë e programit mësimor të shkollave franceze. Herët në vitin 1914, André Gide, i cili qe pjesërisht përgjegjës për refuzimin e shtëpisë botuese NRF për botimin e tij, i shkoi Proust-it për t’i kërkuar ndjesë dhe për ta uruar për romanin. “Për shumë ditë unë nuk isha në gjendje të lija mënjanë romanin tuaj… Refuzimi i këtij romani do të mbetet gabimi më i rëndë që është kryer ndonjëherë nga NRF, dhe për shkak se unë mbaj turpin e të qenit kaq shumë përgjegjës për këtë, do të mbetet gjithashtu një nga pendimet më të mëdha të jetës sime”. Gallimard (dega e publikimeve e NRF) shprehu gadishmërinë për të publikuar pjesën tjetër të veprës, por Proust refuzoi.

Volumi 2: Nën Hijen e Vashave në Lulëzim, À l’ombre des jeunes filles en fleurs (1919), qe gati për publikim në vitin 1914, por u shty për shkak të fillimit të Luftës së Parë Botërore. Në të njëjtën kohë, shtëpia e parë botuese u mbyll sepse botuesi hyri në shërbimin ushtarak. Kjo gjë e detyroi Proust-in të kalojë te Gallimard, ku u botua e gjithë pjesa tjetër e veprës. Ndërkohë, romani vijoi të rritej në gjatësi dhe konceptim.

Nën Hijen e Vashave në Lulëzim fitoi cmimin Goncourt më 1919.
Volume 3: Le Côté de Guermantes u botua fillimisht si: Le Côté de Guermantes I (1920) dhe Le Côté de Guermantes II (1921).

Volumi 4: Dyzet faqet e para të Sodome et Gomorrhe u publikuan fillimisht në fund të Le Côté de Guermantes II, ndërsa pjesa tjetër u publikua si Sodome et Gomorrhe I (1921) dhe Sodome et Gomorrhe II (1922). Kjo qe pjesa e fundit e publikuan nën mbikëqyrjen e vetë Proust-it, pak para se ai të vdiste në nëntor 1922. Publikimi i volumeve të mbetura u krye nga i vëllai, Robert Proust dhe Jacques Rivière.

Volumi 5: La Prisonnière (1923), është pjesa e parë e seksionit të romanit të njohur si “Le Roman d’Albertine” (”Romani Albertin”). Lënda për këtë volum i zhvillua gjatë publikimit të volumit të parë dhe të dytë.

Temat
Proust shkroi në romanin e tij për Luftën e Parë Botërore, përfshirë bombardimin e Parisit; vendet e fëmijërisë së autorit u bënë një fushëbetejë ku 600 mijë gjermanë humbën në betejën për Méséglise.
Megjithëse Proust shkroi në të njëjtën kohë me Sigmund Freud, ata nuk e njihnin njëri tjetrin dhe nuk lexuan asgjë nga vepra e secilit.

Roli i kujtesës është qëndror për romanin. Kur gjyshja e autorit vdiq, agonia e saj përshkruhej në dukje sikur po tërhiqej mënjanë, ndërsa kujtimet duket sikur dalin jashtë saj. Një pjesë e madhe e veprës së tij ka të bëjë me natyrën e artit. Prust zhvilloi një set teorish mbi artin, sipas të cilave, ne të gjithë jemi në gjendje të prodhojmë art, në rast se me art ne kuptojmë nxjerrjen e eksperiencave jetësore dhe transformimin e tyre në mënyrë që të tregojnë kuptim dhe dije. Edhe muzika është diskutuar në sasi të konsiderueshme. Vlerat artistike të veprës së Vagnerit shqyrohen me hollësi. Homoseksualiteti është një temë madhore e veprës, vecanërisht te pjesa Sodoma dhe Gomora. Megjithatë, autori qe heteroseksual. Personazhi kryesor Suani, dyshon se e dashura e tij Odeta ka marrëdhënie lesbike (ai martohet më vonë me të). Disa personazhe jo të parëndësishme, prezantohen si homoseksualë.

Vetë treguesi i ngjarjes është një njeri i ri që dëshiron të bëhet shkrimtar, identiteti i të cilit mbahet i përgjithshëm.

Milan Kundera, Pesha e papërballueshme e historisë

Një skandal i varrosur prej kohësh mund të rrënojë reputacionin e tij prej gjigandi
Nga The Economist

Milan KunderaRomanet e gjalla të Milan Kunderës analizuan ndarjen tragjike të Europës qëndrore nga pjesa tjetër e kontinentit. Vepra si “Lehtësia e Papërballueshme e Qënies” foli pr jetët e turbulluara apo rrënuara nga totalitarizmi. Historia e Miroslav Dvoracek, një spiun cek për perëndimin, mund të përshtatet mirë për një roman të Kunderës. I kapur nga policia sekrete në vitin 1950 ndërsa gjendej në një mision sekret në Pragë, ai u torturua dhe vuajti 14 vjet në një kamp internimi. Qe me fat që nuk u ekzekutua. Ai kaloi gati gjashtë dekada duke besuar se një mikeshë e fëmijërisë së tij, Iva Militka e tradhëtoi; ai e kishte takuar atë në mënyrë të pamenduar gjatë një udhëtimi klandestin. Në rë njëjtën kohë, ajo akuzonte veten se kishte folur tepër hapur mbi vizitorin e saj me miqtë e saj studente. Tashmë, një dokument i policisë, i gjetur nga Adam Hradilek, një historian në Institutin e Studimeve mbi Regjimet Totalitare në Pragë, tregon se qe një nga këto miq, i riu z.Kundera që kishte spiunuar.

Z.Kundera, i cili është tërhequr nga jeta publike prej dekadash, këmbëngul se nuk është përzjerë në këtë cështje dhe se është i habitur nga dokumenti. Dokumentet e kohës së komunizmit janë tërësisht të pabesueshme për nga lloji. Por një deklaratë nga arkivat Ceke, thotë se ai dokument nuk është i falsifikuar; ngjarja (nëse ka ndodhur) mund të shpjegojë se si z.Kundera, në atë kohë në telashe me autoritetet, u lejua të qëndrojë në universitet edhe pse ai qe përjashtuar nga Partia Komuniste.

E vërtetë apo jo, ngjarja i bën jehonë temës së fajit, tradhëtisë dhe interesit vetjak që gjendet me bollëk në punën e vetë Kunderës si “Lehtësia e Papërballueshme”. Te “Pronari i Celësave”, një pjesë teatrale e publikuar më 1962, heroi vret një dëshmitar i cili e sheh atë duke strehuar një ish-dashnore nga Gestapo.

Ashtu si Z.Kundera ka shkruajtur me aq elokuencë, “beteja e njeriut kundrejt pushtetit është një betejë mes kujtesës dhe harresës.” Nën totalitarizëm, përralla të të vërtetë të mira e të këqija, shpesh tregonin të vërtetën. Disa heronj të Pranverës së Pragës të vitit 1968 kanë qenë mbështetës enthuziastë të spastrimeve masive të regjimit Stalinist pas pucit komunist të vitit 1948.

Z. Hradilek e mori me mend se kishte gjasa që z.Kundera ndoshta veproi në interes të vet personal, jo për keqdashje apo për bindje. Miliona njerëz u përballën me zgjidhje të tilla në ato kohë. Disa e mbajtën këtë përgjegjësi, shumica jo. Episode të panumërueshme si ky soollaten në të gjithë Europën Lindore si një mjegull e padukshme helmuese.

Enver Hoxha dhe makthet letrare

Fotot Enver HoxhaDisa vite më parë më ka rastisur të shoh një film me titull “Kryeengjëlli”, bazuar në romanin me të njëjtin titull të shkrimtarit bashkëkohor Britanik Robert Harris. Filmi dhe romani fliste për një historian amerikan që shkon në Moskë për të kryer kërkime mbi të shkuarën Staliniste të Bashkimit Sovietik. Personazhi, zbulon pa dashur një lajm të rremë, lajmin e ekzistencës së një trashëgimie të tmerrshme të Stalinit, një djalë me nënë të vrarë të fshehur për pesëdhjetë vite në pyjet e Siberisë, që tashmë rrezikon të kthehet në formën e shpëtimtarit për rusët e lodhur nga kapitalizmi dhe falimenti financiar i viteve ‘90. “Stalini qe vrasësi më i madh i të gjitha kohërave. Qe një vrasës më i madh se Hitleri. Megjithatë, gjysma e rusëve sot besojnë se ka bërë një punë të mirë”, thotë Harris në gojën e personazhit të tij.

Perëndimorët që e kanë lexuar me bollëk këtë roman të shitur me miliona kopje, e panë thjeshtë si një ngacmim të fantazisë së tyre. Deri në fillim të kësaj jave, edhe unë e pashë si një ngacmim fantazie, një makth që është thjeshtë në libër dhe që mbaron sapo të mbyllësh librin. Por javën e fundit, ndjeva forcën profetike të letërsisë, kur pash se si media e Tiranës, për shkaqe tërësisht komerciale, na e ngjalli sërish Enver Hoxhën dhe i dha vejushës së tij rolin e “kryeengjëllit”. Edhe në romanin e Harris, një gazetar “nxjerr djallin nga shishja”, por merr në këmbim një fund tragjik. Në romanin e Robert Harris, makthi mbaron shpejt me një zgjidhje të ofruar nga një personazh dytësor. Personazhi dytësor mbante brenda vetes vuajtjen e të atit, një ish-komunist i persekutuar nga vetë pushteti.

Sot BBC paraqiti një fotografi nga Shqipëria, ku qe stenda në përkujtim të udhëheqësit komunist vëzhguar nga një i moshuar. Profecia letrare e Harris, për fat të keq duket se po na ndjek ne shqiptarëve edhe pasi kemi përfunduar së lexuari librin. Flamurin e shpëtimtarit, këtu te ne e ka marrë në dorë qeveria, e përbërë gjithashtu në masë të gjerë nga ish-komunistë. Dhe historia mbetet ende pa një mbarim të gëzueshëm…

Kriza Financiare dhe Librat

Nga Rosie Blau
Financial Times

I dashur doktor i librave
Unë u përpoqa por nuk po arrij të kuptoj se cfarë është kriza financiare. A mund të më ndihmosh?
DS, New Jersey

Kriza Financiare dhe Librat“Asete të intoksikuara” mund të tingëllojë si ndonjë titull libri thriller nga koha e luftës së ftohtë, megjithatë nuk jam e sigurt nëse jam kolumnisti i duhur për këtë pyetje. Gjithsesi, mendoj se nëse ata bankierë do të kishin shpenzuar më shumë kohë duke lexuar dhe më pak kohë duke pastruar kupat e tyre të arta, tregjet do të gjendeshin në një situatë më të mirë sot. Duket se këta prodhues parash injoruan një leksion të madh të letërsisë – atë të një problemi të pazgjidhur në dukje të parëndësishëm, që kthehet me forcë vrastare në fund.

Ka një teknikë letrare që quhet “Arma Çehov” ku diçka që prezantohet fillimisht në tregim, merr rëndësi vetëm në fund. Në dramën e Çehovit Xhaxha Vanja, për shembull, një pistoletë në dukje e parëndësishme tregohet në fillim, por në fund ajo pistoletë bëhet armë vrasëse në fund.

Mjeti nuk është gjithmonë një armë. Te Mbreti i Unazave të JR Tolkien, miqtë i japin Frodo-s një bluzë me zinxhirë dhe një shishkë magjike, të cilat më vonë gjatë librit, i shpëtojnë atij jetën. JK Rowling përdor armën Chekhov përgjatë të gjithë librit, si psh, fuqinë fluturuese të Herrit, aftësitë në shah të Ronit etj. Në romanet e krimit,shumë libra sillen vërdallë një kërcënimi vdekjeprurës. Për romanet e tjera, “arma” mund të jetë emocionale, më shumë sesa praktike.

Në tregjet financiare, Arma Çehov janë kreditë me kolateral. Ne ndjejmë hilen e stërvjetër – të treguar në romanin e pasurimit të shpejtë, por harrojmë të vlerësojmë problemin i cili do të na shfaqet gjithsesi më pas. Kjo është loja e romanit – por terrori në tregje – siç ne e dimë, çdo histori rritet deri në një tragjedi të madhe, mund të marrë një zgjidhje shumë të paparashikueshme.
Rubrika Doktori i Librit shfaqet e Financial Times te shtunave.

Faqja ne vazhdim →