Fjalë të skalitura në letër, vepra e Odhise Paskalit
Duket sikur promovimi i disa librave është pothuajse i panevojshëm, por nevoja e çdokujt për informim, dhe mbi të gjitha vetë vlerat kulturore të një vepre e bëjnë këtë proces të pashmangshëm.
Në fakt veprat skulpturore të Odhise Paskalit janë ndër referencat vizuale më të mirënjohura jo vetëm brenda Shqipërisë por ndërkombtarisht për vetë vendin tonë. Mjafton të përmendim statujwn e heroit tonë kombëtar që mbizotëron sheshin kryesor të Tiranës për të kuptuar vlerat që mbart vepra e skulptorit të popullit. Por mbase më pak të njohura janë veprat e skalitura në letër.
Në fakt libri me esse, Shpirti im i ripërtërirë, përmbledhur dhe përgatitur më shumë përkujdesje nga bija e autorit përmban mbi 810 ese të ndryshme, kryesisht nga një paragraf secila, që trajtojnë tema nga më të ndryshmet si p.sh. djalëria, bukuria, sekreti, femra, agimi, gjumi, leximi i mendimit, fjala, shoqata njerëzore, trimëria civile, frika, koncepti i Zotit, natyra dhe edukata, pleqëria, etj. Lexo vazhdimin >>>
Libra të rinj: Camus dhe Beckett, histori absurdi në shqip
Dy nobeslistë “flasin” shqip. Këto ditë, shtëpia botuese “Tirana Times” ka hedhur në qarkullim dy tituj të rinj, nga dy shkrimtarë nobelistë: Albert Camus (1957) dhe Samuel Beckett (1969). Bëhet fjalë për dy romane, “Rënia” dhe “Malone vdes“.
Romani “Rënia” është botuar për herë të parë më 1956, vetëm një vit para marrjes së çmimit “Nobel”. Mbase romani më i zymtë i Camus. I ndërtuar në gjashtë kapituj pa numër, ai vë në skenë një gjykatës-pendestar, siç e quan ai, Jean-Baptiste Clamence, i cili ka punuar dikur si avokat. Në fillim, gjithçka flet për të: rini, lavdi, femra. Oratoria e tij bën që të jetë i pari kudo. Të gjithë e adhurojnë, e duan, e dëgjojnë, çdo fjalë e tij është më e drejta, më e sakta, më e pakundërshtueshmja. Mirëpo, e tërë kjo përmbyset një natë kur, duke kaluar përsipër një ure, ai sheh një grua të përkulur pak më tepër se ç’duhet mbi parmak. Lakuriqësia e qafës së gruas është shenja e parë: “… ndaj së cilës qeshë i ndjeshëm…”, thotë Clamence. Ç’është e vërteta, ai e ndjen se gruaja gjendet në një dëshpërim aq të thellë sa rënia e saj duket e pashmangshme. Dhe ajo bie. Dhe pikërisht këtu fillon rënia e gjatë, e mundimshme, e avokatit tonë. Lexo vazhdimin >>>
Testamenti i Mitrush Kutelit. E rrallë(!)
Ja vlen ta rilexosh…(libra nga Mitrush Kuteli)
Botuar në gazetën “Shqip”, më 30 prill 2009.
E dashur Efterpi,
Këtë letrë, që është, ndofta, e fundit, desha të ta shkruaj me dorë, po nuk mund. Sot nuk e kam dorën të sigurtë, më dridhet. Ti s’je këtu. Ke shkuar me Pandin në Rrushkull për të parë Poliksenin dhe Atalantën. Të nxita më shumë unë. Nga brenga, nga malli. Jam vetëm në shtëpi. Doruntina ka shkuar të lozë me vajzat e Bajramit.
Mendjen e kam të turbullt nga pagjumësia, nga ëndrrat e këqia. Sikur më ndiqnin gjermanët, që të më varnin. Iknja me vrap, hynja në gropa e puse, dilnja prapë. Ata më ndiqnin. Ment më kapnin. Iknja përsëri. Në një çast u gjende edhe ti pranë meje. Dhe iknim. Pastaj u ndamë. Fundja u gjenda i ndjekur nga njerëzit tanë. Prapë gropa, puse, gremina. Sikur isha në Berat, nën Kala. Në një sterrë të Kalasë, pranë Kishës. Më tej, në Fier. Kisha shpëtuar nga ndjekjet dhe kërkonja ndonjë shtëpi për t’u fshehur. Lexo vazhdimin >>>
Magjia të bën me muskuj
Emma Watson, bukuroshja 20 vjeçare që luan rolin e Hermionë Granxherit në filmat e Hary Poterit, thotë se ka vënë muskuj dhe është mbushur me gërvishtje gjatë punës për realizimin e filmit për pjesën e shtatë dhe të fundit, “Harry Potter dhe dhuratat e vdekjes”. Në një intervistë për “Total Film Magazine,” Watson thotë se ka vënë shumë muskuj ndërsa vraponte nëpër pyll gjatë xhirimeve. “Qe një punë e rëndë qoftë nga pikëpamja emocionale ashtu edhe fizikisht. Pavarësisht muskujve dhe gërvishtjeve, më pëlqeu eksperienca e xhirimeve në pyll. Ne e dimë se kjo është finalja e madhe dhe gjithkush po përpiqet të japë maksimumin,” – thotë ajo. Lexo vazhdimin >>>
Kuriozitet: Kush e vrau Makbethin ?
Në këtë datë, në vitin 1057, Makbethi, mbret i skocezëve, u vra në betejë nga Maloklmi i III-të për t’i zënë fronin. Vite më parë, Makbethi kishte vrarë të atin e Malkolmit, Dunkanin e I-rë. Shekspiri e bazoi versionin e vet të historisë së Makbethit mbi Kronikat e Holinshed-it, shkruar nga Rafael Holinshed-i (Raphael Holished). Holinshedi dhe bashkëpunëtorët e tij shkruan kronikat e historive të Anglisë, Skocisë dhe Irlandës, duke siguruar kështu shkrimet, tabelat, hartat dhe kronologjitë e hershme. Dramat Makbethi dhe Mbreti Lir huazuan materiale të bollshme nga kronikat e Holinshedit.
Pse J.K. Rowlling zgjodhi 31 korrikun si ditën e lindjes së Harry Potter-it?
J.K.Rowlling vendosi të ndajë ditëlindjen e vet me atë të personazhit më të famshëm që krijoi. Harry festoi ditëlindjen e tij të njëmbëdhjetë kur u hodh në skenë më 1997 përmes romanit Harry Potter dhe Guri Filozofal. Në atë kohë Rowlling qe e papunë që jetonte me ndihmë ekonomike, por ia doli të shkruajë romanin e parë në një seri me shtatë pjesë. Romani qe aq i suksesshëm sa pak vite më vonë, Rowlling u bë një nga gratë më të pasura në Angli dhe një nga shkrimtarët më të suksesshëm në botë. Pasi përfundoi shkrimin e vëllimit të shtatë mbi magjistarin e ri dhe miqtë e tij, Rowlling filloi të shkruajë një përmbledhje përrallash, të cilat fillimisht qenë përmendur si një roman pikërisht në librin Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes. Rowlling mbushi më 31 korrik 2010, 45 vjeç. Miliona fëmijë dhe të rritur i kanë lexuar librat e saj të përkthyera tashmë në 92 gjuhë të botës. Në shqip, Harry Potter është përkthyer me mjeshtëri nga Amik Kasoruho, i cili i ka bërë personazhet e librit tërësisht të kuptueshëm edhe për fëmijët shqiptarë.
“Nuk është mirë të strehohesh nëpër ëndrra dhe të harrosh të jetosh,” – thotë J.K. Rowlling
Princi i vogël dhe planeti i tij
Si quhet planeti i vockël në librin “Princi i vogël”? Planeti – apo asteroid – quhet B-612; Ai është raportuar një herë nga një astronom turk që e pa përmes një teleskopi. Antoine de Saint-Exupéry, aviator dhe autori i librit Le Petit Prince, (Princi i vogël), lindi më 29 qershor 1900. Saint-Exupéry përdori dashurinë e tij për fluturimin dhe dashurinë për të shkruarin me qëllimin për të krijuar përrallën e një aviatori që takohet me sundimtarin e vockël të planetit më të vogël në sistemin diellor. Kjo është ndoshta alegoria më e famshme mbi rëndësinë e pafajësisë dhe dashurisë. Princi i vogël u shkrua në vitet 1940, gjatë luftës së Dytë Botërore. Saint-Exupéry u arratis nga Franca për në Nju Jork. Nostalgjia e tij për kohët e shkuara idilike dhe për shtëpinë e vet janë të dukshme në libër. Lexo vazhdimin >>>