Merr pjesë dhe fito një libër FALAS

Fito 1 liber FALAS

Përshëndetje miq të librit,

Këtë muaj po fillojmë një nismë të re që besojmë do jetë me interes për të gjithë ju që na vizitoni dhe merrni pjesë në mënyrë aktive në faqen tonë. Këtë muaj (prill 2010) disa prej jush do kenë mundësinë të fitojnë një libër FALAS pa asnjë detyrim tjetër.

Si do mund ta fitoni librin FALAS?

Procedura është shumë e thjeshtë, mjafton të shkruani përshtypjen tuaj për librin apo librat që keni lexuar. Më pas, në fund të muajit, emri juaj do të futet në shorteun tonë për të fituar një libër FALAS. Oferta është e vlefshme deri me datë 30 prill. Lexo vazhdimin >>>

Tani mund t’i lexoni përshtypjet brenda faqes së librit!

Pershtypje per librin (imazh)Ju njoftojmë se kemi mbaruar me sukses instalimin e një moduli të ri për përshtypjet që shkruhen për librat. Me pak fjalë, moduli i ri mundëson shfaqjen e përshtypjeve brenda faqes së librit përkatës. Kjo e bën më të lehtë leximin e tyre dhe gjithashtu shpresojmë do t’ju inkurajojë të shkruani përshtypjet tuaja.

Shembuj të librave me përshtypje…

Shkruani përshtypjet tuaja për librat e rinj

Kloroform, Klada  Buda (imazhi) “Kloroform” nga Klara Buda: Libri u publikua në muajin janar dhe vazhdon të pritet mirë nga lexuesit tanë dhe nga media frënge.

“Simboli i humbur” nga Dan Brown: Libri më i fundit i autorit që solli Kodin e Da Vinçit mbetet i njëjtë në cilësinë e tregimit dhe po aq intrigues në detajet që shpjegon.

Albumi “Malli Për Mëmëdhenë“, është një ndërthurje e vjershave të vjershëtorëve tanë më të njohur që i këndojnë Shqipërisë, me fotografi me bukuritë e rralla të natyrës shqiptare të krahinave të ndryshme të vendit tonë dhe me dorëshkrime të vërteta të vjershëtorëve shqiptarë të sjella në këtë publikim. Albumi është i printuar në letër cilësore dhe sugjerohet shumë si libër për t’u dhuruar.

Gjithashtu ju inkurajojmë të shkruani përshtypjet tuaja për librat më të shitur 2009.

Ja pse i duam përshtypjet tuaja!

Në ditën e sotme kur informacioni për librat mund të merret nga shumë burime, miqtë dhe përshtypjet e atyre që i kanë lexuar vazhdojnë të mbeten ndër faktorët kryesorë për librat që ju zgjidhni të lexoni.

Këtu te ShtepiaeLibrit.com ne përpiqemi që t’ju sugjerojmë shumë libra, por njëkohësisht e dimë që jo të gjithë mund të jenë sipas nevojave tuaja prandaj vazhdimisht kërkojmë ndihmë me përshtypjet tuaja për librat që keni lexuar.

Në këtë mënyrë të gjithë kontribuojmë në gjetjen dhe zgjedhjen e librave të duhur për nevojat e gjithsecilit.

Si mund ta bëni këtë:
1. Logohuni në faqen tonë
2. Gjeni librin që keni lexuar, dhe
3. Shkruani përshtypjen tuaj…

Shkruani përshtypjet tuaja !

Këtu mund të lini pershtypjet tuaja për faqen tonë ShtepiaeLibrit.com si dhe do të vlerësonim shumë edhe sugjerimet tuaja për përmirësimin e mëtejshëm të shërbimit tonë.

Gjithashtu, nëse dëshironi, ju mund të shkruani përshtypjet tuaja për librin ose librat shqip që keni lexuar.

Faleminderit,
Elvisi & Gjergji