Fituesit, librat dhe autorët më të komentuar te Shtëpia e Librit
Përshëndetje miq të librit!
Në fillim të muajit prill shpallëm fillimin e fushatës “merr pjesë dhe fito një libër FALAS”. Përgjigja e miqve të librit ishte e mrekullueshme dhe tashmë ju mund të lexoni mbi 220 përshtypje të ndryshme për titujt në faqen tonë. Kemi gjithashtu kënaqësinë të shpallim publikisht dhe fituesit e këtij shorteu që janë:
- Diellza Kastrati
- Erjona Milaqi
- Luan Kërleshi
- Veron Dobroshi
Ndërkohë ju ftojmë të shihni edhe librat më të komentuar të organizuar sipas autorëve shqiptare dhe të huaj.
Librat më të komentuar nga letërsia shqiptare
- Bagëti e bujqësi, Naim Frashëri
- Darka e gabuar, Ismail Kadare
- Dashuri apo urrejtje, Brunilda Zllami
- Dite kafenesh, Ismail Kadare
- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Ismail Kadare
- Hasta la vista, (Botim i plotë), Petro Marko
- Juvenilia dhe vjersha të tjera, Ndre Mjeda
- Kanuni i Lekë Dukagjinit (anglisht)
- Katër stinët, Naim Frasheri
- Kështjella, Ismail Kadare
- Kronikë në gur, Ismail Kadare
- Kush e solli Doruntinën, Ismail Kadare
- Migjeni, vepra
- Princesha Argjiro, Ismail Kadare
- Tregime të motshme shqiptare, Mitrush Kuteli
Librat më të komentuar nga letërsia botërore
- Ana me sy të gjelbër, Sveva Casati Modignani
- Dashuria në kohërat e kolerës, Gabriel G. Marquez
- Ditari, Anne Frank
- Don Kishoti i Mances I, Miguel de Cervantes Saavedra
- E fshehta e unazës prej rubini, Yvonne MacGrory
- Engjej dhe Djaj, Dan Brown
- Gjuetari i balonave, Khaled Hosseini
- Seria e Harry Potter nga J.K. Rowling
- Kodi Da Vinci, Dan Brown
- Kryezoti i Unazave, Besëlidhja e Unazës, J. R. R. Tolkien
- Odiseja, Homeri
- Oliver Tuist, Charles Dickens
- Plaku dhe deti, Ernest Hemingway
- Romeo dhe Zhulieta, Uiliam Shekspir
- Tre shokët, Erih Maria Remark
Merr pjesë dhe fito një libër FALAS

Përshëndetje miq të librit,
Këtë muaj po fillojmë një nismë të re që besojmë do jetë me interes për të gjithë ju që na vizitoni dhe merrni pjesë në mënyrë aktive në faqen tonë. Këtë muaj (prill 2010) disa prej jush do kenë mundësinë të fitojnë një libër FALAS pa asnjë detyrim tjetër.
Si do mund ta fitoni librin FALAS?
Procedura është shumë e thjeshtë, mjafton të shkruani përshtypjen tuaj për librin apo librat që keni lexuar. Më pas, në fund të muajit, emri juaj do të futet në shorteun tonë për të fituar një libër FALAS. Oferta është e vlefshme deri me datë 30 prill. Lexo vazhdimin >>>
Librat e rinj: mbi 18 tituj të ndryshëm nga 1 shtatori
Romane & Tregime
Historia & Aktualiteti
Ekonomia & Biznesi
Poezi
Për fëmijë
Të tjerë
Një fëmijë që lexon, është një fëmijë i lumtur!
Përshëndetje miq të librit,
Afrimi i 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, është sigurisht një kohë ku çdo fëmijë ka të drejtë të festojë dhe gëzojë së bashku me familjen dhe të afërmit. Në këtë kohë, mbase edhe ju si prind apo i afërm i një fëmije, jeni duke menduar se çfarë do të bëni me këtë rast. Ndoshta, ju keni menduar për të blerë ndonjë lodër ose po planifikoni ndonjë aktivitet të veçantë së bashku me fëmijën, në mënyrë që ai apo ajo ta festojë sa më bukur. Por, ne këtu te Shtëpia e Librit jemi të bindjes se “një fëmijë që lexon, është një fëmijë i lumtur”! Lexo vazhdimin >>>
Postimi falas per blerjet mbi 15 dollare
Pershendetje miq te librit!
Kishim ca kohe qe po mendonin se si mund ta benim me terheqese mundesine e blerjes se librave per ju qe jeni me banim ne Shqiperi. Megjithese, kostoja e blerjes dhe postimit te librave ne Shqiperi eshte e ulet, ne vendosem te ofrojme postim falas per cdo porosi me vlere 15 dollare.
Thene ndryshe, nese totali i librave qe ju deshironi te blini eshte 15 dollare ose me shume, atehere postimi i librave qe deshironi te porosisni behet plotesisht falas nga ana jone. Lexo vazhdimin >>>