Libra të rinj: Camus dhe Beckett, histori absurdi në shqip

Malone vdes, Samuel BeckettDy nobeslistë “flasin” shqip. Këto ditë, shtëpia botuese “Tirana Times” ka hedhur në qarkullim dy tituj të rinj, nga dy shkrimtarë nobelistë: Albert Camus (1957) dhe Samuel Beckett (1969). Bëhet fjalë për dy romane, “Rënia” dhe “Malone vdes“.

Renia, Alber CamusRomani “Rënia” është botuar për herë të parë më 1956, vetëm një vit para marrjes së çmimit “Nobel”. Mbase romani më i zymtë i Camus. I ndërtuar në gjashtë kapituj pa numër, ai vë në skenë një gjykatës-pendestar, siç e quan ai, Jean-Baptiste Clamence, i cili ka punuar dikur si avokat. Në fillim, gjithçka flet për të: rini, lavdi, femra. Oratoria e tij bën që të jetë i pari kudo. Të gjithë e adhurojnë, e duan, e dëgjojnë, çdo fjalë e tij është më e drejta, më e sakta, më e pakundërshtueshmja. Mirëpo, e tërë kjo përmbyset një natë kur, duke kaluar përsipër një ure, ai sheh një grua të përkulur pak më tepër se ç’duhet mbi parmak. Lakuriqësia e qafës së gruas është shenja e parë: “… ndaj së cilës qeshë i ndjeshëm…”, thotë Clamence. Ç’është e vërteta, ai e ndjen se gruaja gjendet në një dëshpërim aq të thellë sa rënia e saj duket e pashmangshme. Dhe ajo bie. Dhe pikërisht këtu fillon rënia e gjatë, e mundimshme, e avokatit tonë. Lexo vazhdimin >>>

‘Stambolli’ i shkrimtarit Orhan Pamuk dhe vendlindjet ku duket se prej nuk ndodh asgjë

Autor: Arian Leka

Stambolli, Kujtime dhe qyteti, Ohran PamukKatër vjet më parë, teksa lexoja romanin “Unë jam e kuqja”, m’u krijua bindja se kisha njohur jo vetëm personazhet, por edhe autorin e veprës, ndaj nuk më mbetet tjetër veçse t’i uroj shkrimtarit Orhan Pamuk rikthimin në gjuhën time përmes librit ‘Stamboll – kujtime dhe qyteti’ e sakaq të mendoj se kështu si ka ardhur jeta, njerëzit nuk munden më t’i shmangen njëri-tjetrit dhe mos një herë, një herë do të takohen në qendra apo në periferitë e qendrave, në krye të rrugëve apo në fund të kapitujve të një romani, si për t’i thënë në ngut e sipër njëri-tjetrit: “po rendim më shumë se dikur…” Po për ku…?…Në kërkim të kujt…? Lexo vazhdimin >>>

Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

Nga: Alma Mile

Kodi Civil 1929 (Kodi i Zogut)Është treguar një diplomat servil ndaj shteteve të mëdha, duke u huazuar ligjet, apo dëshironte vërtetë më të mirën. Sot, kjo nuk përbën ndonjë rëndësi shumë të madhe. Kanë kaluar plot 81 vjet qysh atëherë dhe ai vazhdon të jetë aktual. Juristët vazhdojnë t’i referohen, ndërsa nuk të lë indiferent fakti që Shqipëria, vendi më i prapambetur në Evropë, të kishte një legjislacion aq të përparuar për kohën. Shtëpia botuese “Papirus” sapo ka hedhur në qarkullim “Kodin Civil të Zogut“. Një ribotim, i cili i qëndron besnik origjinalit, jo vetëm në përmbajtje, por edhe në gjuhë, terminologji, por edhe në format. Periudha e mbretërimit të Ahmet Zogut ka qenë një ndër kapitujt më pak dhe më keq të trajtuara në historinë e Shqipërisë. Gjatë viteve të diktaturës komuniste, ajo trajtohej thjesht dhe vetëm si një periudhë “obskurantiste”, e “prapambetur”, etiketime këto, me të cilat bie ndesh kodi që kemi marrë në duar. Lexo vazhdimin >>>

Librat e rinj që ju rekomandojmë

Përshëndetje miq të librit!

Kur bëmë sondazhin tonë herën e fundit, shumica dërmuesve e pjesëmarrësve kërkuan t’u ofronim më shumë informacion për librat në përgjithësi, dhe sigurisht për librat e rinj në veçanti. Në përmbushje të kësaj kërkese, këtu te Shtëpia e Librit përpiqemi që periodikisht t’ju informojmë dhe sugjerojmë në lidhje me librat e rinj që dalin në botim. Për më tepër ju ftojmë të konsideroni librat në vazhdim.

Burra qe urrejne grate, Stieg LarssonBurra që urrejnë gratë, Stieg Larsson (roman)
Një libër mahnitës, që do t’ju mbajë zgjuar deri në agim. Historia e familjes Vanger është një histori e gjatë, e kobshme, mbushur me urrejtje, grindje familjare dhe kurnacëri të paimagjinueshme, që do t’i bëjë historitë e Shekspirit të ringjallen pikërisht aty. Arsyeja e gjithë këtyre është e thjeshtë: hakmarrja.
Vajzat me celes ne qafe, Lindita ArapiVajzat me çelës në qafë, Lindita Arapi (prozë bashkëkohore)
Sa rëndon mbi ne e shkuara, e jona e etërve, e gjyshërve? Sa e mbajnë mbi vete pasardhësit barrën e dhimbjes e padrejtësitë që ndjenë të parët? A kapërcen vuajtja brezat, duke u transmentuar në kohë, duke u kthyer në peng që vranëson të tashmen e pasardhësve? A shëron rrëfimi vuajtjen? Kjo është zanafilla e romanit të Lindita Arapit.
Jeta e fshehte e Salvador DaliseJeta e fshehtë e Salvador Dalisë, e treguar nga ai vetë (biografi)
Salvatore Dali është një nga origjinalët më të mëdhenj të shekullit XX. Tablotë e tij gjeniale janë të njohura, madje edhe për ata që nuk shfaqin ndonjë interesim të veçantë për artin pamor. Ndërsa zbulimet tronditëse lidhur me jetën e tij, si dhe arsyetimet e holla ironike për njerëzit e sendet, i japin mundësi lexuesit që, me sytë e mjeshtrit të madh të të parit të botës, ta shikojë botën që e rrethon ndryshe nga ç’është pranuar nga të gjithë.

Lexo vazhdimin >>>

Aksidenti, romani më i ri nga Ismail Kadare

Përshëndetje miq të librit!

Kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë me romanin më të ri të shkrimtarit tonë Ismail Kadare.

Aksidenti, Ismail KadareNë një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës.

Kështu ka filluar ngjarja e përshkruar në romanin “Aksidenti”, e para vepër e autorit që, përpara se të botohej në shqip, është përkthyer e botuar ndërkaq në disa vende të Europës.

“Në këtë vepër magjistrale, thuhet në paraqitjen e botimit francez, Kadare është përpjekur të tregojë të patregueshmen: një histori dashurie apo nj histori vrasjeje, apo ndoshta një tjetër histori, që i mbulon të dyja si një maskë? Pyetja, gjer në mbarim të librit, nuk i ndahet lexuesit.” Lexo vazhdimin >>>

Më shumë libra nga shtëpia botuese “DITURIA”

Përshëndetje miq të librit,

Shtepia botuese DITURIAKemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se këtë vit kemi konkretizuar bashkëpunimin tonë me shtëpinë botuese “Dituria”. Që prej vitit 1991 DITURIA është kthyer ndër botuesit më të rëndësishëm në sferën e librave shqip dhe tani e tutje ju do keni mundësinë të gjeni një prezantim më të plotë të botimeve të saj në faqen tonë.

Procesi i vendosjes së librave online do të vazhdojë në javët dhe muajt në vazhdim pasi bëhet fjalë për disa qindra tituj. Ndërkohë, ne do t’ju njoftojmë herë pas here, siç po bëjmë edhe sot, për librat që janë sakaq të disponueshëm në faqen tonë. Lexo vazhdimin >>>

Tani mund t’i lexoni përshtypjet brenda faqes së librit!

Pershtypje per librin (imazh)Ju njoftojmë se kemi mbaruar me sukses instalimin e një moduli të ri për përshtypjet që shkruhen për librat. Me pak fjalë, moduli i ri mundëson shfaqjen e përshtypjeve brenda faqes së librit përkatës. Kjo e bën më të lehtë leximin e tyre dhe gjithashtu shpresojmë do t’ju inkurajojë të shkruani përshtypjet tuaja.

Shembuj të librave me përshtypje…

Shkruani përshtypjet tuaja për librat e rinj

Kloroform, Klada  Buda (imazhi) “Kloroform” nga Klara Buda: Libri u publikua në muajin janar dhe vazhdon të pritet mirë nga lexuesit tanë dhe nga media frënge.

“Simboli i humbur” nga Dan Brown: Libri më i fundit i autorit që solli Kodin e Da Vinçit mbetet i njëjtë në cilësinë e tregimit dhe po aq intrigues në detajet që shpjegon.

Albumi “Malli Për Mëmëdhenë“, është një ndërthurje e vjershave të vjershëtorëve tanë më të njohur që i këndojnë Shqipërisë, me fotografi me bukuritë e rralla të natyrës shqiptare të krahinave të ndryshme të vendit tonë dhe me dorëshkrime të vërteta të vjershëtorëve shqiptarë të sjella në këtë publikim. Albumi është i printuar në letër cilësore dhe sugjerohet shumë si libër për t’u dhuruar.

Gjithashtu ju inkurajojmë të shkruani përshtypjet tuaja për librat më të shitur 2009.

Faqja ne vazhdim →