Pse J.K. Rowlling zgjodhi 31 korrikun si ditën e lindjes së Harry Potter-it?
J.K.Rowlling vendosi të ndajë ditëlindjen e vet me atë të personazhit më të famshëm që krijoi. Harry festoi ditëlindjen e tij të njëmbëdhjetë kur u hodh në skenë më 1997 përmes romanit Harry Potter dhe Guri Filozofal. Në atë kohë Rowlling qe e papunë që jetonte me ndihmë ekonomike, por ia doli të shkruajë romanin e parë në një seri me shtatë pjesë. Romani qe aq i suksesshëm sa pak vite më vonë, Rowlling u bë një nga gratë më të pasura në Angli dhe një nga shkrimtarët më të suksesshëm në botë. Pasi përfundoi shkrimin e vëllimit të shtatë mbi magjistarin e ri dhe miqtë e tij, Rowlling filloi të shkruajë një përmbledhje përrallash, të cilat fillimisht qenë përmendur si një roman pikërisht në librin Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes. Rowlling mbushi më 31 korrik 2010, 45 vjeç. Miliona fëmijë dhe të rritur i kanë lexuar librat e saj të përkthyera tashmë në 92 gjuhë të botës. Në shqip, Harry Potter është përkthyer me mjeshtëri nga Amik Kasoruho, i cili i ka bërë personazhet e librit tërësisht të kuptueshëm edhe për fëmijët shqiptarë.
“Nuk është mirë të strehohesh nëpër ëndrra dhe të harrosh të jetosh,” – thotë J.K. Rowlling
Princi i vogël dhe planeti i tij
Si quhet planeti i vockël në librin “Princi i vogël”? Planeti – apo asteroid – quhet B-612; Ai është raportuar një herë nga një astronom turk që e pa përmes një teleskopi. Antoine de Saint-Exupéry, aviator dhe autori i librit Le Petit Prince, (Princi i vogël), lindi më 29 qershor 1900. Saint-Exupéry përdori dashurinë e tij për fluturimin dhe dashurinë për të shkruarin me qëllimin për të krijuar përrallën e një aviatori që takohet me sundimtarin e vockël të planetit më të vogël në sistemin diellor. Kjo është ndoshta alegoria më e famshme mbi rëndësinë e pafajësisë dhe dashurisë. Princi i vogël u shkrua në vitet 1940, gjatë luftës së Dytë Botërore. Saint-Exupéry u arratis nga Franca për në Nju Jork. Nostalgjia e tij për kohët e shkuara idilike dhe për shtëpinë e vet janë të dukshme në libër. Lexo vazhdimin >>>
Diskutim: Na sugjeroni librat që duhet të lexojmë këtë verë 2010!
Përshëndetje miq të librit!
Stina e nxehtë tashmë ka filluar dhe së bashku me përgatitjet për pushimet e verës menduam t’ju kërkojmë ndihmë sërish me sugjerimet tuaja për librat dhe autorët që do t’ia vlente t’i lexoje gjatë kësaj vere nën çadrën e plazhit.
Në këto dy vite, që kur e filluam këtë nismë (2008, 2009), shumë prej jush na kanë ndihmuar me sugjerime shumë të mira çdo verë dhe prandaj e mirëpresim kontributin tuaj edhe për këtë verë.
Çfarë librash keni lexuar që ju kanë pëlqyer në mënyrë të veçantë? Çfarë librash keni në plan të lexoni këtë verë? Na sugjeroni librat dhe autorët e preferuar dhe ne do kujdesemi që t’ua kalojmë këtë informacion të gjithë vizitorëve tanë kudo që janë!!
Ideja është e thjeshtë! Në vend që t’jua sugjerojmë ne librat që mund të lexoni, po ju kërkojmë juve të sugjeroni titujt apo autorët që do ishin me interes edhe për lexuesit e tjerë. Sugjerimet tuaja janë plotësisht të lira, e vetmja gjë që do t’ju kërkonim është që të fokusoheni kryesisht te librat e botuar në gjuhën shqipe.
Mos harroni t’i shkruani ato këtu poshtë te komentet. Faleminderit
Më shumë libra nga shtëpia botuese “DITURIA”
Përshëndetje miq të librit,
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se këtë vit kemi konkretizuar bashkëpunimin tonë me shtëpinë botuese “Dituria”. Që prej vitit 1991 DITURIA është kthyer ndër botuesit më të rëndësishëm në sferën e librave shqip dhe tani e tutje ju do keni mundësinë të gjeni një prezantim më të plotë të botimeve të saj në faqen tonë.
Procesi i vendosjes së librave online do të vazhdojë në javët dhe muajt në vazhdim pasi bëhet fjalë për disa qindra tituj. Ndërkohë, ne do t’ju njoftojmë herë pas here, siç po bëjmë edhe sot, për librat që janë sakaq të disponueshëm në faqen tonë. Lexo vazhdimin >>>
Cmimet për letërsinë shqipe 2009
Në fillim të muajit shkurtit Ministria e Kulturës shpalli Çmimet Kombëtare të Letërsisë 2009.
“Çmimi i Madh i Letërsisë”: Iu dha shkrimtarit Agron Tufa, për librin “Thembra e Akcilit” për stilin postmodern, për risinë e zhanrit të miniaturës, për çlirimin e gjuhës nga klishetë dhe për nivele të larta të shkrimit të shqipes.
“Çmimi Gjergj Fishta” : Iu dha studiuesit Ardian Vehbiu për vështrimin e thellë sociogjuhësor të deformimit të shqipes nën trysninë e dogmës komuniste, duke e vlerësuar për stilin postmodern, nivelin e lartë të shkrimit të shqipes dhe çlirimin e letërsisë nga klishetë.
“Çmimi Faik KONICA“: Iu dha studiueses Floresha Dado për librin “Sfidat teorike të historiografisë letrare” për trajtimin origjinal të temave të rëndësishme të debatit teorik letrar shqiptar.
“Çmimi Fan NOLI”: Iu dha përkthyesit Afrim Koçi për përkthimin në një shqipe të admirueshme të kryeveprës së nobelistit Tomas Mann “Mali Magjik”. Lexo vazhdimin >>>
Librat & autorët më të shitur për vitin 2009
Nisur nga suksesi i vjetshëm ku lista jonë e librave më të shitur gjatë vitit 2008 ngjalli mjaft interes, vendosëm ta përsërisim eksperiencën dhe ta bëjmë atë traditë.
Viti 2009 ishte një vit i vështirë për mjaft njerëz dhe biznese në të gjithë botën, por ajo që ne mundëm të vëzhgojmë ishte fakti se dëshira e lexuesve shqipfolës i bëri ballë kësaj sfide.
Paraprakisht, ju sqarojmë se lista e librave më të shitur për vitin 2009 ju ofron titujt dhe autorët që klientët tanë (jashtë dhe brenda vendit) përzgjodhën gjatë vitit 2009. Për t’ju orientuar më mirë, kjo listë është e ndarë sipas kategorive kryesore: letërsia shqiptare, letërsia botërore, letërsia për fëmijë, historia & aktualiteti, filozofia & sociologjia, libra të tjerë. Gjithashtu këtë vit kemi shtuar edhe kategoritë për: autorët shqiptarë dhe autorët e huaj më të kërkuar. Lexo vazhdimin >>>
Librat e rinj: mbi 18 tituj të ndryshëm nga 1 shtatori
Romane & Tregime
Historia & Aktualiteti
Ekonomia & Biznesi
Poezi
Për fëmijë
Të tjerë