Fjalë të skalitura në letër, vepra e Odhise Paskalit
Duket sikur promovimi i disa librave është pothuajse i panevojshëm, por nevoja e çdokujt për informim, dhe mbi të gjitha vetë vlerat kulturore të një vepre e bëjnë këtë proces të pashmangshëm.
Në fakt veprat skulpturore të Odhise Paskalit janë ndër referencat vizuale më të mirënjohura jo vetëm brenda Shqipërisë por ndërkombtarisht për vetë vendin tonë. Mjafton të përmendim statujwn e heroit tonë kombëtar që mbizotëron sheshin kryesor të Tiranës për të kuptuar vlerat që mbart vepra e skulptorit të popullit. Por mbase më pak të njohura janë veprat e skalitura në letër.
Në fakt libri me esse, Shpirti im i ripërtërirë, përmbledhur dhe përgatitur më shumë përkujdesje nga bija e autorit përmban mbi 810 ese të ndryshme, kryesisht nga një paragraf secila, që trajtojnë tema nga më të ndryshmet si p.sh. djalëria, bukuria, sekreti, femra, agimi, gjumi, leximi i mendimit, fjala, shoqata njerëzore, trimëria civile, frika, koncepti i Zotit, natyra dhe edukata, pleqëria, etj. Lexo vazhdimin >>>
Testamenti i Mitrush Kutelit. E rrallë(!)
Ja vlen ta rilexosh…(libra nga Mitrush Kuteli)
Botuar në gazetën “Shqip”, më 30 prill 2009.
E dashur Efterpi,
Këtë letrë, që është, ndofta, e fundit, desha të ta shkruaj me dorë, po nuk mund. Sot nuk e kam dorën të sigurtë, më dridhet. Ti s’je këtu. Ke shkuar me Pandin në Rrushkull për të parë Poliksenin dhe Atalantën. Të nxita më shumë unë. Nga brenga, nga malli. Jam vetëm në shtëpi. Doruntina ka shkuar të lozë me vajzat e Bajramit.
Mendjen e kam të turbullt nga pagjumësia, nga ëndrrat e këqia. Sikur më ndiqnin gjermanët, që të më varnin. Iknja me vrap, hynja në gropa e puse, dilnja prapë. Ata më ndiqnin. Ment më kapnin. Iknja përsëri. Në një çast u gjende edhe ti pranë meje. Dhe iknim. Pastaj u ndamë. Fundja u gjenda i ndjekur nga njerëzit tanë. Prapë gropa, puse, gremina. Sikur isha në Berat, nën Kala. Në një sterrë të Kalasë, pranë Kishës. Më tej, në Fier. Kisha shpëtuar nga ndjekjet dhe kërkonja ndonjë shtëpi për t’u fshehur. Lexo vazhdimin >>>
Diskutim: Na sugjeroni librat që duhet të lexojmë këtë verë 2010!
Përshëndetje miq të librit!
Stina e nxehtë tashmë ka filluar dhe së bashku me përgatitjet për pushimet e verës menduam t’ju kërkojmë ndihmë sërish me sugjerimet tuaja për librat dhe autorët që do t’ia vlente t’i lexoje gjatë kësaj vere nën çadrën e plazhit.
Në këto dy vite, që kur e filluam këtë nismë (2008, 2009), shumë prej jush na kanë ndihmuar me sugjerime shumë të mira çdo verë dhe prandaj e mirëpresim kontributin tuaj edhe për këtë verë.
Çfarë librash keni lexuar që ju kanë pëlqyer në mënyrë të veçantë? Çfarë librash keni në plan të lexoni këtë verë? Na sugjeroni librat dhe autorët e preferuar dhe ne do kujdesemi që t’ua kalojmë këtë informacion të gjithë vizitorëve tanë kudo që janë!!
Ideja është e thjeshtë! Në vend që t’jua sugjerojmë ne librat që mund të lexoni, po ju kërkojmë juve të sugjeroni titujt apo autorët që do ishin me interes edhe për lexuesit e tjerë. Sugjerimet tuaja janë plotësisht të lira, e vetmja gjë që do t’ju kërkonim është që të fokusoheni kryesisht te librat e botuar në gjuhën shqipe.
Mos harroni t’i shkruani ato këtu poshtë te komentet. Faleminderit
Banane-banane-banane
Çfarë është republika e bananes? Është e sigurtë se nuk ka asnjë lidhje me firmën e veshjeve që mban të njëjtin emër. Është një krijim i letërsisë. Në fillim të shekullit të njëzetë, shumë kompani amerikane të tregtimit të frutave blenë me çmime të papërfillshme territore të stërmëdha në Amerikën Qëndrore, për të cilat paguanin taksa të ulëta apo nuk paguanin asgjë. Prodhimi i bananeve qe eksporti më i rëndësishëm për këto vende, por fitimet përfundonin pothuajse të gjitha në xhepat e zyrtarëve të qeverive. Në librin e tij me tregime të shkurtra, “Lakra dhe Mbretër”, O.Henry foli për një shtet që gjendej në Amerikën Qëndrore dhe që quhej “Republika e Bananes.” Ky term u përdor më vonë për të përshkruar vende të korruptuara nën kontrollin e kompanive private. Amerikanët u njohën formalisht me bananen më 1867, në një ekspozitë në Filadelfia, ku shitën banane për 10 cent copa. Kompanitë e bananeve thuhet që nga ajo kohë, ky frut ekzotik nuk ka reshtur së frymëzuari shkrimtarët por ka ndezur edhe fantazinë e njerëzve të tjerë si afrodiziak. Lexo vazhdimin >>>
Librat e rinj që ju rekomandojmë
Përshëndetje miq të librit!
Kur bëmë sondazhin tonë herën e fundit, shumica dërmuesve e pjesëmarrësve kërkuan t’u ofronim më shumë informacion për librat në përgjithësi, dhe sigurisht për librat e rinj në veçanti. Në përmbushje të kësaj kërkese, këtu te Shtëpia e Librit përpiqemi që periodikisht t’ju informojmë dhe sugjerojmë në lidhje me librat e rinj që dalin në botim. Për më tepër ju ftojmë të konsideroni librat në vazhdim.
Burra që urrejnë gratë, Stieg Larsson (roman)Një libër mahnitës, që do t’ju mbajë zgjuar deri në agim. Historia e familjes Vanger është një histori e gjatë, e kobshme, mbushur me urrejtje, grindje familjare dhe kurnacëri të paimagjinueshme, që do t’i bëjë historitë e Shekspirit të ringjallen pikërisht aty. Arsyeja e gjithë këtyre është e thjeshtë: hakmarrja. |
Vajzat me çelës në qafë, Lindita Arapi (prozë bashkëkohore)Sa rëndon mbi ne e shkuara, e jona e etërve, e gjyshërve? Sa e mbajnë mbi vete pasardhësit barrën e dhimbjes e padrejtësitë që ndjenë të parët? A kapërcen vuajtja brezat, duke u transmentuar në kohë, duke u kthyer në peng që vranëson të tashmen e pasardhësve? A shëron rrëfimi vuajtjen? Kjo është zanafilla e romanit të Lindita Arapit. |
Jeta e fshehtë e Salvador Dalisë, e treguar nga ai vetë (biografi)Salvatore Dali është një nga origjinalët më të mëdhenj të shekullit XX. Tablotë e tij gjeniale janë të njohura, madje edhe për ata që nuk shfaqin ndonjë interesim të veçantë për artin pamor. Ndërsa zbulimet tronditëse lidhur me jetën e tij, si dhe arsyetimet e holla ironike për njerëzit e sendet, i japin mundësi lexuesit që, me sytë e mjeshtrit të madh të të parit të botës, ta shikojë botën që e rrethon ndryshe nga ç’është pranuar nga të gjithë. |
Lexo vazhdimin >>> |
Aksidenti, romani më i ri nga Ismail Kadare
Përshëndetje miq të librit!
Kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë me romanin më të ri të shkrimtarit tonë Ismail Kadare.
Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës.
Kështu ka filluar ngjarja e përshkruar në romanin “Aksidenti”, e para vepër e autorit që, përpara se të botohej në shqip, është përkthyer e botuar ndërkaq në disa vende të Europës.
“Në këtë vepër magjistrale, thuhet në paraqitjen e botimit francez, Kadare është përpjekur të tregojë të patregueshmen: një histori dashurie apo nj histori vrasjeje, apo ndoshta një tjetër histori, që i mbulon të dyja si një maskë? Pyetja, gjer në mbarim të librit, nuk i ndahet lexuesit.” Lexo vazhdimin >>>
Fituesit, librat dhe autorët më të komentuar te Shtëpia e Librit
Përshëndetje miq të librit!
Në fillim të muajit prill shpallëm fillimin e fushatës “merr pjesë dhe fito një libër FALAS”. Përgjigja e miqve të librit ishte e mrekullueshme dhe tashmë ju mund të lexoni mbi 220 përshtypje të ndryshme për titujt në faqen tonë. Kemi gjithashtu kënaqësinë të shpallim publikisht dhe fituesit e këtij shorteu që janë:
- Diellza Kastrati
- Erjona Milaqi
- Luan Kërleshi
- Veron Dobroshi
Ndërkohë ju ftojmë të shihni edhe librat më të komentuar të organizuar sipas autorëve shqiptare dhe të huaj.
Librat më të komentuar nga letërsia shqiptare
- Bagëti e bujqësi, Naim Frashëri
- Darka e gabuar, Ismail Kadare
- Dashuri apo urrejtje, Brunilda Zllami
- Dite kafenesh, Ismail Kadare
- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Ismail Kadare
- Hasta la vista, (Botim i plotë), Petro Marko
- Juvenilia dhe vjersha të tjera, Ndre Mjeda
- Kanuni i Lekë Dukagjinit (anglisht)
- Katër stinët, Naim Frasheri
- Kështjella, Ismail Kadare
- Kronikë në gur, Ismail Kadare
- Kush e solli Doruntinën, Ismail Kadare
- Migjeni, vepra
- Princesha Argjiro, Ismail Kadare
- Tregime të motshme shqiptare, Mitrush Kuteli
Librat më të komentuar nga letërsia botërore
- Ana me sy të gjelbër, Sveva Casati Modignani
- Dashuria në kohërat e kolerës, Gabriel G. Marquez
- Ditari, Anne Frank
- Don Kishoti i Mances I, Miguel de Cervantes Saavedra
- E fshehta e unazës prej rubini, Yvonne MacGrory
- Engjej dhe Djaj, Dan Brown
- Gjuetari i balonave, Khaled Hosseini
- Seria e Harry Potter nga J.K. Rowling
- Kodi Da Vinci, Dan Brown
- Kryezoti i Unazave, Besëlidhja e Unazës, J. R. R. Tolkien
- Odiseja, Homeri
- Oliver Tuist, Charles Dickens
- Plaku dhe deti, Ernest Hemingway
- Romeo dhe Zhulieta, Uiliam Shekspir
- Tre shokët, Erih Maria Remark


