Librat më të shitur gjatë vitit 2008

Këtë fillim viti vendosëm t’ju paraqesim listat e librave më të shitur për vitin 2008. Veçantia qëndron në faktin se listat tregojnë titujt që klientët tanë përzgjodhën gjatë vitit që kaloi. Për t’ju orientuar më mirë, listat janë të ndara sipas kategorive kryesore (letërsia shqiptare, botërore, për fëmijë, etj).

Librat me te shitur 2008

Lexo vazhdimin >>>

Libri “Guximi për të shpresuar” nga Barack Obama

Guximi për të shpresuar, Barack ObamaAsnjë udhëheqës amerikan, që prej librit Profile Kuraje të Presidentit Xhon F. Kenedi, nuk ka shkruar një traktat politik më të kthjellët, më të mprehtë dhe më gjallërues se libri Guximi për të shpresuar i Barack Obama-s. Faqet e këtij libri përmbajnë analiza të mirëpeshuara mbi ndikimet jetëgjata të së shkuarës mbi realitetet e sotme amerikane, ide të thella mbi botën e sotme të ndërlikuar dhe plot sfida, si dhe, mbi të gjitha, një vizion frymëzues mbi mundësitë e pafundme të së nesërmes. Për më tepër, me rezultatet e zgjedhjeve të 4 nëntorit 2008, ky libër sfidues na hap një dritare nga ku mund të shohim parimet morale dhe shoqërore që do të udhëheqin në detyrë njeriun e parë afroamerikan të zgjedhur president në historinë e Shteteve të Bashkuara. Duke qenë vetë një afroamerikan dhe adhurues i vërtetë i popullit shqiptar, përgëzoj me entuziazëm përkthimin në shqip të kësaj vepre të spikatur, që ua reko-mandoj të gjithë atyre që kanë dëshirë ta njohin më mirë këtë njeri, i cili, nuk kam asnjë dyshim, do të jetë një mik i vërtete i Shqipërisë.

JOHN L. WITHERS II, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri

Lexo vazhdimin >>>

Fjodor Dostojevski, art dhe vuajtje

Fjodor DostojeskiKa nga ata që besojnë se arti më i arrirë është rrjedhojë  e vuajtjes së thellë. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës, ishte dëshmi  e kësaj lloj vuajtje. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulosi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i jati, një alkoholist i dhunshëm, ku besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.

Në vitin 1849, Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko-letrar Petrashevski, arrestohen dhe burgosen.  Më pas dënohen me vdekje në 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutin e fundit,  vendimi u anullua. Vetëm pas 10 vjet burgimi politik në Siberi kthehet në Shën Peterburg.

Lexo vazhdimin >>>

Albert Kamy, “klasiku” modern

Albert Kamy (Camus)Albert Kamy (Camus) qe një prej shkrimtarëve më të vlerësuar francezë për sa kohë qe gjallë, ndërsa sot librat e tij vijojnë të jenë të supershitur në Francë si dhe të jenë shembujt më të fortë studimorë në universitetet e Europës Perëndimore për letërsinë dhe filozofinë. Kamy u rrit në varfëri në Algjeri, ku studioi filozofi dhe ku u mor edhe me teatër dhe gazetari.

Më 1938, u zhvendos për në Francë (i ati qe francez ndërsa e ëma spanjolle), dhe vijoi të shkruajë ese dhe pjesë teatrale, duke fituar reputacion mes qarqeve letrare dhe filozofike. Ai qe anëtar i Rezistencës Franceze gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe bashkëredaktonte gazetën e së majtës “Combat” deri në vitin 1948. Më 1957, ai u bë Nobelisti më i ri në të gjitha kohërat, për ese si “Miti i Sizifit”, (1942) dhe për romane si “I Huaji” (1941), “Murtaja”, (1946) dhe “Njeriu i Revoltuar”, (1951).

Lexo vazhdimin >>>

Gabriel García Márquez: Një jetë

Gabriel Garcia MarquezShkrimtari kolumbian Gabriel García Márquez një herë nënvijëzoi se “Çdo shkrimtar që ka respekt për veten, duhet të ketë një biograf anglez”. Zorr se ai mund të gjente një më të plotë sesa Gerald Martin, i cili shpenzoi 15 vjet të jetës së tij për të arritur në një biografi voluminoze prej 664 faqesh.

Përmes një biografie të paautorizuar mbi Nobelistin, ajo është një “biografi e tolerueshme” sipas cilësimit që i dha vetë Martin. Kjo shpjegon njohuritë e paprecedent që Martin ka mbi subjektin e punës së tij si dhe miqësinë që ka me të afërmit, miqtë, kolegët, rivalët si dhe dashuritë e vjetra. Krerë shtetesh, përfshirë Fidel Kastron e Kubës dhe Felipe Gonzalesin e Spanjës, dëshmuan vullnetarisht, sëbashku me kremin e elitës letrare hispanike.

Lexo vazhdimin >>>

Kujtesa si një torturë e vazhdueshme

Në Kërkim të Kohës së Humbur ose Kujtimi i Gjërave të Shkuara (Frëngjisht À la recherche du temps perdu) është një roman gjysëm-autobiografik me shtatë vëllime nga Marcel Proust. Kjo është vepra e tij më e fashme dhe shumë popullore për shkak të gjatësisë së madhe dhe për shkak të nocionit të kujtesës. Vepra Në Kërkim të Kohës së Humbur ka fituar zemrat e lexuesve që kur botua për herë të parë.

Prusti filloi ta shkruajë këtë vepër në vitin 1909 dhe e vijoi punën deri në vitin 1922, kur vdiq. Ajo u botua në Francë pjesë pjesë mes viteve 1913-1927. Shumë nga idetë, motivet dhe skenat e romanit shfaqen në formë të përvijuar edhe në romanin e papërfunduar të Prust Jean Santeuil (1896-99), si dhe në hibridin e papërfunduar të esesë filozofike dhe historisë, Contre Sainte-Beuve (1908–09).

Lexo vazhdimin >>>

Milan Kundera, Pesha e papërballueshme e historisë

Një skandal i varrosur prej kohësh mund të rrënojë reputacionin e tij prej gjigandi
Nga The Economist

Milan KunderaRomanet e gjalla të Milan Kunderës analizuan ndarjen tragjike të Europës qëndrore nga pjesa tjetër e kontinentit. Vepra si “Lehtësia e Papërballueshme e Qënies” foli pr jetët e turbulluara apo rrënuara nga totalitarizmi. Historia e Miroslav Dvoracek, një spiun cek për perëndimin, mund të përshtatet mirë për një roman të Kunderës. I kapur nga policia sekrete në vitin 1950 ndërsa gjendej në një mision sekret në Pragë, ai u torturua dhe vuajti 14 vjet në një kamp internimi. Qe me fat që nuk u ekzekutua. Ai kaloi gati gjashtë dekada duke besuar se një mikeshë e fëmijërisë së tij, Iva Militka e tradhëtoi; ai e kishte takuar atë në mënyrë të pamenduar gjatë një udhëtimi klandestin. Në rë njëjtën kohë, ajo akuzonte veten se kishte folur tepër hapur mbi vizitorin e saj me miqtë e saj studente. Tashmë, një dokument i policisë, i gjetur nga Adam Hradilek, një historian në Institutin e Studimeve mbi Regjimet Totalitare në Pragë, tregon se qe një nga këto miq, i riu z.Kundera që kishte spiunuar.

Lexo vazhdimin >>>

Faqja ne vazhdim →