Si të gjesh librin që kërkon ?
Me rritjen e numrit të librave të publikuar (aktualisht mbi 800 tituj), si dhe rritjen e numrit të vizitave në faqen tonë (rreth 150 në ditë), rrjedhimisht rritet edhe nevoja për të gjetur sa më lehtësisht librin apo librat që ju kërkoni. Për këtë arsye ne ju ofrojmë disa mënyra si më poshtë:
Kategoritë dhe nën-kategoritë
Shtëpia e Librit është e organizuar në kategori librash si p.sh.: letërsia shqiptare, letërsia botërore, libra për fëmijë, etj, dhe brenda tyre me nën-kategori si: romane, revista letrare, tregime & novela, biografi & kujtime, etj. Kjo është edhe mënyra bazë se si ju mund të krijoni një ide më të qartë të librave që ne disponojmë si dhe mund të orientoheni më kollaj për të gjetur atë që kërkoni.
23 prilli - Dita Boterore e Librit
23 prilli është një datë simbolike për literaturën botërore pasi në këtë datë në vitin 1616, vdiqën Servantes, Shekspiri dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca. 23 prilli shënon edhe lindjen ose vdekjen e shkrimtarëve të tjerë, si Maurice Druon, K.Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo.
Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të librit e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil.
23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor, etj.
Librat me te shitur dhe Statistikat
Me rritjen e numrit te vizitoreve, Shtepia e Librit ka mundur t’i sherbeje nje numri ne rritje klientesh. Per ne eshte vazhdimisht interesante te shikojme jo vetem vendet nga njerezit vijne, por edhe vete titujt qe ata zgjedhin. Nder librat me te shitur deri tani sipas kategorive kryesore jane:
- Seria Njemije e nje net, Vellimi i pare, i dyte dhe i trete (letersi per femije)
- Perralla shqiptare 100 + 1 nate, Bleu i pare, Virgjil Muci (letersi per femije)
- Seria e aventurave te Cufos (letersi per femije)
- Artemis Fowl, Thesari i Popullit, Eoin Colfer (letersi per femije)
- Endrra e paperfunduar e nje gruaje, Brunilda Zllami (roman - letersia shqiptare)
- Gjarpri i Shtepise, Arian Leka (letersia shqiptare)
- Nje burre, Oriana Fallaci (letersia boterore)
- Historia e Shqiperise pergjate shekullit XX, Nina Smirnova (Historia & Aktualiteti)
- Let’s Learn Albanian, A comprehensive Course of Albanian (Libra reference)
Bashkepunime…!
Keto dy javet e fundit kemi qene mjaft te impenjuar si zakonisht me shtimin e librave te rinj por edhe ca risi per te cilat mund te lexoni ne vazhdim.
Bashkepunimi me Shtepine botuese “55″
Tashme Shtepia e Librit numeron mbi 370 tituj nga te gjitha gjinite kryesore te letersise si dhe libra te tjere qe shpresojme do i pershtaten me se miri preferencave tuaja. Nder kategorite e librave ku edhe kemi zgjeruar gamen, jane ato me karakter historik dhe/ose biografik. Kjo fale edhe bashkepunimit me te fundit me Shtepine Botuese “55″ gje qe na lejoi te nxirrnim ne shitje edhe dy veprat kryesore te At Zef Pllumit, por edhe nje ser librash historik mjaft interesant.
Eqerem Cabej, nje vit, me rastin e 100 vjetorit te lindjes
Ky vit shënon një përvjetor të veçantë. Një stacion kujtese që mund të shërbejë për të rilexuar, dhe për të kuptuar filozofinë e një prej figurave më poliedrike të kulturës tonë, Eqrem Çabej. Sivjet është 100-vjetori i lindjes së gjuhëtarit e dijetarit të njohur dhe viti është shpallur viti i Çabejt.
Duke folur për figurën e Çabejt, studiuesja Ledi Shamku Shkreli në një intervistë për Gazetën Shqiptare u shpreh: “Ky spektër drite që ne e quajmë sot Eqrem Çabej është etnolog, historian, gjeograf, etimolog, është hartues tekstesh për shkollën, është mësues, planifikues gjuhësor, madje një nga përfaqësuesit më mendjehapur të kulturës së gjuhës ndër ne, të cilit mjerisht pak iu vu veshi, sepse ideologjia (e kohës së komunizmit) kishte planin e vet.”
Rubrike e re: Shkrime me interes per ju
Pershendetje miq te librit,
shkrimet e mediave shqiptare jane gjithnje nje burim i rendesishem prezantimi me titujt dhe autoret e ndryshem te librave qe dalin ne tregun e librit shqip.
Me deshiren qe te risjellim disa prej ketyre shkrimeve, ne kemi hapur nje rubrike te re ku ju do mund te gjeni shkrime te publikuara tashme, te cilat do sherbejne edhe si nje prezantim i dyte ose me i zgjeruar per librat qe ne publikojme.
Ne kete rubrike te re ju do te keni jo vetem mundesine t’i lexoni por edhe t’i komentoni keto shkrime, duke u bere keshtu pjese e nje procesi te vazhdueshem diskutimi nderveprues me vizitoret dhe vete autoret e shkrimeve.
Nder shkrimet e reja do gjeni: Lexo vazhdimin >>>
Libra me kilogram!
Tani mund ta shikoni peshen e librave qe porosisni ne kilogram. Na u deshen dy dite pune intensive per ta ndryshuar te gjithe sistemit e peshimit nga “paund” ne “kilogram” por ja dolem mbane, dhe mbi te gjitha pa shkaktuar nderprerje te sherbimit tone.
Para ndryshimit, te gjithe librat te “Shtepia e Librit” shfaqeshin sipas sistemit te peshimit ne Paund. Por ky sistem krijonte pak veshtiresi duke qene se postimi i librave behet sipas sistemit metrik ne gram dhe kilogram.