Testamenti i Mitrush Kutelit. E rrallë(!)

Ja vlen ta rilexosh…(libra nga Mitrush Kuteli)

Botuar në gazetën “Shqip”, më 30 prill 2009.

E dashur Efterpi,

Mitrush KuteliKëtë letrë, që është, ndofta, e fundit, desha të ta shkruaj me dorë, po nuk mund. Sot nuk e kam dorën të sigurtë, më dridhet. Ti s’je këtu. Ke shkuar me Pandin në Rrushkull për të parë Poliksenin dhe Atalantën. Të nxita më shumë unë. Nga brenga, nga malli. Jam vetëm në shtëpi. Doruntina ka shkuar të lozë me vajzat e Bajramit.

Mendjen e kam të turbullt nga pagjumësia, nga ëndrrat e këqia. Sikur më ndiqnin gjermanët, që të më varnin. Iknja me vrap, hynja në gropa e puse, dilnja prapë. Ata më ndiqnin. Ment më kapnin. Iknja përsëri. Në një çast u gjende edhe ti pranë meje. Dhe iknim. Pastaj u ndamë. Fundja u gjenda i ndjekur nga njerëzit tanë. Prapë gropa, puse, gremina. Sikur isha në Berat, nën Kala. Në një sterrë të Kalasë, pranë Kishës. Më tej, në Fier. Kisha shpëtuar nga ndjekjet dhe kërkonja ndonjë shtëpi për t’u fshehur. Lexo vazhdimin >>>

Kuriozitet: Sa libra ekzistojnë në botë? Përgjigjen e jep Google.

Numri i librave ne botePër çdokënd që ka pyetur ndonjëherë veten se sa libra ekzistojnë në të gjithë botën, duket se Google ka një përgjigje: 129,864,880. Kjo është shifra e dhënë nga Leonid Taycher, një inxhinjer i motorrit të kërkimit Google, i cili po punon për projektin e kësaj kompanie për dixhitalizimin e librave. Vlerësimi i librave të publikuar në të gjithë botën është më shumë se sa thjeshtë kuriozitet për gjigandin e kërkimit në internet: Ajo është një pikënisje për të kuptuar se sa punë është bërë dhe sa mbetet për t’u bërë për të realizuar objektivin ambicioz të organizimit të të gjithë informacionit të disponueshëm në botë. Lexo vazhdimin >>>

Nga vjen shprehja “Vëllai i madh po ju vrojton”?

Ndonëse, shumica e shqiptarëve tashmë e njohin mirë programin televiziv “Big Brother Albania” ende shumë nuk janë në dijeni të kontekstit historik dhe letrar të vetë konceptit “Big Brother” apo “Vëllai i madh” siç quhet në shqip. Lexo vazhdimin >>>

Banane-banane-banane

 Republick Albanania, Ervin HatibiÇfarë është republika e bananes? Është e sigurtë se nuk ka asnjë lidhje me firmën e veshjeve që mban të njëjtin emër. Është një krijim i letërsisë. Në fillim të shekullit të njëzetë, shumë kompani amerikane të tregtimit të frutave blenë me çmime të papërfillshme territore të stërmëdha në Amerikën Qëndrore, për të cilat paguanin taksa të ulëta apo nuk paguanin asgjë. Prodhimi i bananeve qe eksporti më i rëndësishëm për këto vende, por fitimet përfundonin pothuajse të gjitha në xhepat e zyrtarëve të qeverive. Në librin e tij me tregime të shkurtra, “Lakra dhe Mbretër”, O.Henry foli për një shtet që gjendej në Amerikën Qëndrore dhe që quhej “Republika e Bananes.” Ky term u përdor më vonë për të përshkruar vende të korruptuara nën kontrollin e kompanive private. Amerikanët u njohën formalisht me bananen më 1867, në një ekspozitë në Filadelfia, ku  shitën banane për 10 cent copa. Kompanitë e bananeve thuhet që nga ajo kohë, ky frut ekzotik nuk ka reshtur së frymëzuari shkrimtarët por ka ndezur edhe fantazinë e njerëzve të tjerë si afrodiziak. Lexo vazhdimin >>>

Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

Nga: Alma Mile

Kodi Civil 1929 (Kodi i Zogut)Është treguar një diplomat servil ndaj shteteve të mëdha, duke u huazuar ligjet, apo dëshironte vërtetë më të mirën. Sot, kjo nuk përbën ndonjë rëndësi shumë të madhe. Kanë kaluar plot 81 vjet qysh atëherë dhe ai vazhdon të jetë aktual. Juristët vazhdojnë t’i referohen, ndërsa nuk të lë indiferent fakti që Shqipëria, vendi më i prapambetur në Evropë, të kishte një legjislacion aq të përparuar për kohën. Shtëpia botuese “Papirus” sapo ka hedhur në qarkullim “Kodin Civil të Zogut“. Një ribotim, i cili i qëndron besnik origjinalit, jo vetëm në përmbajtje, por edhe në gjuhë, terminologji, por edhe në format. Periudha e mbretërimit të Ahmet Zogut ka qenë një ndër kapitujt më pak dhe më keq të trajtuara në historinë e Shqipërisë. Gjatë viteve të diktaturës komuniste, ajo trajtohej thjesht dhe vetëm si një periudhë “obskurantiste”, e “prapambetur”, etiketime këto, me të cilat bie ndesh kodi që kemi marrë në duar. Lexo vazhdimin >>>

23 prilli – Dita Boterore e Librit

Dita Nderkombetare e Librit23 prilli është një datë simbolike për literaturën botërore pasi në këtë datë në vitin 1616, vdiqën Servantes, Shekspiri dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca. 23 prilli shënon edhe lindjen ose vdekjen e shkrimtarëve të tjerë, si Maurice Druon, K.Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo.

Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të librit e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil.

23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor, etj. Lexo vazhdimin >>>

Çfarë është ëndrra Amerikane?

“Ëndrra amerikane” është shprehja e bindjes se pavarësisht se cilit grup social apo ekonomik i përket dikush, ai apo ajo ka mundësinë të arrijnë majat e pasurisë dhe lumturisë nëpërmjet talentit dhe iniciativës personale. Sigurisht, pasuritë dhe fama e madhe nuk përkthehen gjithnjë në lumturi, po kjo është pjesa e dytë e kësaj ëndrre.

Getsbi i Madh, Frensis Skot Ficxherald - ShtepiaeLibrit.comFrensis Skot Ficxherald (F. Scott Fitzgerald) shkroi gjithçka për këtë aspekt të ëndrrës amerikane në novelën e tij më të mirënjohur, “Getsbi i madh”. Publikuar në 10 prill, 85 vjet më parë, novela flet për materializmin dhe dekadencë, shpresat dhe zhgënjimet. “Getsbi i madh” nuk ishte shumë popullor në fillimet e veta, ku shitjet shin vetëm rreth 25,000 për 15 vjet. Por kur libri u ribotua në vitet 1945 dhe 1953, një audiencë e re lexuesish e kthyehen atë në bestseller. Tashmë ky libër konsiderohet si një nga novelat më të mira të letërsisë në gjuhën angleze të shekullit të 20-të.

Faqja ne vazhdim →