Libra të rinj: Camus dhe Beckett, histori absurdi në shqip

Malone vdes, Samuel BeckettDy nobeslistë “flasin” shqip. Këto ditë, shtëpia botuese “Tirana Times” ka hedhur në qarkullim dy tituj të rinj, nga dy shkrimtarë nobelistë: Albert Camus (1957) dhe Samuel Beckett (1969). Bëhet fjalë për dy romane, “Rënia” dhe “Malone vdes“.

Renia, Alber CamusRomani “Rënia” është botuar për herë të parë më 1956, vetëm një vit para marrjes së çmimit “Nobel”. Mbase romani më i zymtë i Camus. I ndërtuar në gjashtë kapituj pa numër, ai vë në skenë një gjykatës-pendestar, siç e quan ai, Jean-Baptiste Clamence, i cili ka punuar dikur si avokat. Në fillim, gjithçka flet për të: rini, lavdi, femra. Oratoria e tij bën që të jetë i pari kudo. Të gjithë e adhurojnë, e duan, e dëgjojnë, çdo fjalë e tij është më e drejta, më e sakta, më e pakundërshtueshmja. Mirëpo, e tërë kjo përmbyset një natë kur, duke kaluar përsipër një ure, ai sheh një grua të përkulur pak më tepër se ç’duhet mbi parmak. Lakuriqësia e qafës së gruas është shenja e parë: “… ndaj së cilës qeshë i ndjeshëm…”, thotë Clamence. Ç’është e vërteta, ai e ndjen se gruaja gjendet në një dëshpërim aq të thellë sa rënia e saj duket e pashmangshme. Dhe ajo bie. Dhe pikërisht këtu fillon rënia e gjatë, e mundimshme, e avokatit tonë. Lexo vazhdimin >>>

Librat & autorët më të shitur për vitin 2009

Librat & autoret me te shitur 2009Nisur nga suksesi i vjetshëm ku lista jonë e librave më të shitur gjatë vitit 2008 ngjalli mjaft interes, vendosëm ta përsërisim eksperiencën dhe ta bëjmë atë traditë.

Viti 2009 ishte një vit i vështirë për mjaft njerëz dhe biznese në të gjithë botën, por ajo që ne mundëm të vëzhgojmë ishte fakti se dëshira e lexuesve shqipfolës i bëri ballë kësaj sfide.

Paraprakisht, ju sqarojmë se lista e librave më të shitur për vitin 2009 ju ofron titujt dhe autorët që klientët tanë (jashtë dhe brenda vendit) përzgjodhën gjatë vitit 2009. Për t’ju orientuar më mirë, kjo listë është e ndarë sipas kategorive kryesore: letërsia shqiptare, letërsia botërore, letërsia për fëmijë, historia & aktualiteti, filozofia & sociologjia, libra të tjerë. Gjithashtu këtë vit kemi shtuar edhe kategoritë për: autorët shqiptarë dhe autorët e huaj më të kërkuar. Lexo vazhdimin >>>

Gjuha totalitare ushqen mendësi totalitare

Shqipja Totalitare – tipare të ligjërimit publik në Shqipërinë e viteve 1945-1990″, një vepër me të cilë Ardian Vehbiu e pajis gjuhësinë shqiptare me të parën monografi në fushë të filozofisë së ligjërimi.

Shqipja totalitare, Ardian VehbiuDeri më tash, analizat me natyrë semantike të Ardian Vehbiut kanë shqyrtuar kryesisht stadet aktuale të repertorit gjuhësor, duke nxjerrë shpesh në pah simptomat e lëngatës nga të cilat vuan përdorimi gjuhor sot, sikundër mangësia fjalore, pasaktësia kuptimore apo huazimet e panevojshme.

Mund të thuhet me siguri se Vehbiu mbetet një cilësues aktiv e objektiv i këtyre simptomave. Mjafton të këqyret rubrika tejet e pasur e publicistikës gjuhësore të tij në shtypin e përditshëm, apo përmbledhja e zhdërvjellët “Fraktalet e shqipes” (Excipere, Çabej 2007) për të kuptuar shumësinë dhe kompleksitetin e patologjive ligjërimore të ballafaquara aty.

Natyrisht, përsa kohë ato thjesht evidentohen, kemi të bëjmë vetëm me proces receptimi, i cili, për të qenë i vijuar e funksional, do duhet ndjekur nga një stad i mëtejshëm: perceptimi. Lexo vazhdimin >>>

Librat më të shitur gjatë vitit 2008

Së fundmi doli: Lista me librat & autorët më të shitur për vitin 2009

Këtë fillim viti vendosëm t’ju paraqesim listat e librave më të shitur për vitin 2008. Veçantia qëndron në faktin se listat tregojnë titujt që klientët tanë përzgjodhën gjatë vitit që kaloi. Për t’ju orientuar më mirë, listat janë të ndara sipas kategorive kryesore (letërsia shqiptare, botërore, për fëmijë, etj).

Librat me te shitur 2008 Lexo vazhdimin >>>

Albert Kamy, “klasiku” modern

Albert Kamy (Camus)Albert Kamy (Camus) qe një prej shkrimtarëve më të vlerësuar francezë për sa kohë qe gjallë, ndërsa sot librat e tij vijojnë të jenë të supershitur në Francë si dhe të jenë shembujt më të fortë studimorë në universitetet e Europës Perëndimore për letërsinë dhe filozofinë. Kamy u rrit në varfëri në Algjeri, ku studioi filozofi dhe ku u mor edhe me teatër dhe gazetari.

Më 1938, u zhvendos për në Francë (i ati qe francez ndërsa e ëma spanjolle), dhe vijoi të shkruajë ese dhe pjesë teatrale, duke fituar reputacion mes qarqeve letrare dhe filozofike. Ai qe anëtar i Rezistencës Franceze gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe bashkëredaktonte gazetën e së majtës “Combat” deri në vitin 1948. Më 1957, ai u bë Nobelisti më i ri në të gjitha kohërat, për ese si “Miti i Sizifit”, (1942) dhe për romane si “I Huaji” (1941), “Murtaja”, (1946) dhe “Njeriu i Revoltuar”, (1951). Lexo vazhdimin >>>

Hyrje te shkurtra por thelbesore !

Pershendetje miq të librit,

Këtë rradhë ju ftojmë të zbuloni librat më të rinj pjesë e gjerdanit me libra të përgatitur nga Shtëpia botuese IDEART. Ky gjerdan i përzgjedhur vjen falë bashkëpunimit të IDEART me Oxford University Press për të sjellë një seri botimesh me emrat, idetë dhe përfaqësuesit më të shquar të mendimit filozofik botëror, të psikologjisë, historisë dhe shkencave humane në përgjithësi.

Filozofë dhe profesorë të shquar jo vetëm të Oxford dhe Cambridge, por dhe të katedrave universitare me emër në botë, ofrojnë njohuritë, metodikën dhe përvojën e tyre në këta libra të konceptuar si Hyrje të Shkurtra. Lexo vazhdimin >>>

Të mësosh të jetosh ! Libra psikologjik, filozofik dhe praktik

Përshëndetje miq të librit,

Kësaj here librat dhe autorët që kemi përzgjedhur janë të një karakteri disi më psikologjik dhe filozofik, por gjithësesi praktikë dhe konkret për jetën. Duke filluar që nga “Këshillat për jetën” e Shopenhauer-it deri te libri i autores shqiptare Adriana Anxhaku (Zeneli): “Arsyeja ndërmjet mitit, iluminizmit e refleksionit”, secili përpiqet të sjellë një përqasje të goditur mbi fazat, këndvështrimet apo edhe gjendje të caktuara të fenomeneve të jetës tonë të përditshme.

Këndvështrimi, urtësia dhe prakticiteti i këtyre mjeshtrave të psikologjisë, filozofizë, sociologjisë dhe vetë artit, përcillet përmes faqeve të këtyre libravë, me qëllim që t’ju sjellë më tepër dritë jo vetëm mendjeve tuaja, por mbi të gjitha, t’ju ndihmoj të jetoni jetën! Lexo vazhdimin >>>