Romani befasues i Ben Blushit

Përshëndetje miq të librit,

Nëse keni qenë duke pritur të gjeni një kopje të librit të Ben Blushit “Të jetosh në ishull”, tani keni mundësi ta bëni këtë edhe nëpërmjet Shtëpisë së Librit.

Te jetosh ne ishull, Ben BlushiTë jetosh në ishull” është romani i parë i autorit Ben Blushi, i njohur si politikan, ish ministër dhe zëvendësministër në disa dikastere në vitet e fundit, si dhe një gazetar i njohur në fillimet e tij.

Është një nga rastet unike kur një politikan i kthehet letërsisë, ndërkohë që gjatë këtyre 18 vjetëve shoqëria shqiptare ka njohur fenomenin që një pjesë jo e vogël shkrimtarësh e poetësh, njerëz të letrave në përgjithësi lanë penën dhe iu përkushtuan politikës.

Lexo vazhdimin >>>

20 kryevepra nga kryeveprat e shekullit te 20-te

Miq të librit, përshëndetje!

Libra shqipKësaj here po i kushtojmë vëmendje ekskluzivisht 20 kryeveprave të letërsisë botërore dhe shqiptare të shekullit të 20. Këto 20 romane, të publikuara me cilësi të lartë dhe kapakë të trashë vijnë nga shtëpia botuese Koha Ditore në Prishtinë. Botimi i këtyre librave dukshëm nuk është një nismë tregtare, sepse cilësia e librave është shumë më e lartë sesa çmimi. Kolana e 20 kryeveprave të shekullit të kaluar, janë edhe një shembull i botimit të vlerave të njerëzimit, shembull që bën mirë të ndiqet edhe nga shtëpitë e tjera botuese.

Nga lista e kryeveprave shqiptare, në këtë kolanë janë “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, Ismail Kadare, “I humburi”, Fatos Kongoli “Gjaku i Dallëndyshes”, Zija Çela, e “Ujku dhe Uilli” nga Vath Koreshi.

Lexo vazhdimin >>>

Si të gjesh librin që kërkon ?

Kategorite & Nen-kategoriteMe rritjen e numrit të librave të publikuar (aktualisht mbi 800 tituj), si dhe rritjen e numrit të vizitave në faqen tonë (rreth 150 në ditë), rrjedhimisht rritet edhe nevoja për të gjetur sa më lehtësisht librin apo librat që ju kërkoni. Për këtë arsye ne ju ofrojmë disa mënyra si më poshtë:

Kategoritë dhe nën-kategoritë
Shtëpia e Librit është e organizuar në kategori librash si p.sh.: letërsia shqiptare, letërsia botërore, libra për fëmijë, etj, dhe brenda tyre me nën-kategori si: romane, revista letrare, tregime & novela, biografi & kujtime, etj. Kjo është edhe mënyra bazë se si ju mund të krijoni një ide më të qartë të librave që ne disponojmë si dhe mund të orientoheni më kollaj për të gjetur atë që kërkoni.

Lexo vazhdimin >>>

Librat e rinj nga Dudaj dhe Cabej

Përshëndetje miq të librit.

Më poshtë po ju paraqesim një përshkrim të shkurtër të librave të rinj në katalogun e Shtëpisë së Librit.

Shtëpia botuese Dudaj

Nga shtëpia botuese Dudaj, besoj se ia vlen të veçohen romanet:

Lexo vazhdimin >>>

Librat me te shitur dhe Statistikat

Me rritjen e numrit te vizitoreve, Shtepia e Librit ka mundur t’i sherbeje nje numri ne rritje klientesh. Per ne eshte vazhdimisht interesante te shikojme jo vetem vendet nga njerezit vijne, por edhe vete titujt qe ata zgjedhin. Nder librat me te shitur deri tani sipas kategorive kryesore jane:

Lexo vazhdimin >>>

Bashkepunime…!

Keto dy javet e fundit kemi qene mjaft te impenjuar si zakonisht me shtimin e librave te rinj por edhe ca risi per te cilat mund te lexoni ne vazhdim.

Bashkepunimi me Shtepine botuese “55″
Tashme Shtepia e Librit numeron mbi 370 tituj nga te gjitha gjinite kryesore te letersise si dhe libra te tjere qe shpresojme do i pershtaten me se miri preferencave tuaja. Nder kategorite e librave ku edhe kemi zgjeruar gamen, jane ato me karakter historik dhe/ose biografik. Kjo fale edhe bashkepunimit me te fundit me Shtepine Botuese “55″ gje qe na lejoi te nxirrnim ne shitje edhe dy veprat kryesore te At Zef Pllumit, por edhe nje ser librash historik mjaft interesant.

Lexo vazhdimin >>>

Vitrina Jone: At Zef Pllumi

Parathënia jonë është e panevojshme…..

Rrno vetëm për me tregue, At Zef Pllumi
Rrno vetem per me tregue At Zef Pllumi Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për të ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos për më tepër, ata që s’e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, e mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët.

Shkurt për të ka nevojë ndërgjegjja jonë. - Ismail Kadare

“Rrno vetëm për me tregue”, na bën të mendohemi se sa e vështirë është të “vlerësosh” përmbajtjen historike të një gjysmë shekulli shqiptar… Kam bindjen se një shumice shqiptarësh do t’u hyjë në punë kjo dëshmi për ta kuptuar se mohimi i së kaluarës - kulti i harresës - është një nga mënyrat më perfide për të përligjur a posteriori gjithë sa ka pasur kriminale një rregjim. - Aurel Plasari (Lexo më tej ose blije tani…)

Lexo vazhdimin >>>

← Faqja e meparshmeFaqja ne vazhdim →