nga Admin

24 Qershor, 2011

Familja e shkrimtarit dhe ekonomistit Dhimitër Pasko, i njohur më së shumti me pseudonimin e tij të parapëlqyer Mitrush Kuteli, (i cili konsiderohet shpesh nga kritika si “gjysma e letërsisë shqipe” hodhi në qarkullim katër libra të rinj me përralla dhe tregime për fëmijë e të rritur.

Havadan me Havadan, Mitrush Kuteli Macoku, gjeli e dhelpra, Mitrush Kuteli E bukura e dheut, Mitrush Kuteli Proze dhe vargje te zgjedhura 3, Mitrush Kuteli

 

Prozë dhe vargje të zgjedhura 3 mbart tregime dhe poezi të Kutelit. “Vendosa të shkoj në Amerikë”, “Unë, Çuli dhe Marina,” “Babalja” e “I pasuri që ish i varfër fort”, janë disa nga tregimet e përfshira në këtë përmbledhje.

“Havadan më Havadan” përmbledh disa nga pamfletet më interesante të Kutelit, ku jeta e shqiptarëve të kohës përshkruhet me nota të forta.

-E njeh Zenelin?
– Jo, nuk e njoh!
– U bë për të vrarë. E do ta vras!
– Si e qysh?
– Dje më shkeli hijen!
– Hijen tënde?
– Timen!…

Dy libërtha të tjerë, “E Bukura e Dheut” dhe “Maçoku, Gjeli e Dhelpra”, përfshijnë disa nga përrallat më të bukura ruse të shqipëruara nga Kuteli.

Këto përralla janë ilustruar nga autori i njohur i filmave vizatimorë Artur Dauti.

Këto libra i shtohen kryeveprave të Kutelit:

Shënime letrare

Prozë dhe vargje të zgjedhura 1

Proze dhe vargje të zgjedhura 2

Tregime të Motshme Shqiptare

Poem Kosovar. Poemi i Shëndaumit

E madhe është gjëma e mëkatit

Xinxifilua (përrallë)

I gjeni te Libraria Shtëpia e Librit, ish-Kinema 17 Nëntori, Tiranë, ose mund t’i porosisni përmes faqes sonë në internet www.ShtepiaeLibrit.com

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >