8 Tetor, 2015

Svetlana Alexievich
Svetlana Alexievich

Shkrimtarja bjelloruse Svetlana Alexievich një gazetare investigative që përdori punën e saj kërkimore për të prodhuar letërsi, fitoi çmimin Nobel në Letërsi të enjten më 8 tetor 2015 me motivacionin zyrtar: “Një monument i vuajtjeve dhe kurajës në kohën tonë”.Alexievich, kronikane e jetës në ish-Bashkimin Sovjetik, fiton Nobelin në Letërsi

Veprat Alexievich përfshijnë kronika të jetës së grave sovjetike gjatë Luftës së Dytë Botërore si dhe të pasojave të katastrofës bërthamore të Çërnobilit më 1986 apo luftës së Bashkimit Sovjetik në Afganistan, të treguara nga perspektiva e njerëzve të zakonshëm.

Ajo mblodhi qindra intervista me njerëz të vuajtur nga këto ngjarje dramatike dhe i bashkoi ato në vepra të cilat akademia i cilësoi si “kompozime muzikore.”

“Me mjetet e metodës së saj të jashtëzakonshme – një kolazh i kompozuar me kujdes i zërave njerëzorë – Alexievich ka thelluar të kuptuarit tonë për një epokë të tërë,” tha Akademia e Suedisë në dhënien e çmimit prej 8 milionë koronash (972 mijë dollarë).

Alexievich tha se ky çmim do t’i mundësojë asaj t’i përkushtojë veten projekteve të reja të shkrimit.

“Sa për paratë, unë mund të blej një gjë, unë blej lirinë. Unë harxhoj shumë kohë për të shkruar librat e mi – nga pesë në dhjetë vjet,” tha ajo për televizionin suedez.

“Unë kam dy ide të reja për libra dhe jam e lumtur që do të jem e lirë të punoj për to tani.”

Alexievich, e lindur më 1948 në Ukrainë, punoi si mësuese dhe gazetare pasi mbaroi shkollën. Ajo jetoi në ekzil jashtë vendit për shumë vite, përfshirë Suedinë, Gjermaninë dhe Francën për shkak të kritikave të saj ndaj qeverisë së Bjellorusisë.

“Njerëz të vërtetë flasin në librat e mi mbi ngjarjet kryesore të kohës sonë si lufta, Çernobili dhe rënia e një perandorie të madhe,” tha ajo në një biografi të publikuar në internet.

“Por unë nuk shkruaj vetëm një histori të thatë ngjarjesh dhe faktesh, unë shkruaj një histori të ndjenjave njerëzore.”

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>