“Poeteka”, poeti amerikan Tom Sleigh fitues i edicionit të pestë

Poeteka cmimet 2009Është poeti amerikan Tom Sleigh, fituesi i edicionit të 5-të të festivalit ndërkombëtar të poezisë “Poeteka”. Poetët pjesëmarrës nga afro 20 vende të botës, konkurruan me krijimtarinë e tyre për katër çmimet e përvitshme të POETEKA-s ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në muzeun arkeologjik të Durrësit.  Juria, e përbërë nga Mira Meksi, Arian Leka, Agron Tufa, Erion Kristo dhe Ali Podrimja, i akordoi çmimin “Unaza e Poetekës” poetit Tom Sleigh duke e motivuar  kështu vendimin e saj “Përmes poezisë së tij bashkëkohësit kuptojnë më mirë fatin, ndjejnë vlerën e kujtesës, fantazisë, pranojnë ekzistencën e njeriut që krijoi mitin dhe të njeriut tjetër që e bën realitetin e përditshëm të ngjajë si përjetësi”. Lexo vazhdimin >>>

Bashkim Shehu prezanton “Mozart me vonesë”

Bashkim ShehuEdhe pse nën petkun e veprës që “demaskon” shtresat e pasura, apo pretendimin e pronësisë së gruas nga ana e burrave, opera komike e Mozartit nuk qëlloi me fat për ata që donin ta vinin në skenë. Spiunime, hetime, burgosje, tradhti… Këtë muaj është hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese “Toena“, romani më i ri i shkrimtarit Bashkim Shehu, “Mozart, me vonesë“.

Sfondi historiko-shoqëror, ku vendosen ngjarjet është Shqipëria në vitet e regjimit totalitar, kur sapo kishte ndodhur çarja e madhe midis regjimit komunist në Shqipëri dhe Kampit Socialist të Lindjes me në krye Bashkimin Sovjetik. Në këtë roman rrëfehet vënia në skenë e një opere të Mozartit, “Cosí fan tutte”, në Shqipërinë e viteve ’60, dhe se si veprimi skenik dhe pasojat e shfaqjes i kapërcejnë kufijtë e skenës, duke u ndërthurur në fatet e personazheve të ndryshëm: në skandale marrëdhëniesh erotike për disa, po për disa të tjerë gjithçka shndërrohet më tej në një histori absurde përndjekjesh policore dhe akuzash politike me pasoja nga më të rëndat. Në qendër të romanit nuk është thjesht fati i një individi, por i shumë syresh, të “lidhur” me njëri-tjetrin me anë të Mozartit. Nis me gruan e një kandidati të Byrosë Politike të Komitetit Qendror, gjithashtu drejtuese e lartë në vitet ’60, për të vijuar me fatet e shumë personazheve të tjera, si drejtori i Teatrit të Operës dhe Baletit, tenorin, sopranon, baritonin, skenografin e të tjerë artistë, ose jo që morën pjesë në ndërmarrjen e vënies në skenë të operës mozartiane. Nëpërmjet fokusimit në mjediset artistike dhe pushtetare, paraqiten xhelatë dhe viktima, fajtorë dhe bashkëfajtorë, shpirtra të përçudnuar dhe shpirtra që, me dëshpërim, përpiqen të ruajnë brenda vetes një dritëz vërtetësie, në farsën e teatrit të madh të jetës nën totalitarizëm. Hija e një të kaluare që shtrihet deri në ditët tona.

Lexo vazhdimin >>>

Mafia dhe politika në Shqipëri dhe Kosovë

Intervistë: Misha Glenny autor i McMafia, librit përkthyer në 36 gjuhë, në një rrëfim për Rudina Xhungën

Glenny: “Jo feja, por krimi dhe korrupsioni po ju lënë jashtë BE”

Glenny: “Nëse vërtetohen disa akuza për manipulimet në zgjedhje, çështja është shqetësuese në rang ndërkombëtar”

Glenny: “Konkurrenca mes grupeve shqiptare në Kosovë është më e ashpër se ajo mes serbëve dhe kosovarëve”

Shqipëria dhe Kosova nuk përfshihen në libër, sepse nuk janë në hartën e krimit ndërkombëtar?

Misha GlennySiç e di gjithë bota, sigurisht që në Shqipëri dhe në Kosovë ka mafie, dhe madje  me ndikim shumë të fortë. Do t’ju them se pse nuk e përfshiva Shqipërinë në libër. E bëra me qëllim, sepse në radhë të parë, s’mund të përfshija çdo shtet. Kur zgjodha vendet, qëllimi ishte që të tregoja diçka, dhe zgjodha Bullgarinë, Serbinë dhe Malin e Zi sepse tregon mënyrën se si kanë evoluar disa gjëra brenda kontekstit të luftës në Ish-Jugosllavi. Shqipëria ka një dukuri shumë negative në Europën Perëndimore. Koncepti i mafieve të reja është ndarë në dy lloj mafiesh; një është mafia ruse, dhe tjetra është mafia shqiptare. Shprehja “mafia shqiptare,” kur përdoret në Britaninë e Madhe, përfshin të gjitha mafiet që hyjnë e dalin në këtë vend, sidomos ato nga shtetet e Europës Lindore. Gjithnjë kam menduar se Shqipëria është veçuar në mënyrë të padrejtë, duke u parë si prodhuesit e mafies në Europën Juglindore. Me kapitujt e Ballkanit doja të tregoja që të gjithë të tjerët janë përfshirë në mafia. Pavarësisht nga kjo, problemi i ekonomisë së nëndheshme të mafies së korrupsionit në Kosovë dhe Shqipëri, është vërtet serioz. Një problem që s’është adresuar siç duhet nga elitat përkatëse, dhe një pjesë e madhe e kësaj elite janë të përfshirë në këtë. Lexo vazhdimin >>>

Së shpejti, 5 vëllimet e reja të veprës së Kadaresë

Ismail Kadare - VepraBrenda dy muajve të ardhshëm, shtëpia botuese “Onufri” synon të nxjerrë në treg edhe 5 vëllimet e fundit të veprave të shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare, duke plotësuar kështu botimin e plotë të 20 veprave të tij. Brenda këtyre vëllimeve të reja, do të përfshihen në shqip edhe vëllime të cilat nuk janë botuar më parë nga shtëpi botuese shqiptare, por vetëm nga ato të huaja. Deri më tani, shtëpia botuese “Onufri” ka arritur të nxjerrë në qarkullim plot15 vëllime të veprave të Kadaresë.

Një botim i konsideruar si testament për veprat e shkrimtarit, të cilat me këtë rast Kadare i ka riparo. Në një botim luksoz, këto vëllime janë prezantuar vazhdimisht për publikun, veçanërisht në panairin e librit.

Për botimin e tyre, “Onufri” është nderuar edhe me çmimin e bibliofilisë “Lumo Skëndo” në vitin 2008. Një tjetër kolanë e rëndësishme, e cila do të vazhdojë të botohet prej “Onufri-t” është edhe ajo e Shekspirit, e cila prej disa vitesh është pjesë e pandarë e botimeve të kësaj shtëpie botuese. Në të njëjtën kohë, “Onufri” do të sjellë në treg për lexuesin dhe libra të autorëve të njohur të letërsisë shqiptare, europiane, apo të asaj amerikane.