Na sugjeroni librat shqip që duhet të lexojmë gjatë verës

Përshëndetje miq të librit,

Leximet e verësNdërsa mendonim se çfarë titujsh mund t’ju sugjeronim për të lexuar gjatë kësaj vere, vendosëm të ndryshojmë për të sugjeruar një mënyrë tjetër, mbase më interesante për të gjithë.

Çështja është e thjeshtë! Në vend që ne t’ju sugjerojmë librat shqip që mund të lexoni, ju lëmë juve të na sugjeroni titujt apo autorët që do ishin me interes edhe për lexuesit e tjerë. Fundja, në këtë kontekst politiko-social ku njerëzit nuk marrin gjithnjë atë që kërkojnë, ne i qëndrojmë bindjes se jeni ju ata që duhet të zgjidhni!

Pra edhe një herë, na sugjeroni librat shqip apo autorët në shqip që duhet të lexojmë gjatë verës dhe pse? (përgjigjet shkruajini te komentet poshtë këtij postimi)