Kadare fiton çmimin për letërsinë në Spanjë

Ismail KadareIsmail Kadare ka fituar çmimin ndërkombëtar “Princi i Asturias për letërsinë” (Prince of Asturias Award for Letters) duke u bërë kështu shkrimtari i parë shqiptar që fiton çmimin më të rëndësishëm për letërsinë në Spanjë dhe një nga më të rëndësishmit në qarqet letrare të botës.

Për këtë çmim Kadare u përzgjodh mes shkrimtarëve të njohur botëror si autori japonez Haruki Murakami, çeku Milan Kundera, italiani Antonio Cabuchi, holandezi Cees Nooteboom, autorë këta të njohur të brezit të Kadaresë. Pretendentët për të fituar këtë çmim ishin 31 kandidatë nga 25 vende të ndryshme të botës.

Çmimi jepet nga fondacioni “Prince of Asturias” dhe u akordohet “atyre personave, institucioneve, puna krijuese dhe kërkimore e të cilëve përfaqëson një kontribut të madh në universale në fushat e letërsisë apo gjuhësisë.” Lexo vazhdimin >>>

Zbuloni librat e Profesor Kristo Frashërit

Përshëndetje miq të librit,

Presidenti Topi dekoron historianin e shquar Kristo Frashëri me Urdhrin “Nderi i Kombit”.Kësaj here duam t’ju propozojmë dy libra nga profesori i shquar shqiptar Kristo Frashëri, të cilin mbështetur mbi temat që ka trajtuar, e kanë cilësuar si historianin e ngjarjeve madhore të historisë së Shqipërisë.  Ai është dekoruar nga Presidenti Topi me Urdhrin “Nderi i Kombit”.

Prof. Kristo Frashëri ka një prodhimtari shkencore që mbulon një periudhë 70-vjeçare. Që nga viti 1938, kur ka botuar shkrimin e tij modest mbi Jeronim de Radën dhe deri në punimin e tanishëm, ka botuar me dhjetëra e dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë.

Historia e Kosovës nga Prof. Kristo Frashëri
Historia e Kosoves, Kristo Frasheri
Dardania (Kosova Antike) -  Prof. Kristo Frashëri ka trajtuar temat nga historia politike, zhvillimi ekonomik, probleme shoqërore, mendimi filozofik dhe lëvizja kulturore shqiptare. Ndër to janë sprovat për të ndriçuar mjegullnajën shqiptare gjatë Mesjetës së hershme, rendin feudal mesjetar në viset shqiptare, formacionet shtetërore mesjetare, shqiptarët në Betejën e Kosovës (1389), figurën e errët të Musa Arvanitasit, tiparet e regjimit feudal turk në Shqipëri, jetën kulturore shqiptare gjatë shekujve të sundimit osman, Rilindjen Kombëtare Shqiptare, Luftën çlirimtare të Vlorës, zhvillimin e ekonomisë së tregut gjatë shekujve XIX-XX, jetën dhe veprimtarinë e Pjetër Bogdanit, Sami Frashërit. Spikatin punimet shkencore të botuara pas vitit 1990, si: “Lidhja e Prizrenit 1878-1881” (Tiranë, 1997); “Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Jeta dhe vepra” (Tiranë, 2002); “Historia e Tiranës” (Tiranë, 2004); “Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri” (Tiranë, 2006); “Skënderbeu në burimet dokumentare shqiptare në shek. XV” (Tiranë, 2005); “Identiteti kombëtar i shqiptarëve” (Tiranë, 2006); “Historiografia shqiptare në tranzicion” (Tiranë, 2006); “Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntor 1912” (Tiranë, 2008); “Historia e qytetërimit shqiptar” (Tiranë, 2008).

Skënderbeu i shpërfytyruar nga Prof. Kristo Frashëri
Skenderberu i shperfytyruar, Kristo Frasheri
Pikënisje e këtij studimi kritik historik u bë trajtesa me titull “Skënderbeu” e historianit zviceran O. J. Schmitt, botuar vetëm në përkthimin shqip. Autori i trajtesës kritike prof. Dr. Kristo Frashëri, një njohës i mirë i historisë së Skënderbeut, nuk u pajtua në asnjë pikë me këndvështrimin negativ të historianit zvicerian. O. Schmitt-i e ka shpërfytyruar nga shumë pikëpamje portretin historik të Skënderbeut. Lexo vazhdimin >>>