Letërsia kosovare, pranë lexuesit me Shtëpia e Mallit
Janë 12 tregime dhe 4 skica të shkrimtarit të njohur kosovar Eqrem Basha, të cilat botohen për herë të parë nga shtëpia botuese Ideart. Libri me titull Shtëpia e Mallit vjen pranë lexuesit me një seri tregimesh që janë të ndarë në disa cikle.
I pari titullohet Ëndërr dhe përmban Baladë dashurie, Çelësi i ëndrrës, Një zgjim i zakonshëm, Piktori. Cikli tjetër titullohet Memento dhe përmban Vdekja e plakës, Pasditja e gruas me të zeza, Kukulla, Shtëpia e mallit. I treti titullohet Parakoha me tregimet Teatri i leckaportit, Ligaçët, Xhambedeira. Ndërsa skicat vijnë në ciklin Katër Pllakate dhe i përkasin periudhës kohore 1981-1990. Shpresa, Më i vogli qeshte, Regjimenti dhe Bardhi, janë pjesë e këtij cikli. Eqrem Basha me krijimtarinë tij i ka ofruar përherë lexuesit një vështrim qytetar mbi realitetin dhe shijon absurditetet e jetës së përditshme, shprehet Robert Elsie për shkrimtarin. Lexo vazhdimin >>>
“Dervishi dhe Vdekja” Mesa Selimovic
Në një Kasaba të vogël në Bosnje, në periferi të Perandorisë Osmane, një Dervish mundohet të shkruajë historinë e jetës së tij. Ka dhe pak çaste. Jashtë troku i natës po afrohet bashkë me fundin e jetës së tij. Pena i dridhet, ndërsa ajo që do të shkruajë si dëshmi të jetës, është e madhe. Ahmed Nuredini, personazhi kryesor i “Dervishit dhe Vdekja”, i ka humbur të gjitha. Fillimisht të vëllanë, pastaj veten. Qetësinë. Është futur në rrotullën e frikshme të shtetit dhe tashmë i ka ardhur fundi: Po ulem në gjunjë dhe po dëgjoj. Në dhomën e qetë, diku tutje murit, nga tavani, nga hapësira e pashquar rreh Kudret-sahati, e në tejnatë tingëllon i pandalur fati. Lexo vazhdimin >>>
Gëzuar 7 & 8 marsin
Duke përfituar nga rasti, i urojmë të gjithë mësuesve dhe grave..
“Gëzuar Festat e 7 dhe 8 marsit”
Përzemërsisht,
Elvisi & Gjergji
ShtepiaeLibrit.com