Përse shkruhet …
Nga Milena Agus*
[…] Të shkruarit është strofka që e kam gjithnjë me vete. Kur e shoh veten brenda një situate apo ndodhem në një vend të sikletshëm, kur më përfshin paniku, i them vetes se, në rastin më të keq, mund të nxjerr fletorkën time të shënimeve dhe të strukem në botën tjetër. Atje do të jem mirë.
Gjithmonë kam shkruar. Për njëfarë kohe për dashurinë, më së shumti gjëra të sheqerosura. Asokohe më pëlqenin, më ndillnin mirëqenie dhe gaz. Tani ma shpifin, por i dua ato shkrime, edhe pse tani më kallin krupën, i dua ngaqë dikur më kanë bërë të ndjehem rehat në strofkën time. Edhe tani shkruaj për dashurinë, vewse pa mjaltë dhe me ironi. Më parë ia dilja të tregohesha ironike vetëm në jetën reale: kënaqësia ime më e madhe në shkollë ishte jo aq të merrja nota të mira, sa të bëja për të qeshur shokët dhe shoqet e klasës. Kurse në shkrime historitë ishin kaq të trishtueshme: nuk më dilte të imitoja jetën, që është njëherësh e mjerë dhe komike. Prej pak vitesh jam në gjendje ama dhe ndjehem krenare. Kur ndonjë lexues më thotë se ka qeshur e ka qarë ndërsa lexonte një historinë time, ndjehem e lumtur, sepse kështu e shoh jetën: mjerane dhe të mrekullueshme, dhe të komunikosh përpikmërisht atë që provon është kënaqësi e madhe. Lexo vazhdimin >>>
Gëzuar ditëlindjen – ShtepiaeLibrit.com mbush një vjeç
Përshëndetje miq të librit.
Sot, me 10 shkurt, ShtepiaeLibrit.com mbush plot një vit që nga dita kur hapëm dyert virtuale të dyqanit tonë. Kjo gjë sigurisht na gëzon, dhe njëkohësisht na bën të reflektojmë mbi eksperiencat e deritanishme si dhe sfidat e të ardhmes.
Në rradhë të parë, na gëzon fakti që ky vit ka qenë një vit suksesesh dhe rritje të qëndrueshme. Mbi të gjitha, ky vit nënkupton përmbushjen e ëndrrës dhe pasionit tonë për punën me librin shqip si dhe mundësinë për të ofruar një shërbim që shkon përtej kufizimeve të një biznesi online, drejt përmbushjes së nevojave tuaja. Synimi ynë është që t’ju ofrojmë një shërbim me dimensioneve të gjera kulturore, gjuhësore, e shpirtërore që prekin dhe ndikojnë edhe në vetë identitetin tonë si shqiptarë.
Përsa i përket të ardhmes, ajo është plotë me sfida të reja dhe ekzistuese. Sfida që kryesisht vijnë nga shtimi i numrit të personave që na vizitojnë çdo ditë, javë dhe muaj, si dhe nevoja për të ofruar kushte dhe opsioneve edhe më të mira shërbimi.
Dy statistika
- Me kënaqësi mund t’ju njoftojmë se shifra më e fundit e mujore arriti 10 mijë vizitorë.
- Aktualisht ne disponojmë mbi 840 tituj të ndryshëm