Cështja dhe historia shqiptare parë nga të huajt
Historia nuk duhet reshtur së kujtuari. Më e rëndësishmja, jo për argument shkatërrues (siç ndodh rëndomë në politikë) por konstruktiv. Kështu thoshte edhe filozofi, poeti dhe kritiku i madh letrar George Santayana, “Ata që nuk e kujtojnë të kaluarën janë të dënuar ta përsërisin!”
Librat që po ju propozojmë bëjnë pikërisht këtë. Nuk janë të gjithë libra të sapo dalë nga botimi, por vlera e tyre mbetet e freskët gjithsesi. Lexo vazhdimin >>>
Libri vazhdon të jetë miku më i mirë për kryeqytetasit
Përshëndetje miq të librit,
Sipas një vëzhgimi të bëri së fundmi nga gazeta Ballkan në libraritë e Tiranës “libri duket se vazhdon të jetë miku më i mirë për një pjesë të konsiderueshme të lexuesve të kryeqytetit”. Sipas vëzhgimit rezulton se “qytetarët e Tiranës kanë ende dëshirë për të lexuar, madje një pjese e tyre dhurojnë libra për miqtë” shprehet autori i shkrimit. Lexo vazhdimin >>>
Blogu dhe komunikimi me ju
Përshëndetje miq të librit,
Sa herë që mendohem në lidhje me funksionin e Blog-t tonë, aq herë kujtohem për rëndësinë që ai ka për vizitorët tanë dhe për vetë punën që bëjmë. Por sot në mëngjes, vlera dhe funksioni i Blog-ut u rifreskua më tej në mendjen time ndërsa lexoja për betimin e presidentit të parë afro-amerikan në Amerikë – Barack Obama (autor i librit “Guximi për të shpresuar”). Lexo vazhdimin >>>
Shkruaj diçka për librin që ke lexuar !
Përshëndetje miq të librit,
A ka ndonjë libër që, pasi e keni lexuar, ju ka lënë një mbresë të tillë që do të donit ta ndanit edhe me të tjerë? Tani mund ta realizoni këtë shumë thjesht me librat që gjenden në librarinë e Shtëpisë së Librit. Në Shtëpinë e Librit, përshtypjet tuaja për librin apo librat në shqip që keni lexuar do kenë mundësi t’i lexojnë edhe miq të tjerë të librit, si ju, duke ndihmuar kështu në përhapjen e mëtejshme të informacionit për vetë librin(at).
Si mund ta bëni këtë? Lexo vazhdimin >>>
Ismail Kadare: Libri, Gjirokastra, shqiptarët
Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, në një rrëfim të gjatë dje, në spektaklin e njohur “E Diell”, në “Top Channel”, foli për Gjirokastrën, vendlindjen e tij, librin, lirinë, shqiptarët, Parisin etj. Megjithatë, përgjigjet e tij ndaj pyetjeve të prezantuesit të njohur, Adi Krasta, ishin në vetvete edhe një rrëfim fantastik për veten.
Intervista e plotë: Ismail Kadare: Libri, Gjirokastra, shqiptarët…
Librat më të shitur gjatë vitit 2008
Së fundmi doli: Lista me librat & autorët më të shitur për vitin 2009
Këtë fillim viti vendosëm t’ju paraqesim listat e librave më të shitur për vitin 2008. Veçantia qëndron në faktin se listat tregojnë titujt që klientët tanë përzgjodhën gjatë vitit që kaloi. Për t’ju orientuar më mirë, listat janë të ndara sipas kategorive kryesore (letërsia shqiptare, botërore, për fëmijë, etj).