Libri “Guximi per te shpresuar” nga Barack Obama

Guximi per te shpresuar, Barack ObamaAsnjë udhëheqës amerikan, që prej librit Profile Kuraje të Presidentit Xhon F. Kenedi, nuk ka shkruar një traktat politik më të kthjellët, më të mprehtë dhe më gjallërues se libri Guximi për të shpresuar i Barack Obama-s. Faqet e këtij libri përmbajnë analiza të mirëpeshuara mbi ndikimet jetëgjata të së shkuarës mbi realitetet e sotme amerikane, ide të thella mbi botën e sotme të ndërlikuar dhe plot sfida, si dhe, mbi të gjitha, një vizion frymëzues mbi mundësitë e pafundme të së nesërmes. Për më tepër, me rezultatet e zgjedhjeve të 4 nëntorit 2008, ky libër sfidues na hap një dritare nga ku mund të shohim parimet morale dhe shoqërore që do të udhëheqin në detyrë njeriun e parë afroamerikan të zgjedhur president në historinë e Shteteve të Bashkuara. Duke qenë vetë një afroamerikan dhe adhurues i vërtetë i popullit shqiptar, përgëzoj me entuziazëm përkthimin në shqip të kësaj vepre të spikatur, që ua reko-mandoj të gjithë atyre që kanë dëshirë ta njohin më mirë këtë njeri, i cili, nuk kam asnjë dyshim, do të jetë një mik i vërtete i Shqipërisë.

JOHN L. WITHERS II, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Lexo vazhdimin >>>