Fjodor Dostojevski, art dhe vuajtje

Fjodor DostojeskiKa nga ata që besojnë se arti më i arrirë është rrjedhojë  e vuajtjes së thellë. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës, ishte dëshmi  e kësaj lloj vuajtje. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulosi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i jati, një alkoholist i dhunshëm, ku besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.

Në vitin 1849, Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko-letrar Petrashevski, arrestohen dhe burgosen.  Më pas dënohen me vdekje në 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutin e fundit,  vendimi u anullua. Vetëm pas 10 vjet burgimi politik në Siberi kthehet në Shën Peterburg. Lexo vazhdimin >>>

“Darka e Gabuar”, romani më i ri i Kadaresë

Darka e gabuar, Ismail KadareQë nga dita kur ushtria italiane u shpërbë, në vjeshtën e vitit 1943, deri në vdekjen e Stalinit, dhjetë vite më vonë, Shqipëria përjetoi ndryshimet më drastike të imagjinueshme. Ngjarjet e përjetuara në atë kohë, treguar nga rrugët e Gjirokastrës, nuk janë dicka e re në universin Kadarean. Katër dekada më parë, në vitin 1970, përmes romanit “Kronikë në Gur” koha e luftës përshkruhet përmes syve të një fëmije, gjithmonë nga qyteti i gurtë. Lexo vazhdimin >>>

Albert Kamy, “klasiku” modern

Albert Kamy (Camus)Albert Kamy (Camus) qe një prej shkrimtarëve më të vlerësuar francezë për sa kohë qe gjallë, ndërsa sot librat e tij vijojnë të jenë të supershitur në Francë si dhe të jenë shembujt më të fortë studimorë në universitetet e Europës Perëndimore për letërsinë dhe filozofinë. Kamy u rrit në varfëri në Algjeri, ku studioi filozofi dhe ku u mor edhe me teatër dhe gazetari.

Më 1938, u zhvendos për në Francë (i ati qe francez ndërsa e ëma spanjolle), dhe vijoi të shkruajë ese dhe pjesë teatrale, duke fituar reputacion mes qarqeve letrare dhe filozofike. Ai qe anëtar i Rezistencës Franceze gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe bashkëredaktonte gazetën e së majtës “Combat” deri në vitin 1948. Më 1957, ai u bë Nobelisti më i ri në të gjitha kohërat, për ese si “Miti i Sizifit”, (1942) dhe për romane si “I Huaji” (1941), “Murtaja”, (1946) dhe “Njeriu i Revoltuar”, (1951). Lexo vazhdimin >>>

Gabriel García Márquez: Një jetë

Gabriel Garcia MarquezShkrimtari kolumbian Gabriel García Márquez një herë nënvijëzoi se “Çdo shkrimtar që ka respekt për veten, duhet të ketë një biograf anglez”. Zorr se ai mund të gjente një më të plotë sesa Gerald Martin, i cili shpenzoi 15 vjet të jetës së tij për të arritur në një biografi voluminoze prej 664 faqesh. Lexo vazhdimin >>>