Kujtesa si një torturë e vazhdueshme

Në Kërkim të Kohës së Humbur ose Kujtimi i Gjërave të Shkuara (Frëngjisht À la recherche du temps perdu) është një roman gjysëm-autobiografik me shtatë vëllime nga Marcel Proust. Kjo është vepra e tij më e fashme dhe shumë popullore për shkak të gjatësisë së madhe dhe për shkak të nocionit të kujtesës. Vepra Në Kërkim të Kohës së Humbur ka fituar zemrat e lexuesve që kur botua për herë të parë.

Prusti filloi ta shkruajë këtë vepër në vitin 1909 dhe e vijoi punën deri në vitin 1922, kur vdiq. Ajo u botua në Francë pjesë pjesë mes viteve 1913-1927. Shumë nga idetë, motivet dhe skenat e romanit shfaqen në formë të përvijuar edhe në romanin e papërfunduar të Prust Jean Santeuil (1896-99), si dhe në hibridin e papërfunduar të esesë filozofike dhe historisë, Contre Sainte-Beuve (1908–09).

Lexo vazhdimin >>>

Milan Kundera, Pesha e papërballueshme e historisë

Një skandal i varrosur prej kohësh mund të rrënojë reputacionin e tij prej gjigandi
Nga The Economist

Milan KunderaRomanet e gjalla të Milan Kunderës analizuan ndarjen tragjike të Europës qëndrore nga pjesa tjetër e kontinentit. Vepra si “Lehtësia e Papërballueshme e Qënies” foli pr jetët e turbulluara apo rrënuara nga totalitarizmi. Historia e Miroslav Dvoracek, një spiun cek për perëndimin, mund të përshtatet mirë për një roman të Kunderës. I kapur nga policia sekrete në vitin 1950 ndërsa gjendej në një mision sekret në Pragë, ai u torturua dhe vuajti 14 vjet në një kamp internimi. Qe me fat që nuk u ekzekutua. Ai kaloi gati gjashtë dekada duke besuar se një mikeshë e fëmijërisë së tij, Iva Militka e tradhëtoi; ai e kishte takuar atë në mënyrë të pamenduar gjatë një udhëtimi klandestin. Në rë njëjtën kohë, ajo akuzonte veten se kishte folur tepër hapur mbi vizitorin e saj me miqtë e saj studente. Tashmë, një dokument i policisë, i gjetur nga Adam Hradilek, një historian në Institutin e Studimeve mbi Regjimet Totalitare në Pragë, tregon se qe një nga këto miq, i riu z.Kundera që kishte spiunuar.

Lexo vazhdimin >>>

Enver Hoxha dhe makthet letrare

Fotot Enver HoxhaDisa vite më parë më ka rastisur të shoh një film me titull “Kryeengjëlli”, bazuar në romanin me të njëjtin titull të shkrimtarit bashkëkohor Britanik Robert Harris. Filmi dhe romani fliste për një historian amerikan që shkon në Moskë për të kryer kërkime mbi të shkuarën Staliniste të Bashkimit Sovietik. Personazhi, zbulon pa dashur një lajm të rremë, lajmin e ekzistencës së një trashëgimie të tmerrshme të Stalinit, një djalë me nënë të vrarë të fshehur për pesëdhjetë vite në pyjet e Siberisë, që tashmë rrezikon të kthehet në formën e shpëtimtarit për rusët e lodhur nga kapitalizmi dhe falimenti financiar i viteve ‘90. “Stalini qe vrasësi më i madh i të gjitha kohërave. Qe një vrasës më i madh se Hitleri. Megjithatë, gjysma e rusëve sot besojnë se ka bërë një punë të mirë”, thotë Harris në gojën e personazhit të tij.

Lexo vazhdimin >>>

Kriza Financiare dhe Librat

Nga Rosie Blau
Financial Times

I dashur doktor i librave
Unë u përpoqa por nuk po arrij të kuptoj se cfarë është kriza financiare. A mund të më ndihmosh?
DS, New Jersey

Kriza Financiare dhe Librat“Asete të intoksikuara” mund të tingëllojë si ndonjë titull libri thriller nga koha e luftës së ftohtë, megjithatë nuk jam e sigurt nëse jam kolumnisti i duhur për këtë pyetje. Gjithsesi, mendoj se nëse ata bankierë do të kishin shpenzuar më shumë kohë duke lexuar dhe më pak kohë duke pastruar kupat e tyre të arta, tregjet do të gjendeshin në një situatë më të mirë sot. Duket se këta prodhues parash injoruan një leksion të madh të letërsisë – atë të një problemi të pazgjidhur në dukje të parëndësishëm, që kthehet me forcë vrastare në fund.

Ka një teknikë letrare që quhet “Arma Çehov” ku diçka që prezantohet fillimisht në tregim, merr rëndësi vetëm në fund. Në dramën e Çehovit Xhaxha Vanja, për shembull, një pistoletë në dukje e parëndësishme tregohet në fillim, por në fund ajo pistoletë bëhet armë vrasëse në fund.

Lexo vazhdimin >>>

Shkrimtari Francez fiton cmimin Nobel

Jean Marie Gustave Le ClezioJean-Marie Gustave Le Clézio, 68 vjec, fitoi sot cmimin Nobel në Letërsi nga Akademia Suedeze me motivacionin “autor i nisjeve të reja, aventurës poetike dhe ekstazës sensuale, eksplorues i njerëzimit përtej kufijve të qytetërimit”.

Autori do të marrë një cmim prej 10 milionë kronor, (mbi 1 milionë euro), medaljen e artë të cmimit nobel për Letërsi si dhe do të ftohet të japë leksion në selinë qëndrore të akademisë në Qytetin e Vjetër të Skokholmit.

Lexo vazhdimin >>>

Kadare, 20 me 1 për Nobelin në Letërsi

Sipas agjencisë britanike të basteve Ladbrokes, shkrimtari shqiptar është pranë fillimit të listës me shanse

Agjencitë e basteve janë të mirënjohura tashmë për parashikime shpesh pabesueshmërisht të sakta për cështje që nuk lidhen thjesht me sportin. Në prill 2005, ato parashikuan me saktësi zgjedhjen e Joseph Alois Ratzinger si papë, duke habitur edhe gazetat më prestigjoze botërore. Dje, agjencia e basteve Ladbrokes, publikoi një listë me probabilitetet e fitimit të cmimit nobel në letërsi për këtë vit. Cmimi nobel shpallet nesër. Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, veprat e të cilit janë publikuar në Britani dhe SHBA këtë vit me bujë shumë më të madhe se zakonisht, gjendet i pesëmbëdhjeti në listë, me shanset 20 me 1 për të fituar cmimin e madh.

Lexo vazhdimin >>>

Tor Heyerdahl, njeriu që sfidoi teorinë e qytetërimit

Thor HeyerdahlI lindur si sot në vitin e largët 1914, Thor Heyerdahl, etnolog me famë botërore, u bë i famshëm për aventurën e tij me anijen Kon Tiki. Në vitin 1947, Heyerdahl dhe pesë të tjerë u nisën për një udhëtim transoqeanik nga ishujt e Polinezisë në Amerikën e jugut, për të vërtetuar se edhe njerëzit e lashtë qenë në gjendje të kalonin oqeanin. Në vitin 1969, ai ngarkoi dy arka me papiruse, Ra I dhe Ra II, dhe i transportoi përmes Atlantikut në varkat “primitive” të banorëve vendës të Afrikës Perëndimore. Në këtë mënyrë, ai vërtetoi se Egjiptianët e lashtë qenë në gjendje të kalonin Atlantikun dhe se kjo gjë nuk ndodhi për herë të parë vetëm në vitin 1492 nga Kristofor Kolombi. Teoritë e tij u përbuzën nga akademikët, por ai ushtroi influencë të gjerë në antropologji dhe arkeologji. Filmi i bazuar mbi ekspeditën Kon-Tiki fitoi Oskarin në vitin 1951 si Dokumentari më i Mirë.

Lexo vazhdimin >>>

Faqja ne vazhdim →