Romani “Gra të Vogla” mbush 140 vjec

Pa asnjë dyshim, “Gratë e Vogla” mbetet vepra më e mirënjohur e Louisa May Alcott. Sharmi dhe pafajësia vijon të tërheqë lexuesit, pavarësisht faktit se realiteti shoqëror dhe familjar i përshkruar në roman është shumë shumë i ndryshëm nga jeta familjare e ditëve tona. Jo March shikohet si një nga personazhet më të kompletuar dhe më i dashuri personazh në letërsinë për fëmijë.

Në fakt, shumë djem ndjehen mirë kur e lexojnë librin po aq sa edhe vajzat. Ndërsa lexuesit e ditëve tona shpesh e gjejnë këtë personazh tepër të mirë për të qenë e vërtetë, sipas standardeve të shoqërisë së kohës së autores, vajzat e familjes March janë të brishta. Autorja tentoi t’i jepte personazheve të veta një dozë egoizmi, vaniteti, inati dhe turpi, cilësi që nuk qenë parë kurrë më herët në personazhe të tilla për fëmijë.

Lexo vazhdimin >>>

Shkrimtari amerikan Truman Streckfus Persons

Shkrimtari amerikan Truman Streckfus Persons, i njohur me pseudonimin Truman Capote, lindi si sot më 30 shtator, në vitin 1924 në New Orleans të Luizianës. Ai është autor i romaneve “Me Gjakftohtësi”, (In Cold Blood) dhe “Mëngjes te Tifani”, (Breakfast at Tiffany’s). Që nga viti 1933 jetoi në Nju Jork ku u përjashtua nga shkolla dhe shkoi të punonte te gazeta The New Yorker ndërkohë që shkruante tregime. Ai u bë i famshëm që me romanin e parë, “Zëra të tjerë, Dhoma të tjera”, (Other Voices, Other Rooms (1948)). Në shqip gjendet romani “Harpa e Barit”, (1951).

Romani përqendrohet në një djalë jetim dhe dy zonja të moshuara, të cilët e vëzhgojnë jetën nga një shtëpi pemë. Eshtë një vepër gati autobiografike, një histori e qashtërsisë së jetës në një shtëpi-pemë, simbolike, sa edhe reale, kthimi “në të harruarat” që koha na detyron të bëjmë, një krijim antikonformist ndaj brutalitetit shtypës të përditshmërisë.

Elie Weisel, letrari që fitoi Nobelin për paqe

Eli Vizel (Elie Wiesel), hebreu që fitoi çmimin Nobel për paqe me historinë e jetës së tij të përshkruar në librin e tij të famshëm “Natë”, (1958), mbushi sot (30 shtator), 80 vjeç.

Ai e përshkruan veten në këtë mënyrë: “Unë vendosa t’ia dedikoj jetën time tregimit sepse ndjej se duke mbijetuar, i detyrohem diçka vdekjes… dhe të gjithë të tjerëve që nuk i mbajnë mend tradhëtitë që kanë pësuar.”

Ai e bëri jetën e tij një mision për të treguar dhe ritreguar historinë e Holokaustit dhe për të folur kundër atyre që vijojnë të kryejnë krime kundër njerëzimit sot. Më 1986, atij iu dha çmimi Nobel për Paqen. Gjithashtu si sot në vitin 1946, përfundoi gjyqi i Nurembergut. Njëzet e dy udhëheqës të Gjermanisë Naziste u dënuan për krimet e kryera gjatë Luftës së Dytë Botërore. Njëmbëdhjetë prej tyre u dënuan me vdekje ndërsa të tjerët me burgime të gjata.

Lexo vazhdimin >>>

Shkruaj diçka për librin që ke lexuar !

Përshëndetje miq të librit,

A ka ndonjë libër që, pasi e keni lexuar, ju ka lënë një mbresë të tillë që do të donit ta ndanit edhe me të tjerë? Tani mund ta realizoni këtë shumë thjesht me librat që gjenden në librarinë e Shtëpisë së Librit. Në Shtëpinë e Librit, përshtypjet tuaja për librin apo librat në shqip që keni lexuar do kenë mundësi t’i lexojnë edhe miq të tjerë të librit, si ju, duke ndihmuar kështu në përhapjen e mëtejshme të informacionit për vetë librin(at).

Si mund ta bëni këtë?

Lexo vazhdimin >>>

Poeteka hapet sot në Durrës - Festivali shqiptar i Poezisë dhe Literaturës

Edicioni IV i Poezisë dhe Letërsisë (Poeteka)

Edicioni IV i Festivalit shqiptar të Poezisë dhe të Literaturës, “Poeteka”, 22-28 shtator, nis sot në Durrës, qyteti ku u themelua. Ceremonia hapet në orën 19.00 në Muzeun Arkeologjik ku poetët pjesëmarrës në Festival do të lexojnë nga një poezi në gjuhën origjinale.

Lexo vazhdimin >>>

Hyrje te shkurtra por thelbesore !

Pershendetje miq të librit,

Këtë rradhë ju ftojmë të zbuloni librat më të rinj pjesë e gjerdanit me libra të përgatitur nga Shtëpia botuese IDEART. Ky gjerdan i përzgjedhur vjen falë bashkëpunimit të IDEART me Oxford University Press për të sjellë një seri botimesh me emrat, idetë dhe përfaqësuesit më të shquar të mendimit filozofik botëror, të psikologjisë, historisë dhe shkencave humane në përgjithësi.

Filozofë dhe profesorë të shquar jo vetëm të Oxford dhe Cambridge, por dhe të katedrave universitare me emër në botë, ofrojnë njohuritë, metodikën dhe përvojën e tyre në këta libra të konceptuar si Hyrje të Shkurtra.

Lexo vazhdimin >>>