Një fëmijë që lexon, është një fëmijë i lumtur!

Përshëndetje miq të librit,

Afrimi i 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, është sigurisht një kohë ku çdo fëmijë ka të drejtë të festojë dhe gëzojë së bashku me familjen dhe të afërmit. Në këtë kohë, mbase edhe ju si prind apo i afërm i një fëmije, jeni duke menduar se çfarë do të bëni me këtë rast. Ndoshta, ju keni menduar për të blerë ndonjë lodër ose po planifikoni ndonjë aktivitet të veçantë së bashku me fëmijën, në mënyrë që ai apo ajo ta festojë sa më bukur. Por, ne këtu te Shtëpia e Librit jemi të bindjes se “një fëmijë që lexon, është një fëmijë i lumtur”! Lexo vazhdimin >>>

Romani befasues i Ben Blushit

Përshëndetje miq të librit,

Nëse keni qenë duke pritur të gjeni një kopje të librit të Ben Blushit “Të jetosh në ishull”, tani keni mundësi ta bëni këtë edhe nëpërmjet Shtëpisë së Librit.

Te jetosh ne ishull, Ben BlushiTë jetosh në ishull” është romani i parë i autorit Ben Blushi, i njohur si politikan, ish ministër dhe zëvendësministër në disa dikastere në vitet e fundit, si dhe një gazetar i njohur në fillimet e tij.

Është një nga rastet unike kur një politikan i kthehet letërsisë, ndërkohë që gjatë këtyre 18 vjetëve shoqëria shqiptare ka njohur fenomenin që një pjesë jo e vogël shkrimtarësh e poetësh, njerëz të letrave në përgjithësi lanë penën dhe iu përkushtuan politikës. Lexo vazhdimin >>>

20 kryevepra nga kryeveprat e shekullit te 20-te

Miq të librit, përshëndetje!

Libra shqipKësaj here po i kushtojmë vëmendje ekskluzivisht 20 kryeveprave të letërsisë botërore dhe shqiptare të shekullit të 20. Këto 20 romane, të publikuara me cilësi të lartë dhe kapakë të trashë vijnë nga shtëpia botuese Koha Ditore në Prishtinë. Botimi i këtyre librave dukshëm nuk është një nismë tregtare, sepse cilësia e librave është shumë më e lartë sesa çmimi. Kolana e 20 kryeveprave të shekullit të kaluar, janë edhe një shembull i botimit të vlerave të njerëzimit, shembull që bën mirë të ndiqet edhe nga shtëpitë e tjera botuese.

Nga lista e kryeveprave shqiptare, në këtë kolanë janë “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, Ismail Kadare, “I humburi”, Fatos Kongoli “Gjaku i Dallëndyshes”, Zija Çela, e “Ujku dhe Uilli” nga Vath Koreshi. Lexo vazhdimin >>>