Si të gjesh librin që kërkon ?

Kategorite & Nen-kategoriteMe rritjen e numrit të librave të publikuar (aktualisht mbi 800 tituj), si dhe rritjen e numrit të vizitave në faqen tonë (rreth 150 në ditë), rrjedhimisht rritet edhe nevoja për të gjetur sa më lehtësisht librin apo librat që ju kërkoni. Për këtë arsye ne ju ofrojmë disa mënyra si më poshtë:

Kategoritë dhe nën-kategoritë
Shtëpia e Librit është e organizuar në kategori librash si p.sh.: letërsia shqiptare, letërsia botërore, libra për fëmijë, etj, dhe brenda tyre me nën-kategori si: romane, revista letrare, tregime & novela, biografi & kujtime, etj. Kjo është edhe mënyra bazë se si ju mund të krijoni një ide më të qartë të librave që ne disponojmë si dhe mund të orientoheni më kollaj për të gjetur atë që kërkoni.

Mënyra kryesore të kërkimit
Motorri i kerkimitSistemi ynë ju lejon të bëni dy lloje kryesore kërkimi për librat.

Mënyra bazë është ajo “e thjesht”, e cila ju lejon të kërkoni duke përdorur si fjalë kyçe titullin e librit ose emrin e autorit. Kjo është njëkohësisht edhe mënyra më e shpejtë por jo më e plota.

Mënyra tjetër është “Kërkimi i Avancuar” i cili ju lejon të kërkoni jo vetëm titullin dhe autorin, por edhe përshkrimin e librave që ne kemi publikuar. Ky kërkim është ideal nëse ju dëshironi ta zgjeroni kërkimin tuaj përtej kërkimit të thjeshtë. Nëpërmjet këtij kërkimi ju keni disa mundësi dhe opsione të tjera të cilat ju lejojnë ta bëni hulumtimin tuaj edhe më specifik si p.sh. duke kërkuar brenda një kategorie të caktuar, ose vetëm librat e një botuesi të caktuar, etj.

Kërkimi i shkrimeve
ShkrimetNjë seksion me interes te Shtëpia e Librit është edhe ai i Shkrimeve, ku ju do mund të gjeni një përzgjedhje shkrimesh, biografish dhe studimesh për autorë dhe tituj librash të ndryshëm. Çdo shkrim është i lidhur me një ose disa libra të ndryshëm që lidhen direkt ose indirekt me shkrimin. Gjithashtu, ne kemi instaluar motorin e kërkimit edhe për Shkrimet, i cili e lehtëson më tej kërkimin tuaj brenda seksionit të Shkrimeve.

Titujt e postimeve te Blogu
Pamvarsisht se Blogu funksionon i ndarë nga sistemi i Shtëpisë së Librit, ne kemi gjetur një mënyrë për ta integruar atë me faqen e parë të dyqanit. Dhe konkretisht, në krahun e djathtë, poshtë motorrit të kërkimit, ju do keni mundësinë të klikoni mbi titujt e fundit të postimeve që ne vendosim në Blog. Gjithsesi, nëse dëshironi të informoheni rregullisht për të zhvillimet dhe të rejat te Shtëpia e Librit, ne ju sugjerojmë të abonoheni nëpërmjet shërbimit tonë me Email.

Përditësuar më: 2 nëntor 2008

23 prilli - Dita Boterore e Librit

Dita Nderkombetare e Librit23 prilli është një datë simbolike për literaturën botërore pasi në këtë datë në vitin 1616, vdiqën Servantes, Shekspiri dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca. 23 prilli shënon edhe lindjen ose vdekjen e shkrimtarëve të tjerë, si Maurice Druon, K.Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo.

Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të librit e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil.

23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor, etj.

Kjo është arsyeja, për të cilën kjo datë domethënëse për letërsinë universale është caktuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s për t’i bërë homazh botëror librit dhe autorëve të tij dhe për të inkurajuar të rinjtë, që të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit, si edhe për të respektuar kontributin e pazëvendësueshëm, që kanë dhënë krijuesit për progresin social dhe atë kulturor njerëzor.

Edhe në Shqipëri dhe trevat shqiptare, letërsia shqipe po lëvrohet gjithnjë e më shumë falë përhapjes së madhe të shtëpive botuese si dhe mundësive për tregtimin e tij. Por puna për inkurajimin dhe nxitjen e gjeneratës së re duhet të përforcohet pasi kultura e të lexuarit sot sfidohet më shumë se kurrë nga kultura e informacionit të shpejtë dhe të përmbledhur që ofrohet nëpërmjet internetit.

Përpjekjet për nxjerrjen në pah të vlerave të mirëfillta të librit janë një sfidë për të cilën duhet të ndërgjegjësohen jo vetëm ata që e kanë për pasion apo që thjesht përpiqen ta tregtojnë atë, por e gjithë shoqëria, duke filluar nga familja. Veçanërisht, prindërit mund dhe duhet t’ia ushqejnë këtë dëshirë fëmijëve të tyre. Ndërkohë, qeveria dhe ministria e arsimit si dhe organizatat e tjera që merren me kulturën, duhet të punojnë vazhdimisht në hartimin dhe implementimin e politikave të qarta dhe afatgjata në këtë drejtim.

Shtepia e Librit mbetet e përkushtuar jo vetëm në promovimin e librit shqip, por mbi të të gjitha vlerave dhe thesareve të mirëfillta kulturore dhe morale të tij.

Librat e rinj nga Dudaj dhe Cabej

Përshëndetje miq të librit.

Më poshtë po ju paraqesim një përshkrim të shkurtër të librave të rinj në katalogun e Shtëpisë së Librit.

Shtëpia botuese Dudaj

Nga shtëpia botuese Dudaj, besoj se ia vlen të veçohen romanet:

Kur buza puthjen genjenteLibri më simpatik nga botimet Dudaj, kësaj here është padyshim “Kur buza puthjen e gënjente”, një antologji e poezive më të bukura të gjuhës angleze, përzgjedhur dhe përkthyer nga Rudi Bobrati. Libri shoqërohet me një CD që përmban 24 poezi të recituara në shqip nga katër aktorë të mëdhenj të teatrit dhe filmit shqiptar, Tinka Kurti, Timo Flloko, Yllka Mujo dhe Ndriçim Xhepa. Ky është produkt i një lloji të veçantë në tregun shqiptar. Unë vetë vendosa menjëherë t’ia bëj dhuratë një mikeshës sime.

Shtëpia botuese Çabej

Hyrje ne IndoeuropianistikeNga shtëpia botuese Çabej, vjen një nga veprat e pabotuara ndonjëherë të studiuesit Eqrem Çabej, “Hyrje në Indoeuropianistikë”. Libri përmban leksione të z. Çabej në Prishtinë në fillim të viteve ’80. Ato nuk u shkruan kurrë nga autori, i cili qëndroi në hije për arsye politike për shumë dekada, por për fat të mirë, studentët e tij të Prishtinës rregjistruan me kasetofon leksionet e tij, i transkiptuan dhe shpëtuan nga humbjet një gur të vyer të studimeve akademike shqiptare. Libri shoqërohet me CD-në që mban leksionet e folura të z. Çabej. Pra në një farë mënyre mund të themi se është një libër i vlefshëm edhe për ata që nuk kanë kohë të përqendrohen për të lexuar. Gjatë ditëve të fundit, gazeta Shekulli ka botuar disa nga leksionet e Çabejt për gjuhën shqipe.

Mes titujve të botuar nga shtëpia botuese Çabej, është edhe një fletushkë e botuar vite më parë, por që nuk mund të rri pa e përmendur. Janë poezitë e njërit prej poetëve të mi më të parapëlqyer, hermetiku italian Xhyzepe Ungaretti. Një libërth me 32 faqe “Pambarimi” mbart disa poezi që për mendimin tim janë një dëshmi e mrekullueshme e dëshirës së poetit për t’u shprehur dhe njëkohësisht për të ruajtur privacinë e vet në sytë e botës. Besoj se Ungaretti është një frymëzim personal për mua në epokën e Big Brother, një mbyllje hermetike në një botë të mbushur me sy e veshë që na përgjojnë gjithkund. Poezitë e Ungaretti-t i kam lexuar që kur kam qenë fëmijë në italisht. Janë shumë enigmatike, deskriptive dhe që të hapin fantazinë. Nuk është e nevojshme të gjesh kuptim gjithmonë kur lexon poezitë e tij, por e rëndësishme është t’i shijosh.

Anija e gjumit & Vajza e Agamemnonit

Anija e gjumit, Arian Leka (poezi - letersia shqiptare)
Anija e gjumit, Arian Leka Poezia e Arian Lekës, tek libri “Anija e gjumit”, është sfidë magjepsëse për aventurë krijimi, kumte e zëra plot vibrime të brendshme, drithërima befasish, frike, gëzime e trishtime që frymojnë bashkë. Ali Aliu

Ajo që e bën të bukur poezinë e Arian Lekës, tek Anija e Gjumit, është afrimi me eksperimentin e avangardës - një çudi kaleidoskopike, përpjekje për shpjegimin e epistemës sonë, shenja që e bëjnë këtë krijimtari të jetë unikale. Ervin Hatibi

Duke lexuar librin: “Anija e Gjumit”, hyn në një botë të lëngshme, ku anijet, dallgët, vjeshta, pema, gjethet, ndjenjat, dëshirat, ëndërrat, iluzionet, Durrësi, fëmijëria, adoleshenca, dashuria, malli, lamtumira, ankthi, të derdhen para syve veshur me petk muzikor, aq sa lexim përftohet më mirë si këngë, një këngë e brendshme, që të ngjitet në mendje e nuk të shqitet, siç zakonisht na ndodh, me melodi të preferuara e të arshivuara në kujtesë…. Është libër që të detyron ta veçosh nga moria e botimeve të sotme, ta lexosh hera herës dhe autorin e tij t’ua rekomandosh edhe të tjerëve. - Gazeta e Athinës (Lexo më tej ose blije tani…)

Vajza e Agamemnonit, Ismail Kadare (roman - letersia shqiptare) Vajza e Agamemnonit, Ismail KadareNë tribunën e festës së 1 Majit në Tiranë, njëri prej të ftuarve, ndërsa ndjek parakalimin e turmave, befas midis pankartave dhe portreteve të udhëheqësve komunistë vendas i duket se dallon portretin e shefit të dikurshëm grek, Agamemnonit. Një haluçinacion, apo rrjedhojë e lodhjes së një njeriu të trishtuar, që sapo është ndarë nga e dashura?

Eshtë më tepër se kaq. Shfaqja e portretit bën pjesë në thelbin e ngjarjeve që përshkruhen në këtë roman. Eshtë histori tronditëse e një dashurie që gjendet befas midis ingranazheve të makinës së ftohtë të shtetit. “Vajza e Agamemnonit” është pjesa e parë e diptikut, që pasohet nga “Pasardhësi”. (Lexo me tej ose blije tani…

)

Pasardhesi, Ismail Kadare (roman - letersia shqiptare) Pasardhesi, Ismail KadareÇfarë ka ndodhur në natën e 13 dhjetorit në dhomën e gjumit të Pasardhësit, trupi i të cilit u gjend me një plumb në zemër? Romani i fundit i Kadaresë sjell në kujtesë enigmën më të madhe të historisë së Shqipërisë: vdekjen misterioze të pasardhësit të diktatorit komunist shqiptar.nde sot, gati një çerek shekulli pas ngjarjes dhe dymbëdhjetë vjet pas rënies së rregjimit, pas hapjes së arkivave dhe pas anketave të pafundme, misteri ka mbetur krejtësisht i pazbuluar.

Duke nisur nga një ngjarje reale, të cilës i ka dhënë përmasa universale, Kadare nëpërmjet “Pasardhësit” ka shtuar një personazh të ri, në familjen e arketipeve të mëdhenj të letërsisë botërore, Judës, Agamemnonit, Brutit, Jozef K, etj. “Pasardhësi” është pjesa e dytë e diptikut, i cili lidhet me të parin, “Vajza e Agamemnonit”, nëpërmjet personazhit kryesor. (Lexo me tej ose blije tani…)

Preja e nje martese te lodhur, Rudina Xhunga (roman - letersia shqiptare) Preja e nje martese te lodhur, Rudina Xhunga “Preja e një martese të lodhur” është një roman për dashurinë. Në faqen e dedikimit autorja shkruan: Për ata që duhen; me frikë se bëhen tre dhe ankth mos mbeten një. Kanë thënë për librin “Eshtë një mnyrë të shkruari me sinqeritet, pa poza, një realizëm pa makijazh. Një libër I shkruar me mendje, me zemër, I shkruar me temperament. Një libër që do të mbetet dhe që ka lënë gjurmë për mendimin tim në letërsinë e këtij fillimshekulli, sepse është pritur prej kohësh në gjininë e tij për mënyrën e të shkruarit, për stilin e përkorë. Një libër që duhet lexuar me dashuri” - Edmond Tupja redaktori i librit

“Një libër për dashurinë si iluzion dhe kurthet që ajo I ngre shpesh moralit. Një libër I shkruar me “inat” dhe gjakftohtësi, një epistolar modern. Rrëfimi I Xhungës është I zhveshur nga emocionet. Ato I kalojnë lexuesit, që ngjethet në trup, kur tjetri thotë të vërtetën që s’e pranon dot lehtë.Një libër që lexohet me nje frymë. Një libër që të lë pa frymë” - Gazeta “Shekulli” (Lexo më tej ose blije tani…)

Fantazma me sy njeriu, Mira Meksi (letersia per femije) Fantazma me sy njeriu, Mira Meksi Në guvën e lagësht të një eremite të vjetër ishin mbledhur fantazmat. Fantazmadhja mori një grusht drite dhe e hodhi në një magje guri. Pastaj hodhi edhe një tjetër, edhe një tjetër… Përzjeu dritën me dritë dhe zuri të ngjeshte brumin dritë. Brumi nuk lidhej dhe nuk i bindej Fantazmadhes. Fantazmat e tjera qenë përkulur mbi magje. Grushte të tjera me dritë, hidh e hidh. Kjo s’kish bërë kurrë vaki, të mos ngjizej dot një fantazmë me kaq shumë dritë. Fantazmadhja lëvizi duart dhe më në fund brumi mori formë. Dy sy të vërtetë njeriu mbinë në mes të asaj forme fantazme. Sy njeriu në trup fantazme! (Lexo më tej ose blije tani…)

Nje hap drejt se panjohures, Mbreteresha Noor (biografi & kujtime) Nje hap drejt se panjohures, Mbreteresha Noor Një hap drejt së panjohurës është një dokument i mrekullueshëm. Kjo është historia e një amerikaneje të re, e cila u bë bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja e një monarku arab. Ky libër paraqet një portret tërheqës të të ndjerit Mbret Husein dhe përpjekjet e tij gjatë gjithë jetës për t’i sjellë paqen rajonit të dërrmuar nga lufta, këndvështrimin e një dëshmitareje reale për hendekun në rritje midis Shteteve të Bashkuara dhe kombeve arabe.

Po ashtu ky libër është historia e sinqertë e një nëne dhe gruaje që diti ta mbante më së miri barrën që i ra duke qenë bashkëshortja e një burri shteti. Por mbi të gjitha është një histori dashurie – ditari intim i një gruaje që u dashurua marrëzisht pas një mbreti dhe popullit të tij. (Lexo më tej ose blije tani…)

Librat me te shitur dhe Statistikat

Me rritjen e numrit te vizitoreve, Shtepia e Librit ka mundur t’i sherbeje nje numri ne rritje klientesh. Per ne eshte vazhdimisht interesante te shikojme jo vetem vendet nga njerezit vijne, por edhe vete titujt qe ata zgjedhin. Nder librat me te shitur deri tani sipas kategorive kryesore jane:

Statistikat

Aktualisht, Shtepia e Librit pret mbi 100 vizitore ne dite dhe ky numer eshte gjithnje e ne rritje. P.sh. nga muaji shkurt deri ne mars, numri i vizitoreve u rrit me +71.62%. Shumica prej tyre vijne nga vende si:

Vitrina Jone: Romane dhe Filozofi

Këtë javë për Vitrinën tonë kemi përzgjedhur disa tituj nga dy kategori kryesore: Romane dhe Filozofia, duke filluar me titullin e parë të znj. Brunilda Zllami e cila është një nga shkrimtaret më të suksesshme të dhjetë viteve të fundit të letërsisë shqipe. Romanet e saj që në fillimet e botimit kanë gjetur lexuesit e tyre të të gjitha moshave. Fabula, tematika, stili i veçantë, mënyra e trajtimit të problematikës, zgjedhja e intrigës në një mënyrë tjetër, sinqeriteti dhe origjinaliteti i zgjidhjes së konflikteve në romanet e veta e bëjnë atë të afërt dhe të dashur për lexuesin.

Rruga e trëndafilave, nga Brunilda Zllami (Roman)
Rruga e Trendafilave Burinilda Zllami “Si engjëll! Kështu ishte ajo kur flinte. Kurora e artë e flokëve i binte mbi jastëk, si rreze drite që i jepnin më shumë bukuri këtij mëngjesi pranvere. Duart i mbante të mbledhura grusht afër buzëve që dukeshin si gonxhe, që drita ende nuk i kishte puthur për të çelur. Ajo i jepte përshtypjen e një liqeni të qetë, ku zambakët e ujit kishin krijuar mbretërinë e tyre, ishte si një vegim që burrat e kanë ëndërruar që në lindje, si simbol i femrës ideale që zgjon ndjenjën e të magjishmes, asaj pas të cilës duhej rendur me ngut. Ajo ishte gjithçka që dikush mund të donte të përqafonte për të qenë i plotësuar, por sot ajo i dukej më e brishtë se kurrë. (Lexo më tej ose blije tani…)

Klienti, nga John Grisham (Roman)
Klienti, John Grisham Xhon Grisham vazhdon të na tundojë me çdo krijim të tij të ri. Romani i tij i fundit, “Klienti”, ka një ndërthurje të mençur, të tërheq me zgjuarsi në brendi dhe është mjaft prekës. Ai na paraqet një hero të ndryshëm e tërheqës: një djalë të vogël njëmbëdhjetëvjeçar. Mark Suei është i paharrueshëm… Çdo gjë tingëllon kaq e vërtetë, që nga personazhet kryesore deri tek ata më dytësorë skalitur plot ngjyrime e në sfondin e një sistemi të korruptuar drejtësie.” The Milwaukee Journal (Lexo më tej ose blije tani…)

Historia pa mbarim, nga Michael Ende (Roman)
Historia pa mbarim, Michael Ende Fondi i letërsisë botërore për fëmijë dhe të rinj përkthyer në shqip, do të ishte padyshim i mangët sikur të mos figuronte në të edhe Libri i librave, të cilit kritika letrare nuk i vë kufij moshe për lexuesit: “Historia pa mbarim” e shkrimtarit shumë të njohur gjerman Michael Ende. Ky roman i botuar më 1979, i përkthyer menjëherë në shumë gjuhë të huaja të botës dhe i nderuar me dhjetë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, është libri i një fantazie shpërthyese, që mbart në vetvete një ndërthurje filozofish të larmishme, ku kritika ndaj epokës sonë mbështillet nga simboli artistik dhe ku lënda poetike dhe misteri i nënshtrohen një kompozicioni krejt të veçantë, një gjinie të re letrare të çliruar nga çdo lloj angazhimi të njëanshëm. (Lexo më tej ose blije tani…)

Arti i të jetuarit, nga Artur Shopenhauer (Filozofi)
Arti i te jetuarit, Shopenhauer Ajo që i bën të shoqërueshëm njerëzit, është paaftësia e tyre për të duruar vetminë dhe vetveten në të. Shpirti i tyre nuk ka zhdërvjelltësinë e mjaftueshme për të vetëlëvizur, pra dhe shtysat duhen kërkuar tjetërkund. Ata kanë nevojë të ngutshme për një nxitje nga jashtë, si ajo që mund të japin qënie të ngjashme me ta. Pa këtë, shpirti i tyre nuk e mban dot peshën e vet dhe bie në një letargji shtypëse. Duke qenë secili një pjesëz e vogël e idesë së bashkësisë njerëzore, kemi nevojë të ndihemi të realizuar përmes kontaktit me të tjerët, në mënyrë që të kemi një vetëdije të plotë. (Lexo më tej ose blije tani…)

Seksioni ynë: Shkrimet
Me këtë rast ju ftojmë të lexoni te seksioni ynë Shkrimet ku do mund të gjeni një përzgjedhje artikujsh mbi autorë, publikime dhe tematika me interes.