Bashkepunime…!
Keto dy javet e fundit kemi qene mjaft te impenjuar si zakonisht me shtimin e librave te rinj por edhe ca risi per te cilat mund te lexoni ne vazhdim.
Bashkepunimi me Shtepine botuese “55″
Tashme Shtepia e Librit numeron mbi 370 tituj nga te gjitha gjinite kryesore te letersise si dhe libra te tjere qe shpresojme do i pershtaten me se miri preferencave tuaja. Nder kategorite e librave ku edhe kemi zgjeruar gamen, jane ato me karakter historik dhe/ose biografik. Kjo fale edhe bashkepunimit me te fundit me Shtepine Botuese “55″ gje qe na lejoi te nxirrnim ne shitje edhe dy veprat kryesore te At Zef Pllumit, por edhe nje ser librash historik mjaft interesant. Lexo vazhdimin >>>
Vitrina Jone: At Zef Pllumi
Parathënia jonë është e panevojshme…..
Rrno vetëm për me tregue, At Zef Pllumi
Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për të ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos për më tepër, ata që s’e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, e mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët.
Shkurt për të ka nevojë ndërgjegjja jonë. – Ismail Kadare
“Rrno vetëm për me tregue”, na bën të mendohemi se sa e vështirë është të “vlerësosh” përmbajtjen historike të një gjysmë shekulli shqiptar… Kam bindjen se një shumice shqiptarësh do t’u hyjë në punë kjo dëshmi për ta kuptuar se mohimi i së kaluarës – kulti i harresës – është një nga mënyrat më perfide për të përligjur a posteriori gjithë sa ka pasur kriminale një rregjim. – Aurel Plasari (Lexo më tej ose blije tani…) Lexo vazhdimin >>>
Vitrina Jone: Personazhe dhe Histori
Cdo jave ne perpiqemi te vecojme disa prej titujve apo autoreve me te perzgjedhur te cilet me pas i vendosim ne Vitrinen kryesore te Shtepise se Librit. Kesaj here, perzgjedhjet tona jane shtyre sa nga risia e titullit, sa nga pervjetori (Cabej) apo zhvillimet e koheve te fundit, por jo me pak edhe nga vete ndikimi qe nje autor apo autore (Fallaci) ka pasur ne fushen e vet respektive. Gjithesesi, vlerat e cdo libri mbetet ti gjykoni vete…
Amerikani Tony Blair nga James Naughtie
Marrëdhënia e Toni Blerit me Amerikën është një nga historitë më tërheqëse të kohës sonë. Ai është kryeministri që duke u lidhur me Xhorxh Bushin vuri në rrezik të ardhmen e tij politike në Britani, por njëkohësisht u kthye në një hero për shumë amerikanë që pas 11 Shtatorit. Në këtë histori të jashtëzakonshme e magjepsëse, autori James Naughtie pyet përse Bleri hyri në zemrat e amerikanëve, përse ai iu përgjigj atyre në atë mënyrë, cilat do të jenë pasojat për Britaninë, politikën dhe liderët e saj. (Lexo me tej ose blije tani…) Lexo vazhdimin >>>
Eqrem Cabej, nje vit, me rastin e 100 vjetorit te lindjes
Ky vit shënon një përvjetor të veçantë. Një stacion kujtese që mund të shërbejë për të rilexuar, dhe për të kuptuar filozofinë e një prej figurave më poliedrike të kulturës tonë, Eqrem Çabej. Sivjet është 100-vjetori i lindjes së gjuhëtarit e dijetarit të njohur dhe viti është shpallur viti i Çabejt.
Duke folur për figurën e Çabejt, studiuesja Ledi Shamku Shkreli në një intervistë për Gazetën Shqiptare u shpreh: “Ky spektër drite që ne e quajmë sot Eqrem Çabej është etnolog, historian, gjeograf, etimolog, është hartues tekstesh për shkollën, është mësues, planifikues gjuhësor, madje një nga përfaqësuesit më mendjehapur të kulturës së gjuhës ndër ne, të cilit mjerisht pak iu vu veshi, sepse ideologjia (e kohës së komunizmit) kishte planin e vet.” Lexo vazhdimin >>>
Rubrike e re: Shkrime me interes per ju
Pershendetje miq te librit,
shkrimet e mediave shqiptare jane gjithnje nje burim i rendesishem prezantimi me titujt dhe autoret e ndryshem te librave qe dalin ne tregun e librit shqip.
Me deshiren qe te risjellim disa prej ketyre shkrimeve, ne kemi hapur nje rubrike te re ku ju do mund te gjeni shkrime te publikuara tashme, te cilat do sherbejne edhe si nje prezantim i dyte ose me i zgjeruar per librat qe ne publikojme.
Ne kete rubrike te re ju do te keni jo vetem mundesine t’i lexoni por edhe t’i komentoni keto shkrime, duke u bere keshtu pjese e nje procesi te vazhdueshem diskutimi nderveprues me vizitoret dhe vete autoret e shkrimeve.
Nder shkrimet e reja do gjeni: Lexo vazhdimin >>>