Menyrat e Njoftimit Per Ju

Blogu i Shtepise se Librit, eshte vendi ku ju mund te njoftoheni per zhvillimet me te fundit te Shtepia e Librit.

Aktualisht ne ju ofrojme disa menyra njoftimi si me poshte:

Menyra e pare: Ne momentin kur ju krijoni nje llogari me emrin tuaj te ShtepiaeLibrit.com ju keni mundesine te abonoheni ne te njejten kohe te Buletini i pergjithshem (newsletter) i dyqanit nepermjet te cilit ne ju dergojme njoftimet dhe te rejat e fundit mbi librat e rinj dhe ofertat e ndryshme qe ne bejme here pas here.

Menyra e dyte: Blogu i Shtepise se Librit, eshte i pershtatshem per kedo qe deshiron te qendroje i informuar per ecurine, planet, zhvillimet dhe sigurisht titujt e rinj qe shtohen te Shtepia e Librit rregullisht. Te Blogu ju mund te Abonoheni me Email, duke perdorur formen e Abonimit ne krahun e djathte te Blog-ut. Gjithashtu ju mund te abonoheni edhe nepermjet Sherbimit RSS, i cili eshte shume praktik gjithashtu.

Postimet ne Blog do te jene edhe me te rregullta dhe ato nuk do te kufizohen vetem me njoftimet per librat e rinj, por gjithashtu do te permbajne shkrime dhe tema me interes per ju.

Gjithashtu, Blogu eshte vendi ideal ku ju mund te ndani me ne pershtypjet, idete, kerkesat por edhe ankesat qe mund te keni.

Mirepresim pyetjet dhe sugjerimet tuaja.

Elvisi & Gjergji

Njoftimet, si të qëndrosh në kontakt me ne ?

Shtepisa e Librit, aktualisht ofron dy menyra se si ju mund te njoftoheni rregullisht  per zhvillimet dhe te rejat me te fundit nga ShtepiaeLibrit.com

Menyra kryesore: Ju mund te Abonoheni me Email ne cdo moment duke u regjistruar te Forma qe gjendet ne krah te djathte te kesaj faqe ose duke shkuar ketu. Abonimi me email ju lejon te njoftoheni rregullisht per librat e rinj, njoftimet, aktivitetet dhe zhvillimet e tjera qe kane te bejne me faqen tone ose qe jane me interes per ju.

Menyra e dyte: Ne momentin kur ju krijoni nje llogari te ShtepiaeLibrit.com ne e regjistrojme adresen tuaj te email ne sistemin tone te njoftimeve nepermjet Buletinit te brendshem (newsletter) nga ku ju  me pas do merrni njoftimet dhe te rejat e fundit mbi librat e rinj, apo oferta me interes per ju. Kjo eshte edhe menyra me e mire pasi nese ju keni llogari me ne, atehere mund te perfitoni direkt nga ofertat qe ne cojme vetem me email.

Mirepresim ne cdo moment pyetjet dhe sugjerimet tuaja.

Perzemersisht,

Elvisi & Gjergji
Administratore

ShtepiaeLibrit.com – libra shqip

Botimet Dudaj Vijne se Shpejti te Shtepia e Librit

Pershendetje te gjitheve!

Kemi kenaqesine t’ju njoftojme se se shpejti te ShtepiaeLibrit.com do te fillojne te publikohen botimet cilesore te shtepise botuese Dudaj. Dudaj eshte nje nga protagonistet e tregut te librit ne Shqiperi. Ka nisur veprimtarine ne vitin 2001 me drejtuese dhe kryetare bordi Arlinda Hovi Dudaj. Per me shume informacion, mund te vizitoni: www.botimedudaj.com

Botimet DudajKjo eshte shtepia botuese qe ka sjelle ne shqip serine e romaneve te supershitura te Danielle Steel apo Kodi Da Vinci nga Dan Brown. Mes autoreve shqiptare, mund te permendim librat e profesor Artan Fuga, etj.

Pothuajse ka mbaruar Publikimi i Librave nga Shtepia Botuese “Ideart”

Sic mund ta keni lexuar ne postimin tone te fundit, ne kemi qene duke publikuar te gjithe librat e shtepise botuese Ideart, dhe deri tani kemi nxjerre ne shitje mbi 50 tituj te ndryshem nga autore shqiptare, tituj filozofik, libra per femije, poezi nga autore shqiptare dhe te huaj, libra historik, etj.

Tituj te rinj nga shtepia botuese Ideart

Pershendetje miq te librit,

ju njoftojme se ne javen e ardhshme do fillojme te publikojme librat e botuar nga shtepia botuese Ideart. Duke qene se i kemi pare keto libra, mund t’ju themi se eshte nje shtepi botuese serioze, e cila nuk ka humbur kohe ne vorbullen e publikimeve komerciale, por ka krijuar biblioteke te vertete te perqendruar tek letersia me e mire shqiptare dhe boterore, si dhe tek kryeveprat e filozofise boterore.

Te gjithe titujt e rinj qe ne do publikojme, do mund t’i gjeni duke pergjedhur Shtepine Botuese Ideart nga menuja ne krah te djathte siper ose duke klikuar ketu.

Mirepresim komentet dhe sugjerimet tuaja.

BALLKANIKA 2008: Çmimi letrar për romanin më të mirë të Ballkanit për v.2008

Instituti i Librit dhe Promocionit “Toena”, në rolin e tij si organizator për përfaqësimin e Shqipërisë në këtë konkurs ndërkombëtar njofton se:

Shpallja e fituesit për romanin më të mirë ballkanik për vitin 2008 do të bëhet në Shkup të Maqedonisë më 5 tetor të këtij viti. Janë propozuar dhe dorëzuar prej kohësh veprat e autorëve nga seicili vend ballkanik dhe juria e përbërë nga një anëtar nga seicili vend po shqyrton prej kohësh veprat. Në ceremomni, veç anëtarëve të jurisë, autorëve kandidatë dhe botuesve organizatorë, do të jenë të pranishëm personalitetet më të njohur të jetës kulturore në Maqedoni dhe personalitetet më të larta të jetës politike të këtij vendi, përfshirë edhe presidentin e Maqedonisë, nën kujdesin e të cilit zhvillohet kjo veprimtari.

Si funksionon çmimi Ballkanika

Seicili botues organizator formon në vendin e tij një juri të përbërë me jo më pak se tre anëtarë, të cilët duhet të jenë personalitete të njohur të fushës, studiues, autorë, kritikë, analistë, gazetarë të kulturës, etj. Kjo juri, pasi seleksionon romanet më të spikatura të tre viteve të fundit përcakton në fillim 10 romanet më të mira që konkurojnë midis tyre për të qënë një prej pretendentëve midis autorëve më të mirë të Ballkanit. Më pas nga 10 romane juria përzgjedh 3 prej tyre, prej të cilëve, në fazën e fundit të gjykimit do të nxjerrin një roman, i cili i propozohet jurisë ballkanike. Pas përcaktimit të veprës së përzgjedhur, botuesi organizator merr masat për dorëzimin e dosjes së plotë në jurinë ballkanike: romanin, një kopje në origjinal (për të vërtetuar se është botim i tre viteve të fundit), veprën të përkthyer tërësisht në anglisht ose frengjisht, të dhëna sa më të plota për autorin, një përmbledhje për përmbajtjen e romanit, një CV të autorit, si dhe vlerësimët që ka pasur vepra në vendin respektiv. Edhe këto duhet të jenë të gjitha në anglisht ose në frengjisht. Pra, gjuhët zyrtare të jurisë ballkanike janë anglishtja dhe frengjishtja. Nëse romani që konkuron është i përkthyer edhe në gjuhë të tjera të huaja ose është në proces botimi, ka përparësi në gjykimin e jurisë ballkanike. Edhe juria e Ballkanit përzgjedh, si fillim, midis veprave që konkuronë 3 veprat më të mira dhe prej tyre, ditën e zhvillimit të ceremonisë zyrtare, shpallet fituesi i romanit më të mirë të Ballkanit.

Shpërblimi për fituesin

Fituesit të shpallur si autori i romanit më të mirë të Ballkanit për vitin respektiv i jepet Diploma përkatëse e Nderit, një distinktiv me simbolin e Ballkanikës, një premio financiare (5.000 – 10.000 euro).

Botuesit organizatorë të të gjitha vendeve ballkanike kanë detyrimin që ta botojnë romanin fitues në vendet e tyre. Dmth, brenda një viti apo diçka më shumë vepra e autorit fitues përkthehen në shumë gjuhë të huaja njëherësh. Botuesve u lind mundësia që, sipas dëshirës dhe vlerësimit nga ana e tyre, të botojnë në vendin e tyre të gjitha veprat që kanë konkuruar në “Ballkanika”.

Autorët shqiptarë dhe veprat e tyre që kanë konkuruar në 11 edicionet e Çmimit Letrar “Ballkanika”:

1997: Fatos Kongoli, Kufoma.   (libra nga Fatos Kongoli)

1998: Ismail Kadare, Tri këngë zije për Kosovën.  (libra Ismail Kadare)

1999: Besnik Mustafaj, Boshi.

2000: Vath Koreshi, Ujku dhe Uilli.  (libra Vath Koreshi)

2001: Fatos Kongoli, Dragoi i fildishtë.

2002: Fatos Kongoli , Ëndrra e Damokleut. (Fitues).

2003: Mimoza Ahmeti, Absurdi koordinativ.

2004: Diana Çuli, Engjëj të armatosur.

2005: Aurel Plasari, Lufta e Trojës vazhdon.  (libra Aurel Plasari)

2006: Ylljet Aliçkaj, Një rrëfenjë me ndërkombëtarë.

2007: Bashkim Shehu: Angelus Novus.

Disa nga autorët dhe veprat që konkurojnë për vitin 2007:

Shqipëri: Bashkim Shehu: Angelus Novus.

Bullgari: Alek Popov: Kutia e zezë.

Greqi: Takis Theodoropoulos: Trillimi i Venerës së Milos.

Maqedoni: Iljana Dirjani: Botë të fshehta.

Rumani: Aura Christi: Vendi i paprekshëm.

Serbi: Vladislav Bajac: Hamami ballkanik.

Turqi: Tasim Uzjel, Gradiaçiela.

Autori shqiptar dhe romani i tij që konkurojnë për v.2007

Për vitin 2007 juria e Shqipërisë ka propozuar si kandidat për çmimin “Ballkanika” shkrimtarin Bashkim Shehu dhe romanin e tij “Angelus Novus”. Vepra është botuar në vitin 2006 dhe është pritur më interes nga lexuesi shqiptar. Kritika dhe shtypi e kanë vlerësuar si një nga veprat që ngjalli interes dhe diskutime në rrethe intelektuale dhe është nga veprat më të shitura gjatë kësaj periudhe. Vepra është në proces botimi në Amerikë dhe në Francë.

Juria shqiptare dhe përfaqësuesi shqiptar në jurinë ndërkombëtare

Juria shqiptare, që ka vlerësuar dhe propozuar autorin dhe romanin shqiptar si konkurente për çmimin “Ballkanika” ka qenë e përbërë nga:

Ndërsa në jurinë ballkanike Shqipëria do të përfaqësohet nga Diana Çuli.